SPAK-u kërkon 4 vite e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Me gjykim të shkurtuar, do të vuajë 3 vite burg nëse GJKKO pranon kërkesën. Ndërkohë për Alma Kaçin kërkon 1.6 vite burg, dhe me gjykim të shkurtuar vuan 1 vit burg. Në seancën e parë, të pandehurit konfirmuan qëndrimin e tyre për gjykim të shkurtuar, ndërsa SPAK-u pretendoi se filmimi i video-skandalit në Bashkinë Kukës të jetë bërë me vullnet të plotë nga Alma Kaçi. Sipas SPAK ka rezultuar se pas favorit seksual të marrë nga Gjici, mes tij dhe Kaçit është bërë një bisedë ku…
Author: tirana
Këshilli Ekonomik Kombëtar rinisi punën me mbledhjen e parë të zgjeruar për këtë vit, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, njëkohësisht kryetar i tij, duke çelur një kapitull të ri për riaktivizimin e një dialogu sa më të hapur dhe konstruktiv mes qeverisë dhe biznesit. KEK do të shërbejë si një platformë për dialogun e shtuar, duke krijuar edhe disa komitete sektoriale të veçanta, të cilat janë të domosdoshme me qëllim marrjen dhe përthithjen e dijes që komuniteti i biznesit zotëron për sektorët specifikë. Përmes Sekretariatit të tij, Këshilli Ekonomik Kombëtar do të bëhet pika hyrëse e adresimit të problematikave,…
Pak orë para ndezjes së dritave të shtëpisë më të famshme dhe më të ndjekur në Shqipëri, është konfirmuar zyrtarisht banori i parë. Bëhet fjalë për Meriton Mjekiqin, gazetar, moderator dhe producent i njohur. Me 12 vite karrierë ka eksperimentuar shumë në fushën e medias, ka punuar në shumë televizione të Kosovës, si gazetar, kryeredaktor dhe moderator. Emisioni i tij aktual “Gjoni Black” është ndër më të suksesshmit në Kosovës. Program që i ka dhënë vëmendjen maksimale Meritonit, por ka zbuluar edhe shumë talente të reja në muzikë. Në Big Brother Albania Vip 3, surprizat akoma nuk kanë filluar…
Ilia Drini, 68 vjeç këtë të premte pësoi infarkt në ambientet e Gjykatës së Tiranës. Ai akuzohej nga organi akuzës për veprën penale “Shkaktim i vetëvrasjes në dëm të shtetases Ada Xheblati”. Ish-bashkëjetuesja e kishte denoncuar disa herë në polici dhe kishte kërkuar urdhër-mbrojtjeje, por ai e përndiqte dhe e ofentonte me fjalë të rënda në publik, duke i përmendur dhe sëmundjen e Epilepsisë. Viktima sot do të duhej të takohej me avokatin e tij për datën e gjyqit, ndërsa krejt papritur u ndjek keq dhe ndërroi jetë. Në dosje thuhet se ish-partnerja madje nga dhuna dhe presioni ka tentuar…
Këtë të premte, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se mandati i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj i cili është në kërkim ndërkombëtar, i kalon Plarent Ndrecës. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi informoi edhe se mandati është refuzuar nga Dallëndyshe Bico, e cila ishte emri i radhës në listë.
Prej ditësh në Vlorë po vijojnë kontrollet dhe hetime për zbardhjen e vrasjes së 22-vjeçarit Gëzim Sinomati, i cili u ekzekutua me snajper. Ndërsa dje janë bërë disa shoqërime në komisariat të personave që mendohej se mund të kishin dijeni për ngjarje, sot bëhet me dije se është lëshuar një urdhërarrest. Sipas informacioneve të para, personit për të cilin është lëshuar urdhëarresti, i është sekuestruar një armë.
Forcimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Marokut në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm ishte në fokus të takimit të zhvilluar të premten mes ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe ambasadorit të Mbretërisë së Marokut Youssef Balla. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla dha detaje mbi takimin e zhvilluar në Tiranë me diplomatin maroken. “Mirëprita ambasadorin e Mbretërisë së Marokut Youssef Balla, me të cilin diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve tona në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm apo terrorizmit”, thekson Balla. Postimi i plotë…
Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur Dritan Mezini, një prej ekspertëve më të mirë në fushën e punësimit dhe teknologjisë se informacionit. Një lajm i hidhur jo vetëm për të afërmit, por për të gjithë ata që e njihnin dhe kishin bashkëpunim me të. Gjithmonë i papërtuar për të ndihmuar çdokënd që kërkonte ndihmën apo ekspertizën e tij, i papërtuar me gazetarët për t’iu përgjigjur kurdo për interes publik. Artan Mezini do t’i mungojë botës akademike, opinionit publik, por mbi të gjitha ekonomisë së vendit, që humbi një prej inovatorëve dhe guximtarëve në nisma të rëndësishme. Me një përvojë…
Aida Demi, drejtoreshë e Kadastrës në Sarandë është shkarkuar nga detyra. Shkarkimi ka ardhur pas investigimit të një emisioni televiziv, ku tregohej sesi familja e drejtoreshës së Kadastrës, Aida Demi ka përfituar tokë që më parë ka qenë det. ”Hoteli buzë detit i ndërtuar nga familjaret e Aida Demit mbi një truall të blerë me proces privatizimi në vitin 1992, gllabëroi një pjesë të konsiderueshme të bregut të detit, pjesë që u mbush me inerte dhe u kthye në tokë. Me një kontratë shitblerjeje në 5 Korrik 2019, Ministria e Financave ia shiti atë familjes Demi duke e kthyer detin…
Nga Agron Gjekmarkaj Një konferencë shtypi me një protagonist që për një çast na shkëputi nga realiteti. Na argëtoi qerratai. Na kishte marrë malli. E kerkonim në emisionet televizive për njerëzit e humbur dhe ja ku u shfaq. Qeshte, bënte grimasa, mërzitej, qeshte prapë. Nuk thoshte asgjë në rastin me të mirë, nuk dinte çfarë thoshte shpesh. Të gjallët i vdiq, të vdekurit i ktheu përmbys. Të dhimbsej në vetëposhtërimin e tij si shërbëtor i marrë peng nga ambicia e tij për të mbetur dikush kur gjithmonë ka qenë askush. Shaka e fatit qe kërkon reflektim të thellë që lideri…
Sektori i qarkullimit rrugor në policinë e Korçës ka filluar disiplinimin e trafikut nga këmbësorët. Vetëm në 48 orët e fundit sipas komandantit të trafikut Klajdi Shameti janë vendosur 50 masa administrative për këmbësorët të cilët nuk kanë respektuar vijat e bardha. Në ditët e para të aksionit policia rrugore është përqendruar në zonat me më tepër trafik, por kontrolle ka pasur e ne akse të tjera të rrugëve urbane. Masat administrative për këmbësorët që nuk respektojnë sinjalistikën variojnë nga 500-2.000 lekë. Për vjelja e këtyre gjobave policia rrugore ka qenë e detyruar të mbajë kartën e identitetit për shkelësit…
Një qytetar ka humbur jetën nga një infarkt në Gjykatën Penale. Ai ishte paraqitur për një gjyq, por në mënyrë të befasishme humbi jetën. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes tregojnë se qytetari u fut në Gjykatë për të pyetur për orën, por nuk u ndje mirë dhe u rrëzua, më pas humbi jetën. “Erdhi pyeti për orën. Nuk u ndje mirë, u ul në stol dhe ra në karrige”,-tregon dëshmitari. Qindra qytetarë “vuajnë” stokun e dosjeve në Gjykatën e Tiranës, e cila ndodhet përballë ngarkesave të mëdha, pas procesit të Vettingut dhe hartës së re gjyqësore. Sipas informacioneve, një gjyqtar…