Këtë të enjte u mbajt mbledhja e qeverisë ”Rama 3”, dhe ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro në një deklaratë për mediat tha se do ketë lehtësi në nxitjen e sektorit publik dhe realitete të reja në tregun e turizmit. “Për të ecur më shpejt dhe për t’i dhënë nxitje sektorit privat kemi ndërmarrë një sërë ndryshimesh që kanë të bëjnë me lehtësimin e procedurave të praktikave burokratike qoftë në raport me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit qoftë në raport me agjencitë e varësisë. Paralelisht me lehtësimin e procedurave shkon edhe me një kontroll të forcuar për të garantuar konkurrencë të…
Author: tirana
Këshilli i Ministrave e ka marrë vendimin se 22 nëntori do të jetë Dita e Alfabetit. Këtë fakt e bëri të ditur ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. “Këshilli i Ministrave po propozon që 22 nëntori të jetë dita e Alfabetit, një ditë pushim.Ajo që bashkon shqiptarët është gjuha. Në kongresin e Manastirut zgjodhën të shkruajnë dhe të identifikohen nga kjo gjuhë e shenjtë. Kryeministri e njoftoi këtë fakt në samitin e Diasporës”, tha ai.
Disa persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen me snajper të Gëzim Sinomatit. Përgjatë 24 orëve të fundit janë kontrolluar me dhjetëra vende dhe hapësira, magazina dhe shtëpi të braktisura që dyshohej se mund të fshihen bashkë me makinën që u larguan nga vendi i ngjarjes, por nuk janë lokalizuar. Gëzim Sinomati nuk rezulton të jetë hetuar asnjëherë brenda dhe jashtë vendit për veprimtari kriminale dhe kjo e lokalizon më shumë hetimin tek ngjarjet e së shkuarës, ku i përfshirë ka qenë i ati, Sokol Sinomati. Ky i fundit, është në burg dhe i ka mbetur për të shlyer edhe…
Selena Gomez rikthehet sërish në Instagram, pasi njoftoi se do të largohej për një periudhë të pacaktuar (teknikisht, nuk tha një kohë të saktë, por sërish, s’e prisnim kaq shpejt). Ajo publikoi një video me Gordon Ramsay, në të cilën ai i mësonte aktores dhe këngëtares 31-vjeçare se si të bënte një burger për mëngjes. Në videon e plotë, Ramsay dhe Gomez janë në kuzhinën e kësaj të fundit, duke biseduar dhe gatuar. Ndërsa dje, Sel njoftoi se do të hiqte dorë nga rrjetet sociale, përmes një video në të cilën shfaqej i dashuri i saj, Benny Blanco duke luajtur…
Një tjetër grup kriminal shqiptar me bazë në Antwerp të Belgjikës, akuzohen për trafikim armësh dhe droge nga Amerika Latine. Mes të arrestuarave është edhe shqiptari Fatos Markaj, i cili sipas autoriteteve belge rezulton të jetë një nga personat qe drejtonte grupin kriminal me 12 shqiptarë të arrestuar. 51-vjeçari rezulton të jetë edhe pronari i kafenesë Pimpelhof në Seefhoek të Antwerp-it. Në këtë biznes mblidheshin edhe anëtarët e bandës për të bërë pazaret e tyre për trafikimin e armëve dhe drogës. Lokali i shqiptarit ishte një nga 19 vendet ku policia bastisi mëngjesin e së mërkurës, nga policia belge. Po…
Nga protestat para Ministrisë së Drejtësisë dhe Kryeministrisë, këtë të enjte familjarët e Saimir Sulës, trupi i të cilit mbërrit pa zemër në Shqipëri, kanë protestuar sërish para Parlamentit Europian. Në pamundësi për të bërë testin e ADN-së në një laborator në Shqipëri, motra e të ndjerit, Majlinda Sula i ka bërë thirrje ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja që ta dërgojë zemrën e vëllait për ADN në një labotator jashtë vendit. Mes të tjerash motra e të riut deklaron se familja është e gatshme që ta paguaj vetë procedurën e ADN-së, por që duhet firma e Manjës, që të transportohet…
Leonardo Bonucci zgjodhi të ardhmen e tij. Mbrojtësi 36-vjeçar që i dha lamtumirën Unionit të Berlinit pas vetëm gjashtë muajve, tashmë do ta mbyllë sezonin në Turqi. Ish-lojtari i Juventusit zbarkoi në Stamboll, ku mbylli menjëherë marrëveshjen me Fenerbahçen. Aty do të luajë deri në muajin qershor, me synimin që të aktivizohet sa më tepër në fushë dhe të fitojë një thirrje nga përfaqësuesja italiane në Euro 2024. Një nga personat që e bindën t’i bashkohej Fenerbahçes është ish-sulmuesi i Romës dhe Interit, Edin Dzeko.
Nga Mevlan Shanaj Ishte një përvjetor që shkrova për bablokun Ndrenika. Sot u kujtova e i thashë vetes a mundesh të hedhësh dot në pak rreshta madhështinë e një gjiganti si ai? Krejtësisht e mpakur mendja dhe dora ime për të dhënë çuditë artistike të Ndrenikës. Kam dëshirë të sjell në mëndje realizimet e skenës që janë të shumtë dhe njëri më i arritur se tjetri. Ky babloku ka ndërtuar njeriun dhe artin në harmoni vit pas viti. Sa më shumë krijonte karaktere nga dramaturgjia botërore, i shtoheshin personazhet shqiptarë në ekran dhe madhështia si njeri. Nuk kam rastisur herë…
Kreu i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth thotë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nuk është më një partner i besueshëm dhe se nuk ka vend për shërbëtorët e Putinit në Bashkimin Evropian. “Vëzhguesit ndërkombëtarë në këto zgjedhje raportuan për blerjen e votave dhe përdorimin e votuesve fantazmë në favor të SNS-së në pushtet. Këto janë metoda nga mjetet e një sundimtari autokratik, jo të një presidenti që është i përkushtuar ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës dhe dëshiron ta udhëheqë vendin e tij në BE”, tha Roth. Më parë reporteri në Bundestagun për Ballkanin…
”Miss Universe Nepal”, Jane Dipika Garrett është futur në histori si konkurentja e parë me madhësi plus ka konkurruar në 71 vite Miss Universe. Ajo bëri bujë me paraqitjen e saj në konkurs dhe tregoi besim të plotë tek vetja dhe fiziku i saj. Ajo u fut në top 20. Shumë njerëz e pëlqyen përfshirjen e saj në ngjarjen ikonë. Por të shumtë ishin edhe ata që shprehën kritika për pamjen e saj. Jane Dipika Garrett, ishte shumë e gëzuar për përfshirjen e saj në konkursin e nëntorit 2023. Ajo ka aspirata për t’u bërë modele dhe e ka pasur…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pogradec, ku një i moshuar ishte duke marrë pensionin por u ndje keq, dhe humbi jeën në spital. Sipas policisë, 75-vjeçari ka qenë duke marrë pensionin në qytetin e Pogradecit, por është ndjerë keq dhe e kanë dërguar me urgjencë në spital. 75-vjeçari ndërroi jetë sapo mbërriti në spital ndërkohë që sipas informacioneve nga policia dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Vetëgjyqësia që babai 50-vjeç Fatmir Tarellerai kreu në qytetin e Volos në Greqi, duke ekzekutuar kunatin që i përdhunonte të bijën prej 9 vitesh, ka marrë vëmendje maksimale të mediave. Veprimi është komentuar dhe nga zëdhënësja e policisë greke, Konstantina Dimoglidou, e cila duke folur për MEGA, dënoi veprimin e 50-vjeçarit. Ajo theksoi se nuk mund të veprohet vullnetarisht për zgjidhjen e konflikteve, por qytetarët duhet t’i drejtohen autoriteteve. “Askush nuk duhet ta marrë ligjin në duart e veta, ka polici dhe drejtësi greke, ne jetojmë në një shoqëri të civilizuar. Ai mund t’i drejtohej organeve të policisë dhe të…