Detaje nga ngjarja e rëndë në Greqi që solli vrasjen e 33-vjeçarit Erion Pelivani shqiptar nga burri i motrës, pasi ky i fundit zbuloi se i kishte përdhunuar të bijën prej moshës 9-vjeçare. Gjithçka nisi për shkak se ajo nuk kishte paguar qiranë e shtëpisë. Pavarësisht se vajza kishte refuzuar disa herë që t’ja tregonte emrin e përdhunuesit të saj, babai nuk kishte hequr dorë derisa ka parë mesazhet në telefonin e saj. I shokuar nga gjithçka kishte mësuar ai ka organizuar vrasjen e kunatit. “Jam vetë nga Poliçani dhe i njoh të dyja familjet. Përmes bisedave që kam zhvilluar…
Author: tirana
Dy shtetas shqiptarë 37 dhe 41 vjeç, janë vënë në pranga, nën akuzën e grabitjes me dhunë. Sipas Departamentit të Krimeve kundër personit të drejtorisë së policisë së Atikës, dy shqiptarët e arrestuar një ditë më parë, rezulton se në datën 20 dhjetor 2023 grabitën me dhunë një zyrë postare në vendin e quajtur Markopulo në afërsi të Athinës. Nën kërcënimin e një arme, ata grabitën një sasi parash dhe u larguan me një motorçikletë. Policia mundi të bjerë në gjurmët e dy grabitësve mbas marrjes së informacionit në rrugë operative. Prej verifikimeve rezultoi se ata kanë kryer grabitjen, ndërsa…
31 vite pas arrestimit të Fatos Nanos, ngjarja është sjellë sërish në vëmendje pas vendimit të Gjykatës së Posaçme që ka lënë në arrest shtëpie ish-kryeministrin Sali Berisha. Ish-anëtari i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues në PS, Ylli Polovina në librin e tij, “Të jesh apo të mos jesh”, sjell një dëshmi nga Kristina Çupi, ish-sekretarja personale e Fatos Nanos. Në një nga kapitujt e librit të Polovinës, ish-sekretarja tregon njohjen me kryesocialistin, por dhe momentet kur Nano u thirr në Prokurori e më pas u arrestua dhe u dënua. Kur u arrestua nga Berisha ju ishit në punë? Ditën kur…
Përdorimi i inteligjencës artificiale (AI) po provon të jetë një ndryshim i lojës kur bëhet fjalë për mjekësinë me teknologjinë që tani i ndihmon shkencëtarët të zhbllokojnë antibiotikët e parë të rinj në 60 vjet. Zbulimi i një përbërësi të ri që mund të vrasë një bakter rezistent ndaj ilaçeve që vret mijëra njerëz në mbarë botën çdo vit, mund të jetë një pikë kthese në luftën kundër rezistencës ndaj antibiotikëve. Rezultatet u publikuan sot në Nature dhe janë zbuluar nga një ekip prej 21 studiuesish. Për të përmirësuar përzgjedhjen e barnave të mundshme, studiuesit përdorën tre modele shtesë të…
Është konfirmuar zyrtarisht banori i parë i Big Brother VIP3. Bëhet fjalë për Meriton Mjekiqi, gazetar, moderator dhe producent i njohur nga Kosova. Me 12 vite karrierë ka eksperimentuar shumë në fushën e medias, ka punuar në shumë televizione të Kosovës, si gazetar, kryeredaktor dhe moderator. Emisioni i tij aktual “Gjoni Black” është ndër më të suksesshmit në Kosovës. Program që i ka dhënë vëmendjen maksimale Meritonit, por ka zbuluar edhe shumë talente të reja në muzikë.
