Author: tirana

Grupi kriminal i trafikut të drogës dhe armëve që u godit në Antwerp të Belgjikës, dyshohet se drejtohej nga një prej 12 shqiptarëve të arrestuar, konkretisht nga Fatos Markaj që shihni dhe në këtë foto. Të dhënat lidhur me këtë operacion janë bërë me dije nga policia belge e cila evidenton 51-vjeçarin se kokë të grupit. Shqiptari Fatos Markaj ndër të tjera rezulton të jetë pronar i një kafeneje të quajtur Pimpelhof në qytetin e Antwerpit që shihni dhe në këto pamje, vend ku policia dyshon se mblidheshin anëtarët e grupit dhe bënin pazaret e tyre për trafikimin e armëve…

Read More

Autoriteti rregullator i transportit ajror civil në Shtetet e Bashkuara pezulloi pa afat fluturimet e avionëve Boeing 737 Max 9. Vendimi erdhi pas problemeve që shfaqën disa avionë me dyert e emergjencës. Rasti më i rëndë ishte ai i të Premtes së kaluar kur një avioni të këtij modeli të shoqërisë ajrore Alaska Airlines i ra porta e emergjencës pak minuta pas ngritjes në fluturim. Për fat më mirë, asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua dhe avioni kreu ulje emergjence në aeroportin nga u ngrit. Inspektimet e kompanisë dhe të autoriteteve konstatuan probleme me mbërthimin e bulonave të portave të…

Read More

Pushimet dimërore që kaluan fëmijët shfaqën edhe një herë pushtetin e fortë që kanë lojërat elektronike dhe ekranet mbi ta. Moshat 8-12 vjeç kanë konsumuar orë të tëra para telefonave. Logopedët konstatojnë çrregullime në rritje të të folurit tek fëmijët e vegjël si dhe deformime gjuhësore . Ata thonë se dëmet nga përdorimi i telefonave është i madh. E ndërsa prindërit dhe gjyshërit përpiqen të kalojnë kohë me ta , çrrënjosja e këtyre sjelljeve është bërë gati e pamundur.

Read More

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, rreth 100 metër larg hyrjes së Rotondos së Dimalit. Tre mjetet: Renault me targa ‘AA 681 RY’, Volswagen me targa ‘AB 452 BK’ dhe ‘Audi AA 200 RU’ janë përplasur me njëra-tjetrën, duke qarkulluar në sense të kundërta. Si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë dy nga drejtuesit e mjeteve dhe makinat janë dëmtuar, ndërkohë që është bllokuar qarkullimi i makinave në krahun e majtë të këtij aksi nacional.

Read More

Projektligji i ri për turizmin i miratuar në qeveri , sjell ndryshime të rëndësishme për sektorin, të cilat synojnë ti japin zgjidhje informalitetit të lartë, ku ka një mospërputhje të theksuar midis numrit të turistëve dhe deklarimeve që bëhen nga strukturat akomoduese. Sipas draftit, do të krijohet një regjistër të ri, pjesë e të cilit do të jenë dhomat e thjeshta private, apartamentet moderne, shtëpitë tradicionale, bujtinat e vilat që do përdoren në funksion të turizmit. Projektligji parashikon që çdo sipërmarrës që ushtron veprimtarinë si strukturë akomoduese duhet që të regjistrohet në QKB dhe më pas të kërkojë certifikatë kategorizimi…

Read More

Gjatë takimit të presidentit Vuçiç me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill në Beograd, është diskutuar për procedurën e miratimit të kërkesës së Kosovës për blerjen e raketave antitank Javelin. Me këtë rast, ambasadori Hill e ka njoftuar presidentin Vuçiç për vendimin amerikan për të pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e “Javalin”. Vuçiç tha se ky informacion është një zhgënjim i madh për Serbinë, por se ata do të punojnë me SHBA-në për ruajtjen e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Ai më herët ka shkruar në Instagram se ka pasur një bisedë të hapur me ambasadorin Christopher…

Read More

Ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Eriksson, ka rrëfyer se ai është diagnostikuar me kancer dhe se në skenarin më të mirë, ai ka vetëm edhe një vit jetë. “Të gjithë mund të shohin se unë kam një sëmundje që nuk është e mirë, dhe të gjithë supozojnë se është kancer, dhe është. Por unë duhet ta luftoj atë sa më gjatë që të jetë e mundur. Unë e di që në rastin më të mirë është rreth një vit, në rastin më të keq edhe më pak. Ose në rastin më të mirë, mendoj edhe më gjatë. Nuk mendoj se mjekët…

Read More

Berat Gjimshiti ka zhvilluar një ndeshje të madhe në përballjen kundër Milanit. Atalanta arriti të fitonte me shifrat 2-1 dhe kështu arriti që të kalonte në gjysmëfinalen e Kupës. Paraqitja e mbrojtësit shqiptar ishte fantastike, por të gjitha lëvdatat duhet të shkojnë për të për sprintin e minutës së 47. Gjatë një goditje këndi te Atalantës, Gjimshiti shkon për të rrezikuar portën e Milanit. Por kuqezinjtë nisën kundërsulmin dhe mbrojtësi shqiptar filloi sprintin nga porta e Milanit për të përfunduar në portën e Atalantës. Rreth 80 metra të përshkruara në vetëm 10 sekonda dhe ndërhyrja e Gjimshiti hoqi një gol…

Read More

Mediat greke kanë publikuar letrën që 41-vjeçarja shqiptarja, Xhorxhia Murati, i dërgoi kohë më parë bashkëshortit që e ekzekutoi brutalisht natën e ndërrimit të viteve. Bëhet fjalë për një letër të shkruar me dorë nga viktima në momentin që ajo mësoi se ishte shtatzënë. Letra u dorëzua në televizionin grek nga vetë bashkëshorti i 41-vjeçares një javë më parë, atëherë kur nuk ishte provuar ende se ai ishte autori i krimit. Me dhënien e letrës në emisionin “Të vërtetat me Zinën”, 39-vjeçari grek tentoi të devijonte hetimet në lidhje me atë që kishte ndodhur. Në letër viktima i shpreh dashurinë…

Read More

Fenomeni i vetëhelmimit me fostoksinë, po kthehet në një problem gjithnjë e më shqetësues, produkt i cili shitet hapur në farmaci bujqësore. Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, në një intervistë televizive, u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që të ndalohet shitja e fostoksinës, pasi është nxitës për vetëvrasjen. Sipas Shehut, duket të ndalohet importi i fostoksinës dhe të hiqet nga farmacitë bujqësore. “Është krijuar një mentalitet vetëvrasës. Është kthyer në një simbol dhe nxitës për vetëvrasjen. Të hiqet nga farmacitë bujqësore dhe ta zëvendësojmë me impiantin e pesticideve të tjera. Kjo bëhet për ndaluar një akt tragjik që është vetëvrasja.…

Read More

Deputeti socialit, Erion Braçe ka reaguar këtë të enjte pas raportit të INSTAT të publikuar ditën e djeshme, në të cilën thuhej se çmimet e ushqimeve mbetën sërish të larta edhe për muajin dhjetor 2023. Ai tregon se produktet nga importi si ushqime, apo mallra tjera, po vijnë shtrenjtë, duke shtuar më tej se ndërkohë që në tregjet ndërkombëtare çmimet e ushqimeve kanë rënë, në Shqipëri nuk po reflektohet në masen e duhur. “Patjetër ne kemi problem me prodhimin e brendshëm. Veçanërisht në degën e blegtorisë aty ku është bulmeti dhe mishi i cili gjithashtu është shtrenjtuar, për shkak të…

Read More

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa vijon të shënojë rekorde në historinë e muzikës globale. Ajo është bërë artistja e parë dhe e vetme aktualisht në botë, e cila ka tri këngë me nga dy miliardë dëgjime në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify. Këtë lajm e ka njoftuar shtëpia e saj diaskografike, Warner Records, përmes një postimi në rrjetin social Instagram. Tri hitet e Duas që shënojnë këtë arritje janë “New Rules”, “Dont Start Now” dhe “One Kiss” në bashkëpunim me DJ Calvin Harris. View this post on Instagram A post shared by Warner Records…

Read More