Sokol Mjacaj i cili u mor në pyetje pas vrasjes së Arben Lleshit në burgun e Peqinit, deklaroi ndër të tjera se po të mos e mësonte se do të futej në regjimin 41-bis, nuk do të kryente vrasjen atë ditë. Për regjimin 41-bis, ai thotë se ka dëgjuar nga të burgosurit e tjerë, të cilët i kanë shprehur se “qenke i rrezikshëm ti Sokol dhe do të fusin në izolim”. Sokol Mjacaj është pyetur edhe për porosinë që dyshohet se ka marrë nga jashtë për të kryer vrasjen por ka mbajtur të njëjtin qëndrim se e vrau për sherrin…
Author: tirana
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka votuar në zgjedhjet që po zhvillohen këtë të dielë në Serbi. Arifi kryeson listën “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”. Ekziston rreziku që shqiptarët të mos arrijnë të marrin asnjë deputet, kjo për shkak të ndarjes me dy lista. Liderët politikë nga Shqipëria dhe Kosova kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të shqiptarëve në zgjedhjet e të dielës në Serbi.
Papa Françesku feston sot 87-vjetorin e lindjes. Një urim i ka bërë edhe kryeministri Edi Rama, ku përmes një postimi në facebook të fotos së Papës, shkruan ”Edhe 100”. Ati i Shenjtë nuk do festojë në ndonjë mënyrë të veçantë, përveç një takimi të planifikuar në orën 11:00.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka votuar në kuadër të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale që po zhvillohen në Serbi. Ai tha se Serbia në të ardhmen do të kishte shumë punë të rëndësishme. “Pres një pjesëmarrje shumë të mirë. Ne krijuam një turmë këtu, më të madhe se sa do të ishte zakonisht. Pres një pjesëmarrje të mirë dhe një fitore vendimtare. Shpresoj që të gjithë të përfshirë në zgjedhje të sillen në mënyrë racionale dhe të përgjegjshme, edhe pse nuk jam i sigurt për këtë. Unë pres që Serbia në të ardhmen do të ketë shumë punë të rëndësishme.…
Në Serbi sot mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kolona të gjata të automjeteve janë krijuar mëngjesin e kësaj të diele në pikë kalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Këto kolona janë krijuar për shkak se qytetarët serb lokalë po shkojnë për të votuar në Serbi, ku sot po mbahen zgjedhjet. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona më të gjata vërehen në pikën kufitare në Jarinjë. Sipas raportit të fundit të kësaj qendre, në Jarinjë kolona në dalje është 5 mijë metra dhe pritjet janë deri në 2 orë. Po ashtu edhe pikën kufitare Dheu i Bardhë kolona në dalje…
Sokol Mjacaj i cili vrau në burgun e Peqinit Arben Lleshin, mësohet i është sekuestruar një telefon 3 muaj më parë, dhe pritet të verfikohet. Hetuesit shpresojnë se aty mund të gjejnë materiale dhe biseda, të cilat do të japin drejtim në hetime. Në përpjekje për të zbuluar më shumë janë kryer 2 kontrolle banesash në Dukagjin, e vetë Sokol Mjacajt dhe vëllait të tij. Por gjithçka që policia gjeti ishte mjerim dhe varfëri e tejskajshme. Hetuesit kanë marrë në pyetje edhe 12 personat e tjerë të arrestuar për shpërdorim detyre, mes tyre drejtori i burgut Kamber Hoxha dhe funksionarët…
Një 29 vjeçar ka rënë në pranga e policisë së Rinasit, pasi dyshohet se i kishte dhënë dokumente false një vajze për të kaluar ilegalisht në vendet e BE, ku mendohet se ajo do të shfrytëzohej për prostitucion. Në kuadër të operacionit “Tranzit 16”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Komisariati i Policisë në Rinas u bë i mundur arrestimi i 29 vjeçarit F. S. si dhe u procedua penalisht shtetasja E. H., 29 vjeçe. F.S. do ta trafikonte 29-vjeçaren në Belgjikë dhe më pas në Gjermani, për ta shfrytëzuar për prostitucion. I arrestuari është…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë së Bajram Currit, Rexh Byberi si dhe drejtues të institucioneve vendore. Balla theksoi se në Tropojë gjatë viteve të fundit është investuar më shumë se të gjitha qeveritë e tjera të marra së bashku, investime të cilat do të vijojnë edhe në vitin 2024. “Vëmendja e qeverisë ka qenë e lartë. Janë financuar një sërë projektesh, dhe do të vazhdojë të jetë mbështetja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë për ta shndërruar Tropojën në një destinacion të rëndësishëm. Tropoja është e bekuar nga zoti, me pasuritë natyrore,…
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi i ftuar në ”Fitstation”, ka folur për jetën jashtë politikës duke folur për raportin me fëmijët. “Si baba jam një baba i keq. Do doja të isha ndryshe, një baba klasik që shkon në dark në shtëpi dhe ju përkëdhel kokën fëmijëve, por nuk jam ky. Uroj t’i ngjajnë nënës së tyre dhe të jenë më të mbarë më familjar se unë. Fëmijët janë jashtë dhe unë nuk jam ai lloji prindi që flet çdo natë në skype pasi fëmijët janë jashtë, nuk jam kjo lloji natyre, është defekt por nuk kam kohë ta rregulloj…
Qarku i Korçës është i mbuluar i gjithi nga bora. Për shkak të temperaturave të ulta borëpastrueset kanë qenë në terren prej orëve të para të mëngjesit për të bërë kriposjen e rrugëve. Në zonën e Dardhës aty ku termometri ka shënuar deri në – 5 gradë gjatë natës, kanë qenë dy borëpastruese për të bërë të mundur kriposjen e gjithë segmentit. 3 borëpastruese kanë qenë në aksin nacional Korçë-Ersekë në qafën e qarrit për të bërë kriposjen dhe 2 të tjera në zonën e Voskopojës. Edhe në majën e Mashkullorës aty ku trashësia e dëborës shkoi deri në 1…
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Prizren ku 3 të rinj të moshës 20 vjeçare kanë humbur jetën teksa tre të tjerë mbetën të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”, kur të rinjtë ishin duke ndjekur gara ilegale, kur një prej mjeteve humbi kontrollin dhe përplasi personat në anë të rrugës. Përplasja ishte fatale dhe për pasojë humbën jetën Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës 20 vjeç, teksa u lënduan dhe 3 të tjerë. Sipas mediave në Kosovë, shoferi i cili i ka përplasur tre të rinjtë është Arlind…
Një 48-vjeçar turk u arrestua në Tiranë nga policia pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e vendit të tij. Në pranga ra Hasan Ozcan, banues në Tiranë. Ai u lokalizua në zonën e Unazës së Re dhe u arrestua gjatë një aksioni policor të koduar “Istanbul”. 48-vjeçari Hasan Ozcan ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll të Turqisë e ka dënuar me 3 vjet e 28 ditë burgim, për veprat penale “Pjesmarrje në vrasje”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë. Interpol Tirana vijon procedurat për…