Author: tirana

Në mbledhjen e radhës, Këshilli i Ministrave ka propozuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore. Kërkesa për ratifikim vjen pas dy muajsh nga marrëveshja e nënshkruar midis ministrit të jashtëm italian Antonio Tajani dhe ministrit shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, për njohjen reciproke të kontributeve. Kjo marrëveshje parashikon mbulimin e pensioneve të pleqërisë, sigurimet për përfitimet nga sëmundjet dhe papunësinë, për shqiptarët që jetojnë në Itali dhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre këtu. Janë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë…

Read More

Për herë të të parë Shqipëria akordoi këtë vitfonde buxhetore për mbrojtjen, në nivelin 2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke plotësuar kërkesën e NATO-s. Por ky nivel, tashmë nuk do të jetë tavan për investimet, por dysheme. Kjo nënkupton se në vitet në vijim, investimet për mbrojtjen nuk do të bien poshtë nivelit 2 % por madje do t’I afrohen gradualisht nivelit 3 %. Kjo evidentohet në Planin Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2024-2033 (PAZHFA) që do të përbëje edhe një nga dokumentet kryesore në fushën e mbrojtjes. Ky plan parashikon zhvillimin e kapaciteteve të reja…

Read More

Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë propozojnë ashpërsimin e masave ndëshkimore në Kodin Penal, për ata që u shesin cigare personave nën 18 vjeç. Referuar propozimeve që mbajnë firmën e deputetëve Etilda Gjonaj dhe Erion Braçe, Shitja, furnizimi për qëllime tregtimi, ofrimi falas, shitja me ofertë e produkteve të duhanit, cigareve elektronike personave nën moshën 18 vjeç, kur më parë ndaj personit janë marrë masa administrative, përben kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 100.000 deri në 300.000 lekë ose me burgim deri në 6 muaj. Propozimi i dytë është që shitja, furnizimi, ofrimi falas apo shitja me ofertë e…

Read More

Më shumë akte dhune, më shumë vjedhje, më shumë vjedhje banesash: Në mbarë Gjermaninë, vitin e kaluar u regjistruan 5,94 milionë vepra penale thotë DW. Numri i rasteve (rreth 214.000) është rritur sipas statistikës me 8,6 përqind krahasuar me vitin 2022. Ky është niveli më I lartë që nga viti 2007. Ndjeshëm janë shtuar vjedhjet, me kategorinë e vjedhjeve të vogla që regjistron rreth 1,97 milion raste, 10,7 përqind më shumë se në 2022. Gjithsej në vend rezulton të ketë pasur më shumë vepra penale si asnjëherë më parë që nga viti 2016. Ministrja e Brendshme socialdemokrate, Nancy Faeser gjatë…

Read More

Me debate ka nisur mbrëmja e spektaklit të djeshem në Big Brother. Sikurse edhe gjatë javës, Juli dhe Romeo kanë pasur disa përplasje mes tyre, teksa sipas Julit, Romeo i ka thënë se ka informacione për të që nëse i tregon, aktori do të dalë nga shtëpia. I pyetur nga Ledioni se cili është informacioni që Romeo di, ky i fundit ka thënë se Juli e ka nxjerë nga konteksti fjalinë e tij. “Juli deformoi bisedën, unë po i thoja mos i përdor gjërat nga jashtë… Ky e trajtoi ashtu, ‘çfarë informacioni do më thuash ti që do më nxjerrësh…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha uron besimtarët myslimanë festës e Fitër Bajramit. “Gëzuar Fitër Bajramin. Të dashur miq, besimtarëve muslimanë dhe veçanërisht atyre që agjeruan, ju uroj Gëzuar Fitër Bajramin. Zoti Mëshirëplotë ua pranoftë sakrificat dhe lutjet, sjelltë në familjet tuaja paqe, begati, si dhe për vatrën tonë të përbashkët, Shqipërinë, lehtësim të vështirësive, prosperitet e dinjitet”, shkruan Berisha në postimin e tij në Facebook. Kujtojmë se Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej dhjetorit të vitit të kaluar, nën akuzën e korrupsionit pasiv për aferën e ish-kompleksit Partizani. Edhe kryetari zyrtar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri një urim në Facebook…

Read More

Çdo ditë e më shumë Tirana po kthehet në një destinacion të lakmuar për të gjitha kategoritë. Tundimit për të vizituar kryeqytetit shqiptar nuk i ka shpëtuar as aktori dhe producenti i njohur amerikan Robert Miano. Aktori i njohur hollivudjan ndodhet në Shqipëri prej 2 javësh, ku ka marrë pjesë në disa xhirime për një film të ri që po prodhohet me regjizor Fatmir Doga dhe producent Ylli Ujka e Marin Hoxha. Robert Miano e cilëson Tiranën si e ardhmja e Europës, dhe një qytet që duhet të zbulohet më shumë për shkak të njerëzve, ushqimit dhe energjisë së mirë.…

Read More

Meta ka njoftuar se përdoruesit e Messenger do të mund të krijojnë albume të përbashkëta në bisedat e tyre, të dërgojnë foto me cilësi të lartë dhe dokumente deri në 100 MB. Kjo risi synon përdoruesit që duan të krijojnë albume të përbashkëta ose shpërndajnë imazhe HD përmes shërbimeve si Google Drive. Deri më tani, përdoruesit mund të shihnin vetëm një mori fotosh të shpërndaara në një bisedë dhe s’mund t’i organizonin. Tashmë ata mund t’i ndajnë fotot dhe videot në bisedat në grup sipas tematikës që duan. Për ta bërë këtë, mjafton të përzgjidhni fotot nga biseda dhe të…

Read More

Katër punonjës të Bashkisë Korçë, Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Sektorit të Kontrollit të Zhvillimit të Territorit që merren me shqyrtimin e kërkesave për leje (deklarata, leje zhvillimi, leje ndërtimi, deklarata paraprake, certifikata përdorimi) pranë Bashkisë Korçë, u pezulluan nga detyra dhe ndaj tyre u caktua masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Personat nën hetim, dyshohet se kanë favorizuar në mënyrë të paligjshme dhe me qëllime përfitimi individual subjekte dhe individë të veçantë, duke llogaritur në mënyrë të paligjshme taksën…

Read More

Dy persona janë arrestuar dhe për 4 të tjerë ka nisur hetimi nga policia e Tiranës pasi u kapën teksa vinin baste sportive. Në pranga kanë rënë E. R., 31 vjeç, dhe R. M., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ndërsa nisi hetimi në gjendje të lirë për: Gj. D., 60 vjeç, A. A., 40 vjeç, A. E., 47 vjeç, R. Ç., 23 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjatë operacionit policer “Vakum”, u kryen kontrolle në disa subjekte të ndryshme në kryeqytet ku në telefonat e personave të arrestuar dhe të vënë nën hetim, u gjetën faqe dhe…

Read More

Monika Kryemadhi ka publikuar një shkrim të gjatë dhe falenderues në Facebook për të gjitha ata që e uruan për ditëlindjen. Kryemadhi festoi ditën e djeshme 50-vjetorin e lindjes. Krahas fotos famikljare me fëmijët dhe bashkëshortin e saj Ilir Meta, deputetja shpreh mirënjohje për familjen e saj, ndërsa thotë se një gjysmë shekulli i ri fillon tashmë për atë. “Gjysmë shekullin e parë e kalova me ndërtimin e një familjeje të mrekullueshme ( mos ta marrim sysh) jam krenare për fëmijet e mi sepse janë të përsosur në origjinalitetin e tyre dhe do ti motivoj të jenë vetvetja”, shkruan Kryemadhi…

Read More