Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e moleve në lumin Buna. Ky projekt synon të rikthejë lundrimin në lumin Buna dhe gjithashtu të zhvillojë turizmin ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Sipas nënkryetarit të Bashkisë Shkodër, Onid Bejleri projekti parashikohet të përfundojë në vjeshtën e këtij viti dhe pritet ta shndërrojë Shkodrën në një pol të rëndësishëm të zhvillimit turistik, ku këtij projekti i bashkëngjitet dhe muzeu i lundrimit dhe të paktën 20 varka turistike të cilat do të ankorohen në këto mole. Molet turistike “Almonit” në liqenin e Shkodrës synojnë të krijojnë infrastrukturën e nevojshme për lundrimin turistik…
Author: tirana
Këtë të enjte do të mbahet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Kuvendi njofton se mbledhja do të nisë në orën 12:00, ku do të shqyrtohet programi 15 janar-23 shkurt. NJOFTIMI I KUVENDIT –Shqyrtimi i draftprogramit të punimeve të Kuvendit për periudhën 15 janar 2024-23 shkurt 2024 –Shqyrtimi i draftkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 15 janar 2024-2 shkurt 2024 –Shqyrtimi i draftkalendarit të kontrollit parlamentar të Kuvendit (agjenda vjetore për kontrollin e mbikëqyrjes parlamentare për institucionet e pavarura dhe agjencitë ligjzbatuese), si dhe projektkalendari vjetor i kontrollit parlamentar (seanca dëgjimore dhe vizita monitoruese të komisioneve parlamentare). –Miratimi i Draftplanit…
Dallëndyshe Bici ka refuzuar që të marrë mandatin e deputetes, mandat ky që iu dogj Arben Ahmetajt, pasi ka 6 muaj që nuk ka shkelur në Kuvend. Mësohet se mandati sipas listës së zgjedhjeve tani i kalon Plarent Ndrecës, të cilën do ta shohim në sallën plenare. Aktualisht Dallëndyshe Bici është në krye të Kadastrës, arsyje kjo që e ka shtyrë të refuzoj mandatin.
Agjentët e shërbimit sekret dyshohet se rrahën Nikola Sanduloviçin pasi ai kërkoi falje për krimet serbe kundër shqiptarëve etnikë në Kosovë. Dyshohet se ai u rrah ndërsa ishte në paraburgim nga shërbimi sekret i vendit, dhe familja e tij thotë për ”The Guardian” se ai ka mbetur pjesërisht i paralizuar nga sulmi. Në një sulm që ka nxitur frikën për të ardhmen e demokracisë në vend, familja e Nikola Sandulović thotë se ai u mor nga shtëpia e tij më 3 janar pasi kërkoi falje për krimet e kryera nga serbët kundër shqiptarëve etnikë gjatë luftës së Kosovës për pavarësi…
Ish-trajneri i Anglisë, Sven-Göran Eriksson, ka bërë një rrëfim të fortë pasi ka zbuluar se ai është diagnostikuar me kancer dhe në skenarin “më të mirë”, i ka mbetur rreth një vit jetë. Ai shkruan se pavarësisht kësaj, ka zgjedhur që të luftojë. “Të gjithë mund të shohin se unë kam një sëmundje që nuk është e mirë dhe të gjithë supozojnë se është kancer, dhe është. Mirëpo duhet ta luftoj sa më gjatë. E di që në rastin më të mirë është rreth një vit, në rastin më të keq edhe më pak. Në rastin më të mirë mendoj…
Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 10.01.2024 ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.116/1 viti 2022 në ngarkim të pandehurit: Gazmend Canaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal. Nga analiza një e nga një dhe në unitet të provave të administruara gjatë hetimit (përgjimet telefonike dhe deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale) provohet tej dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova se, i pandehuri Gazmend Canaj iu ka ofruar në mënyrë të drejtpërdrejtë personave të ndryshëm…
Në një analizë të gjatë, media “The Economist”, shkruan se dhuna është përhapur në të gjithë Ekuadorin. Ngjarjet u vunë në lëvizje më 7 janar, kur rojet e burgut La Regional në Guayaquil, qyteti më i madh i Ekuadorit, zbuluan se Adolfo Macías, bosi i bandës së drogës Los Choneros, nuk ishte në qelinë e tij. Ai po vuante dënimin me 34 vjet për vrasje dhe trafik droge. Anëtarët e bandave në burgjet anembanë vendit filluan trazirat ndërsa u përhap lajmi për arratisjen e tij. Në rrjetet sociale qarkulluan video, ku shiheshin gangsterët që merrnin peng rojet e burgut dhe…
Në prangat e Policisë së Shkodrës ka rënë një 22-vjeçar, pasi u kap duke shpërndarë doza kanabisi nëpër qytet. Ymer Duli u arrestua teksa lëvizte me një automjet tip “Benz”, për të shpërndarë doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në lagje të ndryshme të qytetit. Arrestimi u bë në kuadër të megaoperacionit policor “Tempulli”, i cili që nga viti i kaluar, ka vënë në pranga qindra shtetas, me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe veçanërisht pranë shkollave.
Të gjithëve na pëlqen rregulli në qytet, por shpesh herë këtë përgjegjësi ia kërkojmë vetëm autoriteteve. A duhet të nisë kjo edhe nga vetë ne?! E tillë është edhe detyra që subjektet e ndryshme tregtare në Bashkinë Tiranë kanë, kur flitet për menaxhimin e duhur të mbetejve që krijohen gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre ditor. Një shembull janë kartonat e produkteve të ndryshme ushqimore ose jo. Duke i sistemuar këto mbetje në kosha të veçantë brenda subjektit jo vetëm që nuk tejmbushen kontenierët publikë siç shpesh shohim, por edhe qyteti ka më shumë rregull. Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit,…
Pas Spanjës, edhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr vizat për shtetasit nga Kosova. Lajmin e jep Presidentja Vjosa Osmani, e cila thotë se është nënshkruar edhe marrëveshja me presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan thotë se është nënshkruar edhe marrëveshja. “Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në platformën X. Nga 1…
Lëpusha, rreth 90 km larg Shkodrës, e cilësuar si bukuria e rrallë e natyrës së Kelmendit dhe si “perlë” e Alpeve Shqiptare është mbuluar nga dëbora duke ofruar një peizazh mbresëlënës. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro poston në rrjetet sociale pamje nga Lëpusha e zbardhur nga dëbora. ”Lëpusha është vendi perfekt për të krijuar kujtime magjike dimërore”. Lepusha dallon për nga peizazhi natyror si dhe nga investimet e bëra në fushën e turizmit. Janë disa shtëpi pritjeje(bujtina) që bëjnë të mundur strehimin e vizitorëve. Emri Lepushë rrjedh nga një bimë barishtore me lule të verdha, që quhet Lepushtra,…
Covid-19 është sërish në qarkullim. 10 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 50 vende të ndryshme, vetëm gjatë muajit dhjetor. Këto janë shifrat alarmuese nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila bën me dije se gjatë kësaj periudhe janë rritur ndjeshëm rastet e shtrimeve në spital dhe pacientëve me komplikacione të rënda. “Covid nuk është më një emergjencë globale shëndetësore, por virusi vazhdon të qarkullojë, të ndryshojë dhe të vrasë. Të dhënat nga burime të ndryshme tregojnë një rritje të transmetimit në dhjetor”, tha kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.