Është bërë publike fotoja e Gani Tusha, maqedonasi me origjinë shqiptare i cili, i cili dyshohet se ka vrarë maqedonasin Orhan Bajramin (personi në të djathtë). Ekzekutimi ka ndodhur në datë 15-07-2023 në Hanioti të Kalkidhikisë, ku një grup personash ende të paidentifikuar qëlluan me pistoletë Orhan Bajramin, duke e lënë të vdekur në vend, i plagosur rëndë ngeli dhe Sead Sezlovjk. Hetimet treguan se autor i ngjarjes është Gani Tusha alias Marku i datëlindjes 1991, shtetas i Maqedonisë së Veriut me orgjinë shqiptare, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe dy bashkëpunëtorë të tij, edhe këta shtetas të Maqedonisë së…
Author: tirana
Seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon dhe të akuzuarve të tjerë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, u shty për në datën 26 janar. Shkak u bë fakti se dy nga të dyshuarit nuk kishin marrë njoftim. Në dhjetor të vitit të kaluar, pas 6 muajsh hetime, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dërgoi kërkesën për të kaluar në gjyq çështjen e ish-kryetarit të bashkisë Durrës, Vangjush Dako dhe 10 presonave të tjerë, të cilët po ashtu akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Akuza ndaj Dakos dhe 10 personave të tjerë lidhet me dy episode, i pari lidhet me…
AFRIM IMAJ/ “Të vdekura mbi tokë”. Kështu e cilësojnë ato fatin e tyre. Në trup kanë provuar barbarinë e shfrenuar dhe vazhdojnë të mbijetojnë. Tragjedia që kanë përjetuar ka qenë e tmerrshme. Ushtarët serbë janë derdhur mbi brishtësinë e tyre dhe i kanë dhunuar në mënyrë monstruoze. Kjo e vërtetë tronditëse që vjen nga rrëfimet e viktimave të barbarisë së shfrenuar serbe në Kosovë është një tragjedi më vete. Nuk mjaftoi për këto fatkeqe mizoria shtazarake e bishave mosturioze në vendlindje, por brishtësia dhe sensualiteti i tyre do të bëhej mall tregu për kabaretë dhe lokalet e seksit në Beograd…
Pas 30 vitesh zaptim të godinës, Bashkia e Tiranës po punon për ndërtimin nga e para të kopshtit 37 në Njësinë 10, i cili shumë shpejt do të ofrojë kushte më të mira për të vegjlit e qytetit. Punimet që po kryhen në këtë kopësht, i cili e çon në 101 numrin total të kopshteve dhe çerdheve të ndërtuara dhe rikonstruktuara në Tiranë, u inspektuan nga kryebashkiaku Erion Veliaj. “Jemi në fazën kur kemi mbarur karabinanë dhe tani po fillojmë suvatimet, për t’i dhënë dorën e fundit kopshtit, të cilin do e quaja kopshtin më fatkeq në historinë e Shqipërisë,…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se Asociacioni i komunave me shumicë serbe “nuk është top prioriteti për normalizimin” e marrëdhënieve me Serbinë, por marrëveshja bazë mes dy vendeve. Kurti i bëri këto deklarata gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, i cili, teksa po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë, tha se Asociacioni duhet të formohet, por jo duke krijuar një mikro-shtet brenda Kosovës. Pas takimit me kryeministrin irlandez, më 11 Janar, Kurti kërkoi që çështja e draft-statutit të Asociacionit mos veçohet, siç tha ai, nga paketa e marrëveshjes bazike.…
Në Kryesinë e Kuvendit po mbahet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Por Gazment Bardhi, i cili është kreu i grupit parlamentar i PD-së dhe në krah të Sali Berishës, ka bojkotuar këtë seancë në vazhdë të aksionit në Kuvend, ndërsa e pranishme do të jetë Jorida Tabaku, e cila muajt e fundit nuk është pozicionuar tek asnjë grup. Kjo e fundit, në nisje të seancës ka deklaruar se pjesëmarrja e saj është në dakordësi me grupin e PD duke qenë se do të diskutohet edhe për çështjen e integrimit. Postimi i plotë Prezenca ime në Konferencën e Kryetarëve është në…
Dy ish-ministra përfunduan në burg. Policia i arrestoi në rezidencën zyrtare të presidentit Andrzej Duda. Ai u kishte dhënë atyre mbrojtje, megjithëse ata ishin dënuar me një vendim përfundimtar. Mariusz Kaminski dhe Maciej Wasik ishin ndër njerëzit më të fuqishëm në Poloni. Si ministër i Brendshëm në qeverinë nacional-konservatore të Mateusz Morawieckit, Kaminski ishte në krye të policisë dhe shërbimeve sekrete. Zëvendësi i tij Wasik vepronte si krahu i tij i djathtë brenda ministrisë. Që nga ndryshimi i pushtetit në dhjetor, të dy politikanët përfaqësonin partinë e ish-qeverisë Ligj dhe Drejtësi PiS, tani grupi më i madh opozitar në parlament.…
Këtë të enjte një 13-vjeçar është lënduar me një mjet të mprehtë teksa po luante në oborrin e shkollës ”1 qershori”. I mitur ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për sqarime të mëtejshme. ”Më datë 11.01.2024, në oborrin e shkollës “1 Qershori”, duke luajtur me një bashkëmoshatar, është dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, një 13-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 13-vjeçari tjetër është shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për sqarime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia.
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,4 i shkallës rihter ka goditur Afganistanin. Epiqendra ka qenë në provincën Badakhshan, në verilindje të vendit. Lëkundjet e fuqishme janë ndjerë në pjesën më të madhe të Pakistanit, por edhe në Indi e Taxhikistan. Deri tani, nuk ka raportime për persona të lënduar, por në tërmetet e kaluara me magnitudë mbi 6 kanë ndërruar jetë me qindra persona në Afganistanin.
Lulzim Basha ka vendosur të thyejë heshtjen. Sot në orën 17:00 ai ka thirrur një konferencë për mediat, për t’iu përgjigjur çështjeve që mund të marrin vëmendje. Për këtë më herët reagoi edhe Flamur Noka, i cili tha se dje Rama i dha sinjalin që ”zgjohu nga gjumi”. ”Lulzim Basha për ne nuk është opozitë. E ndoqët dje intervistën e kryeministrit, gjumë i tha ai. Zgjohu nga gjumi. Ta keni të sigurt që sot do të zgjohet nga gjumi, mori një urdhër indirekt nga televizioni do të zgjohet. Flasim për faktorët opozitarë jo qeveritarë”, tha Noka.
6 institutet e Albanologjisë që prej 1 janarit të 2024 janë pjesë e Akademisë së Shkencave. Pasi vendimi i këshillit të ministrave hyri në fuqi, këto gjashtë institute nuk janë më të tilla. Ato cilësohen nga Akademia si njësi të përhershme të kërkim-studimit. Përveç Valter Memishaj që mban kreun e Gjuhësisë dhe Letërsisë, të gjithë drejtuesit e tjerë kanë dorëzuar mandatet për t’ia pasuar emrave të rinj, që ka caktuar kryesia Akademisë së Shkencave e firmosur Skënder Gjinushi, si kreu i kësaj akademie. Në krye të Institutit të Arkeologjisë është vendosur Adem Bunguri, ndërsa në krye të Historisë Proffesor Hamit…
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njoftoi se Shqipëria do të dërgojë 22 ushtarë dhe një anije Iliria në misionin e NATO-s në detin Egje. Po ashtu, Peleshi shtoi se vendi ynë është ofruar për të dërguar 100 ushtarë në Rumani për të forcuar krahun lindor të NATO-s. “Mision prej 22 ushtarakësh dhe një anije ‘Iliria’ në misionin e NATO-s në detin Egje. Pjesëmarrje e rëndësishme, ne jemi aktivë në KFOR, prezenca më e madhe në Kosovë, jemi në Bullgari me një togë, jemi ofruar për të dërguar më shumë se 100 ushtarakë në Rumani…