Author: tirana

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi këtë të martë një takim me përfaqësues të blegtorëve dhe përpunuesve të prodhimeve blegtorale për të gjetur mundësinë e bashkëpunimit mes palëve në atë që është bashkërendim zinxhiri i furnizimit me produkte cilësore të lëndës së parë. Denaj njofton në rrjetet e saj sociale, se rëndësia e bashkëpunimit bazuar në marrëdhënie kontraktuale afatgjatë për të siguruar një produkt shqiptar cilësor ndihmon edhe në sigurimin e një pakete mbështetëse si financiare ashtu edhe fiskale, paketë për të cilën do punojmë së bashku në dy muajt në vijim që ky sektor të ketë…

Read More

Apeli ka lënë në burg dy autorët e vrasjes së Grei Bihucit në qendër të Fierit, Florjan dhe Klajdi Muka. Mbrojtja e dy të rinjve ankimoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” në “Vendosjen e të miturit në mbikëqyrje”. Gjykata e Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Fierit. Ngjarja e rëndë ndodhi një muaj më parë në qendër të qytetit të Fierit, teksa pas një konflikti për motive të dobëta, Florian Muka goditi me thikë 19-vjeçarin Grei Bihuci dhe shokun e tij…

Read More

Lulzim Basha i ftuar në një intervistë televizive, foli edhe për mungesën e tij në takimin me sekretarin amerikan Blinken, kur ky i fundit erdhi në Tiranë gjatë fundit të muajit shkurt. ”Komunikime javore edhe përfaqësuesit në Tiranë dhe interlokutorët në SHBA. Janë pjesë e luftës politike. Janë të obsesuar të bëjnë lojë me porta të vogle. Protokollet nuk ndodhin për herë të parë. E rëndësishme që PD është partner kryesor i perëndimit, BE, SHBA. Kjo nuk është çështje interesash personale, por qëndrimeve parimore. Qëndrojmë krah luftës kundër korrupsionit. PD qëndron qartësisht në një platformë si partnerët perëndimorë. Qëllimi ynë…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë sot pretencën për Leart Haxhiun, të akuzuar për “masakrën” e Lushnjës në 2017-ën, për të cilin kërkon dënim me burgim të përjetshëm. Haxhiu i njohur ndryshe si “rivali i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjës, akuzohet për vrasjen e e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut në Lushnjë në vitin 2017. Në dosjen e SPAK-ut, sqarohen me detaje dinamikat e ngjarjes së 2017. Sipas SPAK, pasditen e 11 nëntorit 2017, rreth orës 18:06, në Lagjen “Loni Dhamo”, në trotuarin përpara…

Read More

Eleminimi i Ilnisa Agollit nga ”Big Brother Albania Vip 3′, ka ndryshuar edhe lojën e partnerit të saj, Meritonit i cili vijon garën për çmimin e madh. Moderatori i cili nuk e ka më ndikimin e partneres me të cilën krijoi lidhje brenda, ka shprehur hapur mbështetjen ndaj modeles Rike Roçi. Në një bisedë mes tyre, Meritoni i thotë Rike Roçit se do i qëndrojë afër në çfarë do lloj situate. Meriton Mjekiqi: Si janë muhabetet me ata (banorët)? Rike Roçi: Lëmsh mo. Meriton Mjekiqi: Mbaj qëndrimin, secili do me e pa veten më lart se ty. Këtë mos e…

Read More

Partia Socialiste ka hapur aplikimet për regjistrime në Akademinë Politike të saj. Pritet të regjistrohen në këtë akademi të rinjtë që duan të mësojnë më shumë për historinë dhe idetë e partive progresiste por edhe të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Kryesocialisti Edi Rama shkruan se të rinjtë që duan të angazhohen disa orën në javë nga koha e tyre e lirë do të kenë mundësi edhe të komunikojnë me figura të spikatura të së majtës europiane por aktivistë në partitë e Internacionalen Socialiste, si dhe me pedagogë shqiptarë e të huaj.

Read More

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë sot në aktivitetin “Ditë e Hapur”, me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit në NATO, të zhvilluar nga Komanda e Forcës Tokësore në Zall-Herr. Kreu i shtetit, njëkohësisht dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ndoqi nga afër demonstrimet e kryera nga efektivët, përfshirë dhe trupat komando. Begaj theksoi rëndësinë e aktit historik të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, pranisë në Aleancën më të fuqishme politiko-ushtarako gjatë 15 vjetëve, kontributin tonë në misionet paqeruajtëse, si dhe rolin në ruajtjen e stabilitetit rajonal. “Vendosmëria e Shqipërisë për të kontribuar në siguri dhe mbrojtje tregon se jemi…

Read More

Policia e Lushnjes, ka vënë në pranga një 19-vjeçar kjo pasi publikonte në rrjete sociale video intime të një 14-vjeçareje. Njoftimi i plotë Publikoi në rrjete sociale, video intime të një shtetaseje të mitur, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari. Pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga një shtetase 40 vjeçare, se një shtetas kishte publikuar në rrjetet sociale, një video të vajzës së saj të mitur 14 vjeçe, specialistët për Hetimin e Krimeve të këtij komisariati organizuan punën për zbardhjen e këtij rasti dhe vënien e autorit, përpara përgjegjësisë penale. Në vijim të veprimeve procedurale…

Read More

Pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Beratit, për 67-vjeçaren Natasha Rombula, avokatët e saj kërkuan pranë Gjykatës së shkallës së parë të Jurisduksionit Berat rivlerësim të masës, masë që u krye ditën e sotme. Pretendimi i avokatëve në lidhje me rivlerësimin e masës për Natashën e Tik-Tikut kishte të bënte me moshën e saj dhe faktin se vetë ajo ka deklaruar se duhet të kujdeset për motrën e sëmurë. Ajo u arrestua së bashku me djalin e saj Armando Kumaraku dhe akuzohen për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i…

Read More

Champions League rikthehet sonte në mbrëmje me ndeshjet e para çerekfinale, ku spektakli është i garantuar. Real Madrid do të luajë një finale të parakohshme ndaj Manchester City-it. Në 10 vitet e fundit këto dy klube janë ndeshur plot 10 herë, në fazë grupesh në sezonin 20122013, në fazën e 1/8 në 2020 ku kaluan anglezet, dhe tre herë në gjysmëfinale. Në 2016 kaloi Reali, në 2022 sërish madrilenet dhe në 2023 Manchester City. Anglezet janë kampion në fuqi të kontinentit dhe mbeten skuadra me për t’u mundur edhe këtë sezon. Mbrojtja e trofeut të fituar vjet në Stamboll është…

Read More