Author: tirana

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për mediet pas ngjarjes së rëndë që tronditi vendin pasditen e sotme. Sokol Mjacaj qëlloi me armë brenda qelisë në burgun e Peqinit Arben Lleshin i cili humbi jetën. Arma dyshohet se u fut me dron në burgu i sigurisë së lartë. Sakaq, urdhri për të vendosur Mjacajn në regjimin 41 bis u dha ditën e sotme nga ministri Manja. Ky i fundit deklaron se situata e rendit është nën kontroll. Ulsi Manja: Dua të ngushëlloj familjarët e viktimës, i uroj shërim të shpejtë të lënduarit tjetër. Garantoj familjarët e të dënuarve në…

Read More

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarje e rëndë e ndodhur në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjaca qëlloi për vdekje Arben Lleshin në qelinë e tij, ndërsa me viktimën ndodhej edhe Ilir Shaqja , i cili mbeti i plagosur në këmbë nga plumbat. Të tre të përfshirët në ngjarje, janë të dënuar më burgim të përjetshëm, për vepra të ndryshme penale. Mjacaj ka qenë në ajrim dhe pasi është kthyer, është afruar në qelinë ku ndodhej Arben Lleshi bashkë me Indrit Shaqen, e ka thirrur në emër dhe më pas ka qëlluar me 3 plumba nga dritarja e derës…

Read More

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur në Tiranë, ku më pas një 16-vjeçar ka goditur dhe plagosur me thikë dy 18-vjeçarë. Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, i cili menjëherë pasi i ka plagosur është arratisur. Dy të lënduarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Plagosi me mjet prerës thikë dy shtetas të moshës 18 vjeç dhe u largua, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacioneve të marra se ditën e