Mbrojtësi i Empolit dhe Kombëtares, Ardian Ismajli është krah Virgil van Dijk si ndër dy mbrojtësit që nuk janë dribluar asnjëherë në pesë ligat elitare të futbollit në Evropë për sezonin 2023-24. Sipas “SofaScore”, 27-vjeçari i Empolit nuk pa pësuar ende asnjë driblim në mbrojtje dhe ka fituar të gjitha duelet një për një. Pas tyre vijnë Radu Dragusin që la Genoan dhe firmosi këtë janar me Tottenham. Uilliam Saliba i Arsenal dhe Ezni Konsa i Aston Villas plotësojnë pesë mbrojtësit që nuk janë dribluar ende këtë sezon. Kujtojmë se Ardian Ismajli verën e 2021 la Spezian dhe kaloi te…
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi foli për përpjekjet e bashkimit të Partisë Demokratike, por edhe për ardhjen në pushtet të opozitës. Idrizi tha se bashkimi i opozitës është një përpjekjeje pozitive, ndërsa shtoi se politika është larguar nga problemet e shqiptarëve. Ndër të tjera ai tha se nëse riciklohen për 30 vjet të njëjtët figura politike, është problem i madh në perceptim. “Është normale që të dialogojmë dhe madje jo vetëm mes opozitës por edhe me mazhorancën. Ky është ngatërrimi më i madh që unë shoh në politikën shqiptare. E kemi perceptuar kundërshtarin si armik. Nga një anë janë të…
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde tha se zvogëlimi i normave bazë të interesit në eurozonë do të ndodhë vetëm nëse BQE ishte e bindur se inflacioni do të arrinte objektivin prej 2%, duke zbehur kështu shpresat midis investitorëve për shkurtime të shpejta. Ajo nuk mund të sugjeronte një datë. “Por, nëse arrijmë 2%, siç presim për 2025 dhe të dhënat e konfirmojnë këtë në muajt e ardhshëm, unë kam shumë besim se normat e interesit do të bien”, tha Lagarde për ”France 2”. Vëzhguesit e tregut kanë spekuluar kohët e fundit se BQE mund të zbatojë shkurtimin e…
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar të gjithë personat që klasifikohen si profesione të lira se do të duhet të fillojnë të bëjnë deklarimet mujore si të listëpagesave, ashtu dhe të tatimit mbi të ardhurat personale. Ndryshimi vjen pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të tatimit mbi të ardhurat. Ky ligj i futi profesionet e lira, në skemën sipas së cilës do të duhet të paguajnë nga 1 janari nga 15-23% tatim mbi fitimet e njohura. Ndërsa më parë, profesionistët e lirë, që ishin regjistruar si biznes i vogël i bënin deklarimet e listëpagesës një herë në…
Presidenti i Republikës, Sh.T. Z. Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi shkarkimin e zonjës Elva Margariti nga detyra e Ministres së Kulturës, si dhe dekretoi shkarkimin e zotit Ervin Mete nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Gjithashtu sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi emërimin e zotit Ervin Mete në detyrën e Ministrit të Financave si edhe dekretoi emërimin e zotit Blendi Gonxhja si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Zvicra aktualisht numëron 9 milionë banorë, prej të cilëve 2 milionë e 200 mijë apo 26% janë të huaj, ne mesin e tyre edhe 3% shqiptarë. Gazetari Nefail Maliqi raporton nga Berna se politikat diskriminuese dhe antishqiptare e regjimit të Beogradit para vitit 1999 dhe invasioni serb gjatë këtij viti në Kosovë dëboi mijëra shqiptarë, kështu duke rritur dukshëm numrin e refugjateve në Zvicër dhe ne vendet tjera evropiane. Në ato vite, Zvicra kishte 150 mijë shqiptarë, ku një pjesë e madhe e tyre ishin të përndjekur nga regjimi serbe. Ndërsa sot autoritetet zvicerane flasin për një dyfishim të numrit…
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, nga Korça ka kërkuar votat e opozitës lidhur me amnistinë. Ai është shprehur se amnistia nuk ka të bëjë me diçka partiake të njëanshme, ndaj e për këtë i ka kërkuar kolegëve parlamentarë të opozitës për të votuar në seancën e radhës projektligjin e amnistisë. Lidhur me ngjarjen e Peqinit, Manja është shprehur se drejtësia duhet të zbardhë ngjarjen e rëndë e njëkohësisht ka kërkuar një vëmendje më të veçantë për 12 policët e arrestuar, ku sipas Manjës, faji i vetëm i tyre ishte se ishin në turn në momentin e ngjarjes. Manja është shprehur…