Author: tirana

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kurbin, ku një zetor ka përfunduar në kanal e për pasojë 2 persona kanë humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Kuqe, në rrugën rurale, ku mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës e për rrjedhojë, ka përfunduar në kanal. Viktimat janë ende të paidentifikuar.

Read More

Shoqata Botërore e Atletikës, “World Athletic” ka vendosur që të akordojë një çek prej 50 mijë dollarësh për të gjithë sportistët që fitojnë një medalje të artë në Olimpiadë, duke nisur nga “Paris 2024”. Tanimë fituesit nuk do e kenë më suksesin vetëm për prestigj, por kjo do të përkthehet në të ardhura konkrete, veç atyre që çdo shtet apo federatë akordon për sportistët e vendeve përkatëse. Luiza Gega, kampionia e 3 mijë metrave me pengesa ka një shanse në “Paris 2024” për të fituar medaljen e artë dhe kështu t’i shtojë zerot në llogari, duke qenë se tanimë Atletika…

Read More

Në muajin e gjashtë, lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë gjendet në një udhëkryq. Forcat izraelite nuk kanë arritur të eliminojnë Hamasin, apo të lirojnë personat që vazhdojnë të mbahen peng. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein, disa analistë thonë se lufta mund të përshkallëzohet më tej. Mediat izraelite njoftuan se Izraeli do të blejë 40 mijë tenda për të evakuuar palestinezët nga qyteti Rafah, përpara ofensivës së planifikuar tokësore. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha këtë javë se Izraeli ka caktuar datën për ofensivën në qytetin Rafah në Gazën jugore. Analistët izraelitë thonë se edhe pa…

Read More

Kroacia pritet të mbajë zgjedhjet parlamentare, ku favorit për të fituar janë të djathtët. Pjesë e legjislaturës së mëparshme është dhe një deputete shqiptare, Emina Lekaj Përlaskaj, e cila kërkon të rizgjidhet. Ajo tha se komuniteti shqiptar që jeton në Kroaci duhet të vijojë ta mbajë mandatin e përfaqësimit në parlament. Ajo shtoi se në garë janë dhe dy boshnjakë, komunitet me votues më të shumtë në numër, por thekson se ka besim se do ta fitojë sërish mandatin për shkak të punës së realizuar gjatë legjislaturave të saj. “Për momentin çdo gjë është në rregull, puna në terren është…

Read More

Meva Aliji është infermierja që la jetën në Francë për Shqipërinë. Ajo jeton prej një viti në vendin e origjinës së prindërve të saj, pasi babi është nga Kukësi, ndërsa mamaja nga Tirana. Ajo ka treguar gjithçka, nga arsyet pse i pëlqen Shqipëria, qyteti më i bukur që ka vizituar këtu dhe deri te planet e së ardhmes. Sakaq, ajo ka theksuar se prej katër muajsh punon si agjende turistike dhe kjo e ndihmon jo vetëm të vizitojë vende të ndryshme, por dhe të mësojë më shumë gjuhën shqipe. ”Në Paris njerëzit janë më të ftohtë dhe këtu njerëzit janë…

Read More

Sipas profesorit të kriminalistikës, Ervin Karamuço, ndërhyrja në sistemin TIMS është bërë nga persona që nuk kanë fare lidhje me Policinë e Shtetit. Teksa foli për arrestimin e drejtorit të IT-së Ervin Muço, ai u shpreh se në TIMS kanë ndërhyrë persona që janë futur në institucionin e Policisë së Shtetit pa asnjë autorizim. “Kur u përhap lajmi në gusht, na shkruajtën, na thanë fshijeni se nuk është e vërtetë. Në ato të dhëna janë edhe shtetas amerikanë. Nuk janë marrë pa dashje. Ka ardhur përgjigja nga laboratori. Doli që një person kalimtar që njeh një drejtor aty, kalon natën…

Read More

Për zgjerimin e gamës së industrive operuese në treg, por dhe tërheqjes së investimeve të huaja në treg, do të ndërtohet në zonën e Kasharit qendra teknologjike ”TEDA”. Sipas planit të biznesit të publikuar në fletoren zyrtare, TEDA TIRANË e konsideruar një park teknologjik, do të bëj bashkë në një zonë të vetme me në fokus industrinë e automobilave, por dhe atë të pajisjeve elektronike, farmaceutike, agropërpunuese dhe turizmin. “Përfituesit do të jenë të gjithë sektorët pasi teknologjia gjen zbatim kudo. Në edukim, Fintech, mundësi në turizëm përmes teknologjisë dhe gjithashtu zhvillim i lartë edhe në sektorin e bujqësisë dhe…

Read More

Mbrëmë në Prime, moderatrorja Roza Lati u surprizua nga mamaja e saj, aktorja e njohur Rita Lati. Kjo surprizë erdhi pasi Roza tregoi historinë prekëse, ku rrëfeu se kishte abortuar, pasi partneri që kishte mbetur shtatzënë, nuk mund t’i ofronte një familje. Pasi Rita takoi vajzën e saj, ajo përshëndeti edhe banorët e tjerë, por ajo që ra në sy ishte mesazhi që i dha Meritonit. “Mos u mërzit për Ilnisën, shiko sa ke këtu”, i tha aktorja moderatorit. E duket se ky koment nuk i ka pëlqyer aspak Ilnisës e cila ndodhej në studio. Ajo ka bërë një reagim…

Read More

Bashkia e Tiranës shtroi sot drekën festive të Fiter Bajramit në të gjitha qendrat sociale, për dhjetëra familje në nevojë, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zgjodhi të uronte këtë festë për gjithë besimtarët, duke shërbyer drekën në qendrën sociale në Kombinat “Të qëndrojmë së bashku”. Veliaj tha se festa si kjo e Fiter Bajramit, janë edhe një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që janë aty për të të dhënë një dorë në momente nevoje dhe vështirësie. “Askush nuk ia del dot vetëm pa shokë, pa miq, pa…

Read More

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga, pjesë e ”Ferma Vip” ka bërë një rrëfim prekës duke treguar se ka humbur një fëmijë në muajin e shtatë të shtatzanisë. “Isha shtatzënë para 4 vjetëve, kur fillova të bashkëjetoja me Albanin. E humba fëmijën në javën e shtatë. Do të ishte 4 vjeç tani. U mërzita shumë kur ndodhi”, tha ajo në Verma Vip. Megjithatë, ajo tregoi se do të tentojë sërish që të sjellë në jetë një fëmijë, si fryt i dashurisë së saj me Albanin.

Read More

Komisioni Hetimor për kontratat koncesionare në Shëndetësi ka mundur të zhvillojë vetëm dy mbledhje normale. Për mazhorancën, tentativat e demokrates Albana Vokshit për ta thirrur Komisionin në mënyrë të njëanshme janë të paligjshme. Deputeti i PS-së, Plarent Ndreca, nënkryetari i Komisionit Hetimor akuzon drejtuesen demokrate se po ndjek një procedure te parregullt për qëllime politike. “Siç duket opozita dhe kryetarja e Komisionit e ka privatizuar pozicionin e kryetares dhe e konsideron si pronë të saj këtë pozicion. Është kthyer në Prokurore publike, është kthyer në paragjykuese te qartë të procesit, ka deligjitimuar veten dhe përfaqësuesit e opozitës në këtë Komision.…

Read More

Kapërcimi i zhgënjimit nuk është i lehtë. Kushdo që pëson zhgënjim në dashuri, miqësi apo edhe punë, përjeton një moment fillestar çorientimi. Çfarë të bëj tani? Kjo është pyetja kryesore që i bëjmë vetes dhe që nuk mund të gjejë përgjigje menjëherë. Pastaj vjen trishtimi i zhgënjimit dhe më pas përsëri zemërimi. Shpesh këto dy emocione alternohen, duke sjellë valë lodhjeje dhe pyetje të padeshifrueshme. Por si të kapërceni zhgënjimin dhe të ndiheni mirë me veten dhe të tjerët përsëri? 3 strategji të dobishme për të kapërcyer zhgënjimin Ju duhet të përjetoni dhimbjen, por edhe t’i jepni vetes kohë Kjo…

Read More