Author: tirana

Deputetët demokratë Tritan Shehu dhe Bledion Nallbati janë përplasur fizikisht sot në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar lidhur me mënyrën se si duhet të vijojë opozita aksionin e saj. Shehu ka qenë i pari që ka theksuar se aksioni duhet të ketë në fokus arrestimin politik të Berishës, por kjo nuk është pritur mirë nga deputeti i Korçës. Debati i tyre nuk ka mbetur te fjalët, por siç mësohet, dy deputetët jane kapur edhe fizikisht me njeri-tjetrin dhe është dashur ndërhyrja e kolegëve të tjerë për të shmangur agravimin e situatës. Debati Tritan Shehu: Nuk jam kundër…

Read More

Për ish-kreun e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume komisioni për reformën zgjedhore në kushtet aktuale zor se mund të nisë nga puna. Në një lidhje skype për Tirana Live, Kume shtroi dy mundësitë që sipas tij mund të cojnë në zgjidhjen e ngërcit. “Për mua zor se mund të zgjidhet problemi të nisë nga puna komisioni kështu sic është. Vetë komisioni ka probleme ka anëtarë që nuk janë më deputetë , duhen bërë ndryshime, shto edhe faktin e problemeve që janë në PD, ngërci do të jetë zorshëm i zgjidhshëm. Dy mundësi janë: Së pari, të ndryshohet rregulli si…

Read More

Ditën e sotme, është shkarkuar nga detyra drejtoresha e kadastrës Aida Demi në Sarandë. Pak më parë , mësohet se oficerë të Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë mbërritur në zyrat e Kadastrës Sarandë. Burime bëjnë me dije se do të kryhen kontrolle dhe do të sekuestrohen dokumentacione , në lidhje me hetimin e nisur për shkelje të dispozitave në fuqi gjatë ushtrimit të detyrave funksionale, që çuan në shkarkimin e Aida Demit. Gjithashtu, mësohet se kontrolle po kryhen edhe në pronat e saj dhe të familjarëve të saj.

Read More

Edhe pse kanë kaluar 5 ditë nga atentati mafioz në Vlorë ku u ekzekutua me snajper Gëzim Sinomataj, policia ende nuk ka një autor të dyshuar për ngjarjen. 15 personat e shoqëruar gjatë ditës së djeshme u lanë të lirë pas më shumë se 18 orësh në komisariatin e Vlorës. Hetuesit nuk arritën të gjenin prova të vlefshme që mund t’i implikonin këta persona si të dyshuar. Sakaq mësohet se makina tip “BMW x3” që u përdor për të kryer vrasjen e 23-vjeçarit me snajper në Vlorë dhe më pas u dogj nga autorët, rezulton që të jetë e vjedhur…

Read More

Gazetari Ronaldo Sharka ka folur për ”BBV3” që nis këtë të shtunë, dhe thotë se këtë vit pret që banorët të sjellin gjëra ndryshe që publiku nuk i ka parë ndonjëherë dhe pse lidhje dashurie mes dy vajzave apo dy djemve. ”Do doja të shihja një histori dashurie ndryshe, ndoshta mes dy vajzave apo mes dy meshkujve. Do doja të shihja shumë gjëra këtë vit që nuk janë parë në Big Brother-at në Shqipëri, por që nëpër botë ndodhin. Është momenti që personazhet që do futen t’i vënë gishtin kokës dhe të sjellin gjëra për publikun që nuk janë bërë…

Read More

Policia e Durrësit ka arrestuar këtë të premte një 55-vjeçar, pasi ka përndjekur një vajzë. Mësohet se gjatë kontrollit, atij i është gjetur një thikë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: A. Gj., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase. Nga kontrolli fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua si provë materiale”, njofton Policia.

Read More

Ilir Shaqiri, fitues i ”Big Brother Albania Vip 1” në një intervistë në “Pardon My French”, ka dhënë mendimet e tij në lidhje me edicionin e tretë të “BBVA 3”, i cili nis më 13 janar 2024. Për Ilirin ndonëse ende nuk ka nisur reality show, mendon se Julian Deda dhe Romeo Veshaj do të jenë finalistët. “Nga gjithë ajo listë që doli, unë njoh 5-6 veta, që i njoh nga afër. Të tjerët nuk i njoh sepse nuk ka lidhur asgjë. Sigurisht, është një kast shumë i ndryshëm, ka shumë karaktere të ndryshme. Unë e kam të qartë kush…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorja e Polonisë, Monika Zuchniak-Pazdan, përuruan palestrën e re të gjimnazit “Ismail Qemali”. Projekt ky u realizua nga Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Ambasadës së Polonisë në Tiranë. “‘Ismail Qemali’ ka një ambient fantastik buzë të Lanës, në një nga bulevardet kryesore të Tiranës, me fushë tenisi, basketbolli, volejbolli, por në këto kohë të dimrit, sado që dimri ynë është relativisht i butë, ka nevojë edhe për një hapësirë sportive të brendshme. I jam shumë mirënjohës Ambasadës së Polonisë. Prej punës që kam, unë takoj shumë ambasadorë dhe diplomatë, ku pjesa…

Read More

Drejtoresha e shkollës ku studionte vajza 14-vjeare që u martua me një 35-vjeçar në Divjakë, thotë se as mësuesja kujdestare dhe as psikologia nuk ishin në dijeni për lidhjen e vajzës. Ajo tregon edhe se vajza u largua nga shkolla më 15 mars, gjatë pushimit të gjatë, dhe kanë njoftuar Policinë dhe Drejtorinë Arsimore. Deklarata e plotë Nxënësja në klasën e shtatë është larguar në pushimin e gjatë më datë 15 mars 2023. Asnjë shqetësim nuk kishte shfaqur më parë dhe as nuk kishte referuar tek mësuesja kujdestare. Nuk ishte në dijeni për lidhjen mësuesja kujdestare dhe as psikologia për…

Read More

Ernest Muçi është një nga lojtarët më të lakuar në Poloni, ndërsa për Legia-n është një talent i pastër i cili pritet të shndërrohet në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e klubit. Legia pritet të përfitojë afro 10 milionë euro nga shitja e tij, ndërsa 1 milionë euro do të marrë Tirana pasi bardheblutë zotërojnë 10% të kartonit. Muçi ka fituar zemrat e tifozëve pasi këta të fundit kanë votuar golin e sulmuesit kuqezi si më të bukurin e vitit. Perla e tij kundër Aston Villa-s, në ndeshjen e kthimit në Angli, në Conference League, ka marrë shumicën e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Dritan Mezinit, një humbje e parakohshme. ”Mentor i shumërespektuar për plot të rinj lidhur me inovacionin e me tregun e punës. Keqardhje e madhe! U prehtë në paqe”,-shkruan Rama. Gjithmonë i papërtuar për të ndihmuar çdokënd që kërkonte ndihmën apo ekspertizën e tij, i papërtuar me gazetarët për t’iu përgjigjur kurdo për interes publik. Artan Mezini do t’i mungojë botës akademike, opinionit publik, por mbi të gjitha ekonomisë së vendit, që humbi një prej inovatorëve dhe guximtarëve në nisma të rëndësishme. Me një përvojë të pasur mbi 27 vjet…

Read More

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dëshmoi këtë të premte për gati tre orë e gjysmë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Ai u pyet sërish për koncesionin e sterilizimit, në kohë kur drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë. Pas daljes nga SPAK, ai foli për gazetarët. “Edhe sot u paraqita në cilësinë e personit nën hetim për çështjen e sterilizimit. Kam qenë në dispozicion të hetimeve. Sot vazhduam me pyetjet për sterilizimin. Diskutuam dhe për gazin, madje dhe për aneksin 8. Aneksi 8 është pjesë e dokumenteve standarde të tenderit”. Beqaj komentoi edhe makinën që është hetuar nga SPAK si mjet i përfituar…

Read More