Author: tirana

Detaje të reja mësohen nga ngjarja që ka ndodhur në Greqi, ku tre persona janë qëlluar me armë zjarri, ndërsa sipas mediave helene protagonist është një shtetas shqiptar. “Autori që ka qëlluar dyshohet se është i njëjti me atë që ka vrarë një person në mars të 2023 në Nae Joni”, shkruajnë mediat në Athinë. Në atë kohë i dyshuari kryesor kishte arritur të arratisej në Shqipëri, por duket se më pas ai është kthyer sërish në Athinë. Tre të rinjtë nga Kreta kishin shkuar në Athinë me shokë të tjerë dhe dolën të premten mbrëma (15.12.2023) në zonën e…

Read More

Këtë të hënë, 18 dhjetor, Federata shqiptarë e futbollit do të zgjedhë më të mirët e vitit 2023. Protagonistët kryesorë të futbollit, djem dhe vajza, të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në fushë do të vlerësohen me një çmim simbolik nga FSHF për një motivim shtesë edhe për vitin e ri. Për çmimin “Topi i Artë 2023” të nominuarit janë: Arinaldo Rrapaj, Florent Hasani dhe Bekim Balaj, ndërsa për “Topin e Artë 2023” për vajza finalistet janë: Valentina Troka, Ezmiralda Franja dhe Megi Doçi. Dy trofetë ”Këpuca e Artë 2023” për djem dhe vajza do shkojnë për golashënuesit…

Read More

E ftuar në “S’e luan Topi”, artistja e baladave të bukura, Fifi rrëfeu shumë mbi jetën e saj private. Në momentin kur u vendos kënga “Diell”, Fifi riktheu emocionet dhe kujtimet që i sjell kjo këngë. ”Më kujton se si s’më kuptuan kurrë. Kjo këngë më kujton “BBVA 1”, atë periudhë. Unë nuk dija të luaja, kjo është pak por e saktë. Më vjen shumë keq që njerëzit kanë parë vetëm një Fifi toksike, kanë parë veç një Fifi që ka një qasje ndryshe nga ç’i qaset në realitet. Patjetër që unë bërtas, qaj, gërthas dhe çohem në këmbë prapë,…

Read More

Policia greke është ngritur në këmbë për kapjen e dy shtetasve shqiptarë. Ata janë identifikuar si autorë të plagosjes së 3 shtetasve greke dje në orët e para të mëngjesit jashtë një lokali nate në “Gazi” të Athinës. Mediat greke shkruajnë se dy shqiptarët nga zbritur nga një fuoristradë tip “Range Rover” dhe kanë debatuar më fjalë me tre të rinj nga Kreta, të cilit kishin ardhur në Athinë për një “Bachelor Party” në një lokal në rrugën “Iakxou”. Pasi debatojnë me ta, pasagjeri i mjetit godet me grusht një nga grekët. Shoku i këtij të fundit godet me grusht…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka dërguar një mesazh shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, me rastin e zgjedhjeve që po mbahen sot atje. Osmani ka theksuar se pjesëmarrja sa më masive e bashkëkombësve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në zgjedhjet e sotme parlamentare është kundërpërgjigja më e duhur dhe demokratike kundër politikës së Beogradit. Mesazhi i plotë Mesazh nga Presidentja Vjosa Osmani për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit: Pjesëmarrja sa më masive e bashkëkombësve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në zgjedhjet e sotme parlamentare është kundërpërgjigja më e duhur dhe demokratike kundër politikës…

Read More

Papa Françesku feston sot 87-vjetorin e lindjes. Një urim i ka bërë dhe ministrja për Parlamentin, Elisa Spiropali. ”Gëzuar Ditëlindjen Ati i Shenjtë për dëshminë prekëse që po i jep botës në këto kohë të vështira, besimtarëve e jo besimtarëve, duke prekur zemrat e të gjithëve”. Postimi i plotë Vizitën e parë në një vend evropian, më 21 shtator 2014, Papa Françesku e bëri në Shqipëri! Simbolikë më të bukur ungjillore nuk mund të kishte zgjedhur: vendi i vogël vizitohet i pari!Por njëherazi, kishte një tjetër simbolikë përvjetori: më 21 shtator 1953, 17 vjeçari Jorge Mario Bergoglio ndjen thirrjen e…

Read More

Rritja e çmimeve në tërësi ka ndikuar në rritjen e çmimit të gjelit të detit. Në zonën më të njohur për rritjen e gjelit të detit, në Peqin, fermerët thonë se rritja e çmimeve ka ardhur pasojë e një procesi zinxhir. Ndërsa nisur nga cilësia dhe puna për rritjen e një gjeli deti ata gjykojnë se çmimet ende janë nën kosto. Një vit më parë çmimi i gjelit të detit në Peqin varionte nga 10-12 lekë/kg peshë e gjallë, ndërsa këtë vit gjeli i detit po shitet 13-14 leke kg. Sipas fermerëve me afrimin e festave çmimi rritet edhe më…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar nismën e kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci, i cili priti në takim krerët e komuniteteve fetare. “Një gjest i bukur i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Becit, ndarja e bukës me kripë (dhe zemër) në vigjiljen e festave të fundvitit me krerët e komuniteteve fetare në Shkodër dhe përfaqësinë e anëtarëve të Këshillit Bashkiak, meriton një përgëzim me duartrokitje”, u shpreh Rama në rrjetet sociale. Me mesazhin ”bukë, kripë e zemër”, për herë të parë në bashkinë e Shkodrës janë bërë bashkë klerikët e zonës dhe përfaqësuesit politik. Kryebashkiaku Benet beci, thekson se harmonia fetare që…

Read More

Në Serbi sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të cilat shqiptarët po garojnë të ndarë në dy lista zgjedhore. Kreu në detyrë i Preshevës, Shqiprim Arifi nga lista “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” pas votimit është pesimist se shqiptarët do të përfaqësohen në parlamentin serb. Ai tha se shqiptarët janë të përçarë. Kjo sipas tij është “faturë ndaj lidershipit shqiptar”. “Është fatkeqësi që ne e shohim sot, kemi kaluar tani mbi tre orë që janë hapur vendvotimet edhe ajo të cilën edhe e kam paralajmëruar edhe më herët, që shqiptarët qysh në 2022 kanë bojkotuar (zgjedhjet), sepse kemi…

Read More

Media britanike ”The Times” është marrë me marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët nga Afrika në Shëngjin. Gazetari Tom Kington ka udhëtuar drejt Shëngjinit duke sjellë qëndrime mikse të banorëve lokal ku planifikohet të ngrihet kampi emigrantëve, kjo në varësi të verdiktit final që do të japë gjykata kushtetuese. Për herë të parë “The Times” publikon edhe planimetrinë e qendrës të emigrantëve në Shëngjin, në të cilën përfshihen katër godina akomodimi e gjitha e rrethuar nga një perimetër sigurie. Në këtë qendër do të kenë dhoma intervistimi për oficerët italianë të emigracionit, një zonë dedikuar agjencisë europiane të emigracionit Frontex, gjë e…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku pjesë e ekipit të EPP-ve në Këshillin e Europës, ka treguar se është vëzhguese në zgjedhjet parlamentare që po mbahen këtë të dielë në Serbi. Nga Lugina e Preshevës, Tabaku bën thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe të shqiptarëve. Sipas Tabakut nuk ka rrugë tjetër për ta ndryshuar realitetin përveçse nëpërmjet pjesëmarrjes. “Mirëmëngjes nga Lugina e Preshevës ku si pjesë e ekipit të grupit të Partive të Djathta EPP në Këshillin e Evropës do të vëzhgoj zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Me shpresë të një pjesëmarrje të lartë të shqiptarëve në votime për…

Read More

Sportistët e Tiranës janë vlerësuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në mbrëmjen gala “Yjet e Sportit 2022-2023”. Në këtë mbrëmje gala, u nderuan me çmime disa nga emrat e njohura të sportit shqiptar, duke kujtuar arritjet e tyre të jashtëzakonshme gjatë kësaj periudhe. Dy sportistët e kryeqytetit, xhudoka Infrit Çullhaj dhe trajneri i tij, Shkurt Çullhaj, u nderuan nga kampioni dhe veteran i xhudos, Ylli Ujka. Puna sistematike, këmbëngulja e pjesëmarrja në shumë aktivitete, titujt dhe medaljet e ndrryshme u kurorëzuan këtë fundvit me këtë vlerësim. Kampioni Ylli Ujka deklaroi se Indrtit Çullhaj ka zgjedhur skuadrën e duhur për të…

Read More