Author: tirana

Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje (12 janar) në zonën e Selitës. Sipas policisë i plagosur në këmbë me armë ka mbetur shtetasi Z.K, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili…

Read More

Një rast i pazakontë raportohet ku një emigrant shqiptar etnik i lindur dhe rritur në Serbi, i burgosur për kultivim kanabisi në Britani do të qëndrojë në Angli pasi pretendoi se nuk mund të flistë më gjumën amëtare. Çlirim Kukaj, 30 vjeç, apeloi me sukses dëbimin me arsyetimin se kthimi në vendin e tij të lindjes do të shkelte të drejtat e tij njerëzore pasi ai nuk fliste më serbisht dhe mund të fliste vetëm në shqip. Avokatët e Kukajt pohuan se kjo do të thoshte se ai nuk mund të integrohej përsëri në shoqërinë serbe nëse do të dëbohej…

Read More

Një derbi larg Tiranës nuk ka kurrë një shije të njëjtë, por Dinamo City-Tirana i bënë një hapje fantastike vitit të ri, gjysmës së dytë të sezonit. Në “Niko Dovana” dy ekipet zhvilluan një futboll të bukur, një futboll ofensiv, 5 gola të shënuar, një përmbysje e çmendur nga Tirana që e nis me tre pikë fazën e tretë. Dinamo ishte superiore në pjesën e parë duke kaluar në avantazh në minutën e 25-të me Zabërgjën që finalizoi me gol një kundërsulm perfekt. Blutë i bënë një nisje të shkëlqyer edhe pjesës së dytë teksa Andoni realizoi një super gol…

Read More

Shtëpia e Bardhë ka propozuar sërish David Kostelancik si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Ky riporpozim vjen pasi në fillim të janarit, Senati në SHBA nuk e miratoi emërimin e David Kostelancik si ambasador i SHBA-ve në Shqipëri, për shkak të tejkalimit të afateve. Senati i kërkoi Presidentit të SHBA, Joe Biden, që të miratojë një kandidat të ri për këtë pozicion. Por emri i David Kostelancik i është dërguar sërish Senatit amerikan për miratim. “David J. Kostelancik, nga Illinois, Anëtar Karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, Klasa Ministër-Këshilltar, nominohet për të qenë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe…

Read More

Efi Dhedhes është një ndër personazhet publikë, e cila ka pranuar pa problem se ka kryer ndërhyrje estetike në pamjen e saj. Ish banorja e spektaklit televiziv “BBV” ka treguar hapur se çfarë ndërhyrjesh ka kryer, ashtu siç ka bërë edhe së fundmi. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, Efi ka bërë me dije se ka mbushur buzët me acid hialuronik.

Read More

Një rrjet prostitucioni me të mitur është goditur nga policia greke në Athinë, ku janë arrestuar 3 persona; 2 tutorë dhe një klient. Ky aktivitetet i paligjshëm drejtohej nga një 31-vjeçare shqiptare e quajtur Lorela K., siç shkruajnë mediat greke. Policia greke thotë se 31-vjeçarja nga Shqipëria kishte krijuar njohje me një vajzë 15-vjeçare në vitin 2022, të cilës i gjente klientë për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Nga hetimet ka rezultuar se Lorela K. e ka shtyrë të miturën për të kryer prostitucion si dhe i kishte marrë një pjesë të parave që kishte përfituar nga aktiviteti. Tutori…

Read More

Burrel, 12 janar – Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka kryer sot inspektim në gjimnazin “Pjetër Budi” në Burrel, i cili aktualisht është në proces të rikonstruksionit. Ky investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Bashkinë Mat, i cili pritet të përfundojë brenda vitit, synon të përmirësojë kushtet e mësimdhënies dhe infrastrukturën shkollore.Sipas Ministres Manastirliu, investimi në shkolla do të vijojë me buxhetin e ri në të gjithë bashkitë e vendit.“Me shkollën “Pjetër Budi” ne përfundojmë ciklin e parë të investimeve për sa i përket më Bashkinë Mat në qytet dhe sigurisht fokusi është që…

Read More

Dhjetë persona kanë rënë në pranga dhe 9 të tjerë jana shpallur në kërkim nga policia në Korfuz, pasi akuzohen se funksiononin si një organizatë kriminale për të trafikuar kokainë. Drejtuesi i grupit kriminal dyshohet se ishin një shqiptar 38-vjeçar dhe një 45-vjeçare, ndaj të cilave është ngritur një kallëzim penal për krijimin, drejtimin dhe anëtarësimin në një organizatë kriminale me qëllim trafikimin e kokainës, raporton Protothema. Për shkatërrimin e grupit kriminal operacioni i policisë zgjati për dy ditë, ndërsa policia vuri në pranga 5 shqiptarë dhe 5 grekë. Mes të arrestuarve është edhe një polic veteran, i cili u…

Read More

Sekretari për marrëdhëniet me publikun në PD, Edvin Kulluri ka reaguar pas deklaratës së Gazmend Bardhit, i cili tha se pushteti i Ramës nuk rrëzohet nga divani. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se ka konstatuar me shqetësim se zëdhënësi më i ri i “rrugicës”, vijon me qëndrimin e tij për mos ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Sipa Kullurit e gjithë tymnaja e flakadanëve dhe karriget e përmbysura janë përpjekje okulte me Edi Ramën për të mos ndryshuar Kodin Zgjedhur dhe për të mos hapur listat. Reagimi i plotë: Partia Demokratike konstaton me shqetesim se zedhenesi me…

Read More

Rastet e infektimeve me coronavirus janë të pakta në popullatë. Epidemiologu Ilir Alimehemti, në një intervistë televizive, pohoi se nuk përjashtohet mundësia që nënvarianti i ri JN1 të jetë i pranishëm, por kjo nuk duhet të na frikësojë. “Nënvarianti më i fundit JN1 është po nënvariant omicron, ky omicron e ka zënë skenën prej 2 vjet e sa, prej nëntor i 2021, e këtej ky variant zuri vendin dhe është shumë vështirë të vijë një tjetër, sepse ky duket shumë i përshtatur me njeriun. Fatmirësisht për ne këtij i mungon një rrugë virologjike, që do të thotë i godet më…

Read More

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të ketë një fëmijë tjetër, shkenca ka zbuluar madhësinë e familjes që i bën familjet më të lumtura. Rezulton se britanikët janë mjaft vendimtarë për madhësinë optimale të familjes me 49% të të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar që besojnë se dy fëmijë janë numri i përsosur për një jetë të lumtur. Në sondazhin e YouGov, me 2000 prindër në Mbretërinë e Bashkuar, rezultatet treguan se pothuajse gjysma mendojnë se të kesh dy fëmijë do të sjellë nivelin më të lartë…

Read More

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe të ftohta. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme, sidomos në vlerat minimale gjatë ditës së Shtunë ku zonat malore në veri parashikohen me temperaturë -7 °C, ndërsa vlerat maksimale nuk pritet të kalojnë 11 °C, kryesisht në zonat bregdetare. Era do të jetë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-7m/s, ndërsa bregdet dhe lugina hera-herës fiton shpejtësi 10-13m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4ballë. Ditën e Diel temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë…

Read More