Aktorja e njohur dhe e dashur për publikun, Zamira Kita ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e saj dhe raportet e saj me njerëzit. Në rrjedhën e historisë së saj, ajo u ndal tek vajza e saj, me të cilën ngeli shtatzanë në moshën 40-vjeçare. Kita e përshkroi këtë moment si mjaft emocionues, dhe ndoshta kjo shtatzani erdhi nga takimet plot mall që kishte me bashkëshortin, të cilin e takonte edhe rrallë shpeshherë asokohe. Aktorja tregoi se më herët, në moshën 32-vjeçare se kishte abortuar dhe se shtatzaninë e dytë nuk kishte asnjë arsye për të ndalur. Ishte…
Author: tirana
Në Shqipëri, Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale bëri sot të ditur se emigrimi potencial i mjekëve shqiptarë është sot afro 38.5 për qind. Qendra paraqiti sot në një konferencë ndërkombëtare rezultatet e para të një studimi sipas të cilit, mbi 50 për qind e mjekëve më të rinj dhe më të kualifikuar dëshirojnë të largohen nga Shqipëria. Autorët e studimit, pohuan për Zërin e Amerikës se arsyet e këtij emigrimi nuk kanë të bëjnë vetëm me pagat, por edhe me kushtet e punës si dhe me nivelin e jetesës së mjekëve. Në konferencën ndërkombëtare “Emigrimi i punonjësve të shëndetësisë…
Prokuroria e Elbsanit ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan. Mësohet se pas vrasjes së Lleshit, Mjacaj u ka drejtuar armën policëve dhe më pas është vetë-izoluar me armë në dorë në ambientet ku zhvillohen takimet me familjarët. Në vendngjarje janë gjetur 5 gëzhoja pistolete. Ajo çfarë mësohet rishtaz, është fakti se Sokol Mjacaj ka qenë në regjimin ’41 bis’ më herët dhe më pas është transferuar në bllokun ‘B’ të sigurisë së lartë ku vuajnë dënimin personat e dënuar…
Edhe miliarderi Elon Musk, pronari i X dhe Tesla ishte i pranishëm në ditët e politikës, kulturës, debatit në ‘Atreju 2023’ që mbahet në Romë. Në skenë Musk doli duke mbajtur djalin kaliqafë duke dhënë një mesazh të fortë për rënien demografike të popullsisë dhe për bërjen e fëmijëve. Vogëlushi mezi u shkit nga i ati që do të vazhdonte konferencën në partinë e Giorgia Melonit. Pavarësisht përpjekjeve të Elon Musk për ta zbritur në tokë. Më pas e merr në krahë dhe pasi bën disa foto përpiqet që ta lërë tek dera e prapaskenës ku po përpiqet ta marrë…
Për herë të parë, Bes Kallaku ka folur për momentet e tij të dobësisë. Aktori u shpreh se mund të kishte zgjedhur të bënte lekë shpejt, por nuk ka ranë pre e tundimit. “Dua të jem i saktë në termin që do përdor. Ndonjëherë jeta të sjell disa variante, disa njohje ku ti thua ‘Ta bëj këtë punë ça merrem me art? Çfarë do të më sjellë arti?’. Disa mënyra pasurimi të shpejta që i kam menduar por nuk i kam bërë kurrë në jetën time. ‘Step by step’ më mirë gjërat që i kam arritur deri më sot me…
Një 26-vjeçar dhe një 28-vjeçare kanë rënë në pranga në Tiranë, pasi hapnin llogari të ndryshme në rrjetet sociale, duke vjedhur gjeneralitetet e personave të tjerë. Nga hetimet rezultoi gjithashtu se se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin veprimtari kriminale në fushën e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme, teksa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përrfshirë. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet pas një hetimi tremujor, ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm…
Zbardhen emrat e zinxhirit komandues të burgut të sigurisë së lartë të Peqinit ku dje i dënuari përjetë Sokol Mjacaj vrau një tjetër të dënuar përjetë Arben Lleshi 12 të ndaluar për “shpërdorim detyre” janë: -Drejtori i burgut, Kamber Hoxha 59 vjeç-Shefi i policisë së burgut Qani Muçi, 60 vjeç-Ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali, 54 vjeç-Shefi i regjimit në burg Vilson Shima, 37 vjeç-Specialisti i informacionit në sallën operative të burgut Arben Dulellari, 52 vjeç-3 policë shërbimi Ilir Balla, 46 vjeç, Florene Mile, 43 vjeç, Fatos Pire, 50 vjeç, -4 policë të burgut Genci Muça, 49 vjeç, Klement Haka,…
Policia ka vënë në pranga dy autorët e dyshuar të vendosjes së lëndës djegëse na banesën e një gruaje disa ditë më parë, për motive pronësie. Arrestimi i tyre është bërë pasi zonja e shtëpisë ka denoncuar djegien e derës së banesës. Nga hetimet paraprake, rezulton se njëri prej tyre është i përfshirë dhe ngjarjen e ndodhur në rrugën “Sali Butka” më 28 nëntori, ku u vendos një sasi lënde plasëse në një lokal. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “The labyrinth”, nga Komisariati i Policisë Nr. 2. I vendosën lëndë djegëse, për motive pronësie, një shtetaseje, identifikohen…
Nëse po përpiqeni që të ulni tensionin e lartë të gjakut, filloni të përdorni këto produkte: Shega – Është e pasur me antiocianin dhe lëngu i saj redukton disa lloje kanceri, ndihmon në uljen e kolesterolit të keq si edhe ul inflamacionin. Gjithashtu mund të përdoret si lëng apo kokrrat e saj në sallatë, smuthi ose salca. Avokado – I pasur me potasium, avokado ndikon direkt në presionin e gjakut. Kështu, sipas një studimi të 2023, konsumimi i tij 5 apo më shumë herë në javë ul nivelet e hipertensionit deri ne 17% duke nxjerr jashtë trupit sodiumin që dëmton enët e…
Shqipëria do të luajë për herë të dytë në fazën finale të kampionatit europian. Këtë herë me Sylvinhon në stol do të synojnë jo vetëm pjesmarrjen, por edhe kalimin e grupeve. Të gjithë shpresojmë, pavarësisht se rivalët në grup janë të “frikshëm” si Spanja, Kroacia dhe Italia. Por pavarësisht kësaj, një gjë është e sigurtë që mbështetja nga tifozët nuk do të mungojë. Pritet një numër i lartë nga mbështetësit e kombëtares në stadiumet ku do të luajnë kuqezitë. Në fakt diçka të tillë e ka konfirmuar edhe presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Bernd Neuendorf. Kreu i DFB…
Në njësinë Administrative Komsi ka nisur ndërtimi i Shkollës 9-vjeçare “Rexhep Kërtuka”. Kjo iniciativë do të sjellë mjedise të modernizuara për nxënësit e këtij fshati. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj shkruan: “Në fshatin Frankth të Njësisë Administrative Komsi kemi nisur punën për mdërtimin e Shkollës 9-vjeçare “Rexhep Kërtuka”. Nxënësit e këtij fshati do të kenë shkollë të re dhe me kushte moderne shumë shpejt”. Me këtë projekt, nxënësit do të kenë mundësi të mësojnë në një mjedis më të përshtatshëm dhe me kushte moderne, duke ndikuar në përmirësimin e cilësisë së arsimit.
Një 25-vjeçar nga Durrësi u kap në flagrancë, ndërsa po merrte përmes shantazhit shumën e 5 mijë dollarë. Arrestimi i tij ndodhi në një Iokal në zonën e plazhit, ku i riu kishte kërkuar të takohej me subjektin që shantazhonte për të kryer dorëzimin e parave. Në shënjestër të 25-vjeçarit ishte vënë një 42-vjeçar. I kthyer në problem real përmes kanosjes së jetës dhe pasurisë, i shantazhuari ka kërkuar ndihmën e policisë e cila ka ndërhyrë në kohën e dorëzimit të parave dhe prangosur të riun. Në njoftimin e saj policia vendore Durrës bëri me dije se është gjithnjë në…