Italia dhe në mënyrë të veçantë rajonet e Veriut, po i afrohen një të ardhmeje të “akullt” demografike. Një situatë që pa emigrime të reja apo një rritje e menjëhershme e lindjeve do të shkaktojë deri në 2040-ën një rënie drastike të forcës së punës. Por dhe një tkurrje të tregut të brendshëm, pra më pak konsume dhe investime. Pasojat do të ndihen veçanërisht në Lombardi -673 mijë, Piemonte -493 mijë dhe Veneto -387 mijë. Rënia absolute do të jetë e shpejtë dhe e menjëhersjme: -143 mijë njësi në vit në shtatë vitet e ardhshme në Italinë e Veriut, më…
Author: tirana
Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin “burg për jetë” për Laert Haxhiun, i cili akuzohet për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë. Haxhiu është duke u gjykuar ne mungesë për atë qe njihet si Masakra e Lushnjës e ndodhur në shtator te 2017. Ne atë ngjarje humben jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objektivi i atentatit dyshohet se ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.
Bota përjetoi marsin e saj më të ngrohtë në histori, tha të martën Shërbimi i Monitorimit të Ndryshimeve Klimatike i Bashkimit Evropian. Në fakt, secili nga 10 muajt e fundit u rendit si më i nxehti ndonjëherë, krahasuar me muajt korrespondues të viteve të mëparshme, thuhet në buletinin e tij mujor. Dymbëdhjetë muajt që përfunduan me marsin, u renditën gjithashtu si periudha më e nxehtë 12-mujore e regjistruar ndonjëherë në planet. Nga prilli 2023 deri në mars 2024, temperatura mesatare globale ishte për 1.58 gradë Celsius mbi mesataren e temperaturës në periudhën para-industriale, nga viti 1850 deri më 1900. “Është…
Gazetari shqiptar në Paris, Selam Hajrizi, ka zbuluar detaje nga vizita e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Paris. Hajrizi tha se Vuçiç u zhgënjye nga pritja e Macron, ku pas perdeve të zeza të takimit pa kamera, atij iu bënë kritika për sulmin në Banjskë, si dhe iu kërkua arrestimi i organizatorëve. “Presidenti serb ka dalë i zhgënjyer nga takimi me Presidentin Macron. Siç duket presidenti Vuçiç nuk e ka pritur që menjëherë Presidenti Macron ta dënojë sulmin në Banjskë dhe menjëherë të kërkojë që autorët e sulmit të arrestohen dhe të dalin përpara drejtësisë. Po ashtu Macron e ka…
Është gjetur nga policia automjeti i vjedhur tip “Range Rover” në Durrës. Automjeti tip fuoristradë u denoncua i vjedhur me thyerje mëngjesin e djeshëm në lagjen 4 të qytetit, aty ku ishte parkuar nga pronari i saj. Mjeti është gjetur në zonën e Fushë-Krujës, në Thumanë. Kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë kanë fiksuar dhe autorin e vjedhjes së automjetit që vjen në këmbë dhe largohet me automjetin e vjedhur. “E mora vesh kur u çova në mëngjes për të shkuar në punë dhe pashë që nuk ishte makina. Ishte thyer xhami i shoferit. Me anë të kamerave…
Gjithnjë e më shumë çiftet e reja po luftojnë për të pasur një shtatzëni, ndërsa shtimi i aborteve spontane po ndodh gjithnjë e më tepër. Po cilat janë shkaqet që çiftet nuk po arrijnë dot të sjellin në jetë një fëmijë? Për gjinekologen Dr. Mimoza Keta arsyet janë të shumta që ndikojnë negativisht në pasjen e një shtatzënie që nga infeksionet vaginale deri tek disa baktere të rrezikshëm që shpesh vajzat dhe gratë nuk i dinë që i kanë në trupin e tyre. Në “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH, gjinekologia Keta tha se çiftet para se të vendosin të konceptojnë një…
Një aksident automobilistik ka ndodhur në Kodër Rrëshen rreth orës 10:50, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe u batua. Menjëherë në vendin e aksidentit kanë shkuar shërbimet e policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e shoferit, bashkëshortes dhe vajzës së tij, të cilat ishin pasagjere në këtë automjet. Të 3 të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.
“Sistemi i adresave” është ky fokusi në të cilën janë përqëndruar diskutimet në Komisionin e Ligjeve paraditen e sotme. I pranishëm në këtë komision është edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Gjatë fjalës së tij, ministri Balla ka shpjeguar me detaje se si do të funksionojë ky sistem teksa ka theksuar se çdo subjekt do të ketë një kod unik. Taulant Balla: Aktualisht, mbi 2.5 milionë shtetas shqiptar kanë një adresë të përditësuar. Mbetet ende një numër i konsiderueshëm shtetasish pa adresë të cilësuar sipas modelit zyrtar të adresave duke marrë në konsideratë që Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile përmban rreth…
Pas krisjes së miqësisë, nuk kanë munguar debatet mes Romeo Veshajt dhe Meriton Mjekiqit në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Me tone të larta, dyshja janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin, ndërsa moderatori i ka përmendur familjen Romeos. Për të mos mjaftuar kjo, Romeo është përplasur edhe me Liam Osmanin, i cili në një moment i drejtohet aktorit: “Ti s’e di çfarë është burrëria”. Pas këtyre situatave mes banorëve, kanë reguar edhe familjarët dhe miqtë e Romeos jashtë shtëpisë së BBV. Vëllai i Romeos, Donald Veshaj, në një reagim në ‘InstaStory’, ka ironizuar dy djemtë lidhur me debatin me…
14 milionë turistë. Ky është objektivi i arritshëm, por të cilin Shqipëria duhet ta tejkalojë në 2024 sa i përket vizitorëve të huaj në vend, sipas zv/kryeministres Belinda Balluku. “Hoteleria kërkon një master të shërbimeve, shqiptarët e kanë por jemi duke folur për diçka që duhet të jetë e dizajnuar, një aftësim i dizajnuar përsa i përket turizmit dhe hotelerisë. Po punojmë në qeveri dhe Mirela e ka një nga detyrat parësore ngritjen e kapaciteteve humane duke pasur parasysh edhe ekspansionin që presim në vitet e ardhshëm. 14 milionë turistë presim në 2024, por nga shifrat, duke nisur nga muaji…
Mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë ka dështuar sërish. Kjo sepse deputetët e PS nuk janë paraqitur sërish në mbledhjen e thirrur nga Albana Vokshi. Në mbledhjen e pak ditëve më parë, përmes një shkrese zyrtare, Partia Socialiste i është përgjigjur opozitës, pas bojkotit, duke deklaruar se Komisioni Hetimor nuk ka arsye të mblidhet deri në hartimin e këtij plani hetimor. Në këtë komision pritej që të miratohej plani i hetimit 3 javor si edhe kërkesat për informacion.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu gjatë një deklarate të dhënë për mediat pas përfundimit të seancës së radhës për “Gërdecin” ku u pyetën dëshmitarë të tjerë, tha se duhet që të organizohet një video-konferencë me ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha i cili jeton në SHBA. Mediu tha se duhet që Hoxha t’u përgjigjet disa pyetjeve të cilat mund të hedhin dritë mbi të vërtetën e përgjegjësisë së tij si ministër asokohe kur ndodhi tragjedia. “Kam rezerva sepse duket qartësisht se ata që janë dëshmitarë që janë marrë me zbatimin e urdhrave, nuk kanë pranuar të përgjigjen. Unë mendoj…