Rreth 11 muaj pasi u arrestuan falë bashkëpunimit edhe me institucionet ligjzbatuese italiane, Prokuroria e Posaçme njofton mbylljen e hetimeve dhe dërgimin e dosjes në GJKKO për 21 shqiptarët e arrestuar që figuronin në listën e 62 emrave të trafikut të drogës. Njoftimi i SPAK Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.49 viti 2019, që bën fjalë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 283, paragrafi (1), si dhe nenet 28/4, 333/a/1 dhe…
Author: tirana
Një 40-vjeçar dhe një 18 vjeçar janë arrestuar në Tiranë, pasi dogjën makinën së personazhit të njohur të TikTok, Kozak Braçi. Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. N., 24 vjeç, banues në Vlorë, dhe porositësi i djegies së automjetit, shtetasi K. A., 37 vjeç, banues në Lushnjë. Njoftimi i policisë: Dogjën një automjet, kundrejt një shume parash, identifikohen dhe vihen në pranga dy autorët e dyshuar. Njëri prej tyre, i arrestuar dhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre, si dhe një 37-vjeçar që porositi djegien e automjetit. Sekuestrohen veshjet…
Policia ka shoqëruar 4 të afërm të Agim Hoxhës, pas ngjarjes në burgin e Peqinit ku u vra me armë zjarri nga Sokol Mjacaj, Arben Lleshi. Lleshi po vuante dënimin me burg përjetë për vrasjen e Agim Hoxhës dhe djegien e trupit të tij, të ndodhur në vitin 2012. Për shkak të dyshimeve se Mjacaj mund ta ketë kryer vrasjen me potosit nga persona të tretë, policia e Tiranës ka ndaluar 4 anëtarë të familjes Hoxha. Janë shoqëruar 4 persona, të moshës 20-25 vjeç dhe pasi janë marrë në pyetje, janë lënë të lirë. Policia ka ushtruar kontrolle dhe ka…
Viti i ardhshëm duket se do të nisë me një valë të re çmimesh të rritura për një sërë shërbimesh. Hyrja në fuqi e ligjit për taksimin e profesioneve të lira, me 15 dhe 23% për biznesin konsideorhet rritje kostosh të cilat do të reflektohen në çmimin final që paguan qytetari. “Sa më shumë të taksojmë aq më shumë do ndikohet klienti fundor për pagesat. Tani që kemi një goxha tatim jemi të detyruar që nga 1 janari të kemi çmime të tjera. Kjo është e pastër fare. Ngacmohet një nga komponontet e kostots së produktit që është pjesë përbërëse…
Presidenti Bajram Begaj i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit të votojnë ditën e diel në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka deklaruar se zgjedhjet e ditës së nesërme janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin politik dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Sipas Begajt vetëm përmes pjesëmarrjes masive dhe zgjedhjes së kandidatëve mund të arrihen këto të drejta. “Shqiptarë të Luginës së Preshevës, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc! Zgjedhjet e ditës së nesërme janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin tuaj politik…
Kompeticioni elitar europian për klubet e futbollit po përgatitet të përballet me ndryshimin më radikal strukturor. Ndeshjet e së mërkurës tashmë janë pjesë e historisë së Ligës së Kampionëve, duke qenë të fundit që luhen në formatin aktual të fazës së grupeve. Struktura e kompeticionit në fjalë do të ndryshojë ndjeshëm dhe sezoni i ardhshëm do të jetë i pari që nga viti 1992, në të cilin faza e grupeve do të zhduket. Për herë të parë në historinë e Ligës së Kampionëve, 4 skuadra spanjolle u kualifikuan në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, ky rekord nuk do…
Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Romë ku merr pjesë në Kongresin vjetor të partisë së Giorgia Meloni-t, Vëllezërit e Italisë. Gjatë këtij eventi, kreu i qeverisë ka komentuar edhe marrëveshjen e arritur me Italinë, për strehimin e një numri refugjatësh. Teksa marrëveshja është pezulluar kryesisht nga Gjykata Kushtetuese për t’u shqyrtuar me themel, Rama deklaroi se nëse kërkesa do të ishte bërë nga ndonjë vend tjetër, qeveria shqiptare nuk do ta kishte pranuar. “BE nuk e kupton as origjinën e problemit. Ka një origjinë që është e lidhur me historinë. Duhet punuar për të gjetur zgjidhje që…
Ish-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një intervistë për Ora News, ka folur për kallëzimet ndaj saj në SPAK, por edhe për sendet e sekuestruara. Kryemadhi nuk zbuloi llojin e sendit, por tha se ka të bëjë me kallëzimet e bëra prej saj. E keni apeluar një proces gjyqësor në GJKKO. Për çfarë bëhet fjalë? Ka të bëjë me një send i cili ka të bëjë lidhje me kallëzimet e mija, kjo është, do të keni në të ardhmen…Pra, SPAK i ka sekuestruar diçka Monika Kryemadhit?Po ka marrë një send i cili ka të bëjë me kallëzimet e mija. A…
Sapo janë njoftuar në mesnatë, se po vidheshin kabllot e energjisë elektrike të një pallati në lagjen “Partizani”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar punën në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, dhe kanë ndërhyrë menjëherë për arrestimin e autorit.Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., 29 vjeç, banues në Elbasan.29-vjeçari, sa ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, i ka kanosur ato, me sende të forta (gurë).Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale për veprat penale “Vjedhja”,…
Detaje të reja kanë dalë në dritë, lidhur me ngjarjen e mesditës së djeshme ne burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj, ekzekutoi Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan. Është ndaluar drejtori i Burgut të sigurisë së lartë të Peqinit dhe i gjithë zinxhiri komandues prej 13 efektivesh. Ndaj tyre po bëhet gati dhënia e urdhrit të arrestit. Ndërkaq, Sokol Mjacaj po mbahet i izoluar në një vend të posaçëm sekret, pasi do rimerret sërish në pyetje. Prokurorët po përpiqen të zbulojnë porositësin e mundshëm të kësaj vrasjeje që tronditi mbarë opinionin dhe që vë në dyshim sigurinë në burgje.
“Armën e kam siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë”, ka dëshmuar Sokol Mjacaj para hetuesve, pas vrasjes në qelinë e burgut të Arben Lleshit mesditën e së premtes (15 Dhjetor). I burgosuri me dënim përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë ka deklaruar para hetuesve se Arben Lleshin e ka vrarë pasi kishte sherr me të sepse ky i fundit nuk e ka pranuar në sektor.
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje të dendura dëbore në disa akse rrugore. Dëbora ka rënë në Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në Dardhë, në Voskopojë, Zëmblak-Dogana Goricë, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës dhe në Valbonë Temperaturat kanë qenë në vlera negative deri në -3 °C Sipas ARRSH, mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës dhe qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale Drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të…