Author: tirana

Sipas MeteoAlb, orët e para të mëngjesit do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta të shiut e dëborës në zonat malore, por duke filluar që nga mesdita dhe në vijim pritet përmirësim i dukshëm i situatës së reshjeve, por temperaturat do të jenë sërisht të uëlta për shkak të masave të ftohta polare që kanë mbërritur në gadishullin e Ballkanit. Parashikohet që nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë të mbetet Shqipëria deri mëngjesin pas-ardhës. Prania e lagështirës së lartë në ajër do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë. Temperaturat…

Read More

Dashi Një klime e qete dhe e ngrohte do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite sot ne jetën tuaj ne çift. Do e vlerësoni shume mbështetjen qe do iu japë partneri ne çdo fushe dhe do e falënderoni ne mënyrë te veçante atë. Beqaret nuk duhet ta humbin kohen duke u marre me kërkimin e dashurisë. Situata financiare do konsolidohet. Me ne fund do shpenzoni pa pasur frike se mos mbeteni pa para. Demi Do e thelloni edhe me tepër marrëdhënien ne çift gjate kësaj dite dhe do bashkëpunoni me tepër me personin qe keni ne krah. Emocionet do jene me…

Read More

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla ka komentuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ngjarjen e ndodhur këtë të premte në burgun e Peqinit, ku i dënuari Sokol Mjacaj vrau në qeli Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan. Ai ka zbuluar se këtë të fundit e ka pasur shokë në shkollën fillore. Sipas Kullës, kjo ngjarje e rëndë është si në filmat e Netflix. “Ka ndodhur sot pasdite. Ata kanë qene të dënuar njëri me 32 vjet dhe të tjerët të dënuar me burgim të përjetshëm. Nuk ka pasur asnjë plagosje të policisë. Sokol Mjacaj ka marrë pistoletën dhe ka vrarë me…

Read More

24 shtetas shqiptarë që ndodhen në burgun e Korfuzit në Greqi janë futur në grevë urie që prej disa ditësh. Sipas Ambasadës Shqiptare në shtetin helen, e cila është interesuar për gjendjen e tyre, mësohet se ata e kanë nisur greven pasi nuk jane dakord me ndryshimet e fundit që i janë bërë Kodit Penal grek. Gjithashtu, të dënuarit dhe paraburgosurit shqiptarë kërkojnë të kenë të drejtën për të zgjedhur vetë punonjësit socialë, mjekët dhe infermieret që i ndjekin. Grevistët kanë refuzuar dhënien e listës me emrat e tyre pranë ambasadës shqiptare në Athinë, sikundër edhe kontaktin e diplomatëve shqiptarë…

Read More

Me një amendament të ri të dorëzuar nga Ministri i Emigracionit dhe Azilit, Dimitris Kairidis, Greqia parashikon që emigrantët nga vendet e treta, të cilët kanë qëndruar në vend pa leje për tre vjet deri më 30 nëntor 2023, tani kanë të drejtë të marrin një leje qëndrimi të ligjshme nga Sekretariati i Administratës së Decentralizuar. Deri më sot emigrantët e paligjshëm, pra ata që nuk kishin aplikuar për azil ose ju ishte refuzuar kërkesa, mundeshin vetëm në kushte shumë strikte të kërkonin leje qëndrimi dhe veçanërisht vetëm nëse plotësonin 7 vite pranie të vazhdueshme në vend. Tashmë thjeshtësohen kushtet dhe ata që kanë hyrë ilegalisht deri më 23.11.23 dhe kanë 3 në…

Read More

Sokol Mjacaj nuk ka pranuar që të dorëzohet deri në momentin kur atje ka vajtur drejtori i Burgut të Peqinit. Më pas kanë nisur negociatat mes palëve. Sipas burimeve, Mjacajt i janë hedhur prangat brenda në qeli. Ai ka lidhur me pranga njërën dorë dhe prangën tjetër e ka me hekurat e dritares. Më pas Sokol Mjacaj ka hedhur pistoletën me mulli që kishte në dorë. Pasi ka larguar armën kanë hyrë Policia e Burgjeve, që kanë bërë arrestimin e tij. Sipas ligjit brenda në burg nuk mund të ndërhyjë RENEA, por strukturat e specializuara në IEVP. Kujtojmë se nga…

Read More

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni thotë se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, që mori për shqyrtim paktin për strehimin e emigrantëve ilegalë në vendin tonë. Meloni u shpreh në një prononcim për mediat, se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë nuk cënon paktin mes dy vendeve, ndërsa shtoi se “nuk ka një plan B”, në këtë moment. Ironikisht, ndryshe nga fqinjët grekë, Meloni është shprehur se respekton vendimet e organeve të një vendi sovran, ndryshe nga presioni mbytës i Athinës zyrtare për Fredi Belerin. “Nuk mendoj se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë ndikon në paktin me Italinë,…

Read More

Nga Ani Jaupaj Suzana, Handani dhe Nermini, sot janë të shtyra në moshë, por dikur, vajza nga një familje e kamur, ato kishin secila nga një dhunti: në tenis, muzikë dhe gjuhë të huaja. Edhe pse fis me ish-diktatorin Enver Hoxha, pas arratisjes së të vëllait, ato do të internoheshin në fshatin Savër të Lushnjes. Nga aq pak sa kujtojnë, ato tregojnë kohët, kur Enver Hoxha hynte e dilte në shtëpinë e tyre, derë më derë në lagjen Palorto në Gjirokastër, për të dëgjuar radion në stacionet e huaja. Ndërsa babai i tij, xha Mullai, u administronte pronat që kishin…

Read More

Një person ka mbetur i vdekur dhe 26 të tjerë të plagosur, kur një anëtar i këshillit të një komune në Ukrainë u fut në një ambjent ku po mbahej një mbledhje dhe hodhi dy granata dore. Personat që ishin të pranishëm po zhvillonin një debat të nxehtë rreth buxhetit të vitit të ardhshëm, ndërsa mbledhja po transmetohej live në Facebook. Pamjet kur autori futet krejt i qetë, njerr nga xhepat lëndët plasëse dhe i hedh drejt kolegëve të tij, kanë bërë xhiron e rrjetit në të gjithë botën. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për motivin e ngjarjes.

Read More

Dhjetë vjet pas aksidentit dramatik që ndodhi në pistën e skive Meribel ku protagonisti fatkeq ishte Michael Schumacher, kanë ardhur disa lajme në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore. Përveç dy gabimeve të supozuara të kryera atë ditë të zbuluara nga gazetari Jens Gideon, historia që përfshin ish-pilotin e Ferrarit është pasuruar me detaje të reja rrëqethëse. Ish-menaxheri i skuderisë së kuqe, Jean Todt, ka folur për gjendjen e shtatë herë kampionit të botës gjatë një interviste të fundit për L’Equipe. Todt ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të ngushtë me Michael Schumacher dhe tani në një intervistë për L’Equipe…

Read More

Kryeministri Edi Rama, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të takohen këtë fundjavë në Romë. Kështu raportojnë mediet e huaja. Takimi do të zhvillohet nesër në rezidencën e kryeministres italiane dhe në fokus të diskutimeve do të jetë emigracioni i paligjshëm. Zyra e Sunak tha se takimi do të “përqendrohet në përpjekjet e përbashkëta për të trajtuar emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar”. Si Meloni ashtu dhe Sunak kanë marrëveshje me Shqipërinë në përpjekje për të adresuar emigracionin e paligjshëm. Sipas marrëveshjes me Britaninë, të nënshkruar një vit më parë, shqiptarët që…

Read More

Në ambientet e Piramidës në Tiranë ka ngritur siparin edicioni i shtatë i “Balkan Film Market”, duke sjellë këtë vit 150 kineastë dhe producentë nga Europa.Drejtori i Agjencisë së Industrisë Kreative, Bashkia Tiranë, Jonid Jorgji shprehet se kryeqyteti shqiptar është kthyer në kryeqendrën e kinematografisë së rajonit. Ai theksoi se ky event do të bëjë bashkë producentë dhe kineastë nga shumë vende të europës duke hapur rrugë të reja bashkëpunimi me artistët shqiptarë. “Unë vij nga një gjeneratë e viteve ‘90 ku jeta filmike ose jeta e kinematografike e Tiranës ka qenë pothuajse e vakët, pothuajse zero. Në kinema pothuajse…

Read More