Në kuadër të një operacioni antidrogë të zhvilluar në zonën e Ungrejit, policia e Lezhës ka shoqëruar dhe po merr në pyetje Armando Ndrecën, vëllain e deputetit të Partisë Socialiste në këtë qark, Eduart Ndreca. Bashkë me të është shoqëruar edhe kunati i Armando Ndrecës, ndërsa operacioni është zhvilluar në fshatin Kashnjet të njësisë administrative Ungrej. Policia e Lezhës pritet të dalë në një komunikim për mediat lidhur me këtë rast, ndërsa blutë vazhdojnë të kryejnë verifikime për përfshirjen e tij ose jo në këtë aktivitet.Operacioni është zhvilluar ditën e mërkurë, por ende nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe…
Author: tirana
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, tha se mazhoranca e ka kaluar në seencë çështjen e vendimarrjes për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. “Ne e kemi zbaruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që në momentin e parë kur kemi thënë që shfuqizon të du vendimet që janë marrë nga Parlamenti në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Nuk është e vërtetë që nuk dolëm në konkluzion në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Ne thamë që do ta çojmë çështjen në seancë plenare sepse kështu na detyron Kushtetuta për të marrë një vendim”, tha Çuçi.
Berisha Sali Berisha nga sot është anëtar i grupit parlamentar të PD. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi se Gazment Bardhi ka anulluar të gjitha masat disiplinore që janë ndërmarrë në 3 vitet e fundit. Kjo do te thotë që nga sot Sali Berisha kthehet në grupin parlamentar të PD. Bashkë më të kthehet në grupin e PD edhe të gjithë deputetët e përjashtuar nga Lulzim Basha gjatë këtyre viteve që janë : Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Flamur Noka
Pas tetë vjetë negociatash të vështira me 27 shtetet anëtare, Parlamenti Evropian miratoi një reformë thelbësore të procedurave të azilit në BE. I ashtuquajturi Pakt për Migrimin, i cili përbëhet nga tetë ligje, synon kryesisht të zvogëlojë numrin e azilkërkuesve që vijnë në BE, të përshpejtojë procedurat e azilit dhe t’i zhvendosë ata jashtë kufijve të BE-së. Sipas Eurostat-it vitin e kaluar numri i kërkesave për azil ishte 1.14 milionë. Ky numër është prej katër vjetësh në rritje të vazhdueshme. Përveç tyre që nga viti 2022 në BE janë strehuar rreth katër milionë refugjatë lufte nga Ukraina. Si do të funksionojnë procedurat e azilit në…
Një 22-vjeçare franceze, trupi i gjakosur i së cilës u gjet në një kishë të braktisur në Italinë veriore gjatë fundjavës, sipas policisë dyshohet se ishte duke kërkuar për një ndërtesë ku brenda saj besonte se kishte fantazma. Një zëdhënëse e policisë tha për CNN se ajo u tha anëtarëve të familjes për planet e saj përpara se të largohej nga fshati afër Lionit ku jetonte. Policia beson se viktima mund të ishte përpjekur të kryente një sfidë në TikTok, duke shtuar se vdekja e saj mund të lidhej me një konkurs të gjuetisë së fantazmave që luhej në Francë në platformën…
Italianët nuk kanë pushtuar tashmë vetëm plazhet shqiptare, por avionin për në Shqipëri e marrin edhe për nevoja shëndetësore. Për të vërtetuar këtë, gazetarja e Mediaset, Barbara Romano udhëtoi vetë drejt Tiranës. Ky fluks, të cilin ajo e quan një “boom” mjekësor ka si shkak kohën e shkurtër të marrjes së shërbimit dhe çmimet më të ulëta. I lodhur nga listat e gjata të pritjes është ky italian që është habitur me atë që gjeti në Shqipëri. “Kam një problem me kolonën vertebrore. I telefonova të hënën pasdite dhe më caktuan takimin për të martën në mëngjes në orën 10.…
Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë zyrtare dyditore në Paris, Francë, me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron, ku do të zhvillojë një sërë takimesh të përqendruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Konkretisht, ditën e premte në orën 8.30, Kryeministri Rama do të zhvillojë një mëngjes pune me Unionin e Sipërmarrësve të Francës MEDEF, nën drejtimin e z. Jean-Paul Agon, president i grupit L’Oréal dhe i komitetit Francë-Shqipëri në MEDEF, me pjesëmarrjen…
3500 vdekje regjistrohen çdo ditë në botë nga infeksionet e hepatitit viral. Alarmi jepet nga një raport i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ku nënvizohet se edhe Shqipëria është një nga vendet me prevalencë të lartë të hepatitit B dhe C duke u shenjuar me ngjyrë të kuqe në hartë. Sëmundja e cila prek mëlçinë nëse nuk trajtohet ka rrezik të shtuar për cirrozë dhe kancer. Sipas raportit, numri i jetëve të humbura për shkak të hepatitit viral është në rritje. Kjo sëmundje është shkaku i dytë kryesor infektiv i vdekjeve në nivel global – me 1.3 milionë vdekje…
Sa ndikon ngrënia vonë natën në peshë dhe metabolizëm dhe cilat janë pasojat shëndetësore të këtij zakoni? Ngrënia e vakteve të natës vonë mund të kontribuojë në shtimin e peshës dhe sheqerit në gjak, sipas një studimi të vogël të botuar në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism të Shoqatës Endokrine. Mbi 2.1 miliardë vlerësohet të jetë numri i të rriturve mbipeshë ose obezë në mbarë botën, duke i bërë më të mundshme problemet shëndetësore si diabeti dhe presioni i lartë i gjakut. Disa studime tregojnë se ngrënia e kalorive vonë gjatë ditës lidhet me obezitetin dhe sindromën metabolike. “Ky…
Juventus dhe Alvaro Morata mund të bashkohen për të tretën herë. Bardhezinjtë synojnë ta afrojnë sulmuesin spanjoll në merkaton e verës duke qenë se presin të largojnë nga skuadra emra si Kean dhe Milik. 31-vjeçari është profili ideal duke qenë se njeh në perfeksion ambientin bardhezi teksa në Torino, lojtari ka edhe shtëpinë e tij. Marrëdhënia korrekte e Moratës me drejtuesit e Atletico Madrid mund të lehtësojë këtë tratativë, e cila mund të mbyllet për një shifër që varion diku te 15 deri në 20 milionë euro. Pavarësisht moshës, Morata garanton shumë eksperiencë dhe mbi të gjitha është konstant pasi…
Organizata Freedom House ka publikuar raportin për vitin 2024, “Vendet në Tranzicion: Një rajon përballë forcave të autokracisë dhe demokracisë”. Në raport evidentohet se demokracia në Shqipëri u ndesh me një sërë sfidash, veçanërisht gjatë zgjedhjeve të muajit maj, të cilat konsoliduan më tej pozitën dominuese të partisë në pushtet. Vlerësimi i përgjithshëm i organizatës për Shqipërinë mbetet i pandryshuar nga viti i kaluar, duke e cilësuar si një vend me sistem hibrid të qeverisjes. Në kapitullin për vendin tonë, raporti është ndalur edhe në luftën kundër korrupsionit, ku theksohet se SPAK ka përmirësuar rezultatet e hetimeve, por gjithsesi ky…
Në moshën 9-vjeçare, ishte hera e parë që 15-vjeçari thirri policinë për të denoncuar babanë e tij dhunues, i cili e rrahu atë dhe nënën e tij në shtëpinë e tyre në Selanik. 50-vjeçari me origjinë shqiptare u arrestua mbrëmjen e së martës, pasi djali i tij 15-vjeçar thirri policinë. Në deklaratën e dhënë nga nëna e tij 44-vjeçare u kuptua se ata kanë përjetuar vite me radhë dhunë në familje. Shkak i denoncimit të djalit ka qenë dhuna që i është ushtruar së fundmi të ëmës. Ai u njoftua nga një mik i familjes se nëna e tij nuk…