Author: tirana

Jasir Asani është gati për ekipin e ri që do t’a rikthejë atë në Europë. Anësori që ishte një zbulim nga Silvinjo në edicionin kualifikues dhe shkëlqeu me Shqipërinë, mund të kalojë në kampionatin spanjoll. Selta Vigo interesohet ende për Asanin. Klubi spanjoll e ka ndjekur që në fundin e muajit tetor, në kohën kur Jasiri shënonte disa perla për Kombëtaren. Në atë periudhë, klubi i tij, Guangju kishte planifikuar rreth 1.5 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin, por mesa duket, kjo shifër tashmë është rritur.

Read More

Shifrat e të infektuarve me grip apo viruse stinore po rriten me ritme të shpejta, duke mos përjashtuar kështu mundësinë e përfshirjes së vendit në epidemi të gripit në fund të janarit apo fillim të shkurtit. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se me gjithë fluksin e vizitave, shtrimet spitalore kanë qenë të ulëta. Brataj u shpreh në rast simptomash është e rëndësishme ndenjja në ambient të ngrohtë, mjekimi simptomatik dhe lëngjet. “Nuk duhet të dalësh sepse temperatura e ftohtë ka tipike tharje të mukozave të trupit, të gjitha viruset synojnë mukozat, të gjitha këto çojnë në këshillën që…

Read More

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka analizuar rënien e konsumit në muajt e pikut sipas të dhënave të INSTAT. Ajo thotë se arsyeja qëndron në rritjen e çmimeve si pasojë e politikave të qeverisë socialiste, taksave socialiste dhe vizionit socialist të ekonomisë për pakicën. ”Vendosja e TVSH-së me produktet bujqësore ka rritur çmimet zinxhir dhe ka bërë që sot familjet shqiptare të konsumojnë më pak, por nga ana tjetër struktura që ka sot ekonomia shqiptare dhe shpërndarja e pasurisë në pak duar po rezulton në rënie të konsumit dhe varfërim të shoqërisë shqiptare si dhe në më pak blerje dhe…

Read More

Një ditë pasi Edi Rama paralajmëroi se do të tentojë mënyra të tjera për të siguruar kalimin e reformës zgjedhore dhe ligjeve me shumicë të cilësuar, janë dhënë sinjalet e para se kanë filluar të lëvizin gjërat mes PS dhe grupit të Lulzim Bashës. Kuvendi mblodhi të enjten Konferencën e Kryetarëve, ku u miratua kalendari dhe programi i punës për 3 javët në vijim. Por bie në sy një detaj interesant, pasi PS-ja ka futur në axhendë një nismë personale të Lulzim Bashës. Basha ka propozuar kriminalizimin e shpifjes, duke kërkuar ndërhyrje në Kodin Penal. Kjo nismë e Bashës është…

Read More

Gjiganti amerikan i informacionit, CNN e ka renditur Piramidën e Tiranës ndër projektet verbuese arkitekturore. Lajmin e ka ndarë me ndjekësit në Facebook, edhe kryeministri Edi Rama. ”Çdo vit, lista e ashtuquajtur WOW nxjerr në pah projekte të reja të jashtëzakonshme në mbarë globin, me projektet e paraqitura të këtij viti që vijnë nga pesë kontinente të ndryshme”, shkruan Jacqui Palumbo për CNN.

Read More

Rap-artisti i njohur shqiptar, Capital T që ka dashurinë e publikut, ka prezantuar projektin e ri muzikor. “Propaganda” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar nga ana vizuale. Capital T në këtë projekt ka trajtuar një tematikë, me një interpretim në mënyrë të veçantë. Teksti dhe melodia është realizuar nga artisti me producim nga Drayson Gashi.

Read More

Stéphane Cezournet është emëruar Ministër i Evropës dhe Punëve të Jashtme në qeverinë e re të Francës, “timonin” e së cilës e mori dy ditë më parë Gabriel Atal, ish-partneri i tij. Bashkëpunëtori shumë i ngushtë i Macron, i cili ka qenë këshilltar i Presidentit dhe eurodeputet, do të zëvendësojë Catherine Colonna në kabinetin e ri. Cezjournay ka qenë partneri zyrtar i Attal, i cili është edhe i pari homoseksual që drejton qeverinë franceze. Ata janë ndarë pasi bashkëjetuan për një kohë së bashku.

Read More

Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ndikuar nga masat ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta në akset rrugore, kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe mjegull e mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit. Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa në bregdet e lugina era bëhet relativisht intensive dhe 10-18m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës…

Read More

Dashi Të premten gjatë orëve në vijim nuk do jeni shumë të duruar me njerëzit, dyshimet do të mbizotërojnë. Mos u shqetësoni, së shpejti do të shëroheni. Nëse shihni se dikush mbetet kundër jush ose ka njerëz që po testojnë rezistencën tuaj fizike, përpiquni ta hiqni problemin nga burimi. Demi Të premten ju pret një ditë tjetër produktive. Ju do të duhet të merrni një vendim brenda dy muajsh, veçanërisht nëse dikush nuk ju ka dhënë atë që dëshironi ose nëse ka çështje të papërfunduara biznesi. Binjakët Të premten në këtë moment mund të ketë shumë tension në jetën tuaj.…

Read More

Juventusi mposhti me rezultatin e pastër 4-0 Frozinonen duke fluturuar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Bardhezinjtë nuk e diskutuan për asnjë moment kualifikimin teksa realizuan nga dy gola për secilën pjesë.  Protagonist absolut në këtë mbrëmje ishte sulmuesi polak Milik i cili arriti të realizonte tripletë, ndërkohë që goli i katërt u realizua nga talenti turk Jilldiz. Pas eliminimit të Interit, Milanit dhe Napolit, tashmë juventinët mbeten favoritët kryesorë në letër për të fituar trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin italian.

Read More

22-vjeçarja Paloma Zerellari, e cila kishte humbur kontaktet me familjen që prej 12 dhjetorit 2023 është gjetur nga autoritetet. E reja, një ditë pas zhdukjes, i dërgoi një mesazh fqinjit të saj ku i shkruante: “Thuaji mamit se më kanë vjedhur me një burrë”. Fondacioni “Buzëqeshja e një fëmije” thotë se në datën 10 janar 2024, një person që e ka njohur vajzën e re shqiptare ka njoftuar autoritetet e policisë, pavarësisht frikës që kishte për jetën. Mediat greke raportojnë se 22-vjeçarja ka një fëmijë 2-vjeçar nga një lidhje e mëparshme, ndërsa ish-partneri i saj dyshohej se mund të ishte i përfshirë…

Read More

Nga: The Economist Një nga programet më të ndjekura të lajmeve të Ekuadorit, El Noticiero, po transmetohej drejtpërdrejt kur persona të armatosur hynë në studio. Kamerat u rrotulluan ndërsa gangsterët me kapuç detyronin stafin të shtrihej në dysheme nën kërcënimin e armëve. Ata ishin për 15 minuta në transmetim me hanxharë, armë dhe granata në dorë, ndërkohë që shikuesit ishin të tronditur. Kjo bastisje, e transmetuar LIVE në të gjithë vendin pasditen e 9 janarit nga kanali shtetëror tc Televisión, ishte momenti më tronditës në 48 orë kaosi që përfshiu Ekuadorin këtë javë. Ky është episodi i fundit, më dramatik…

Read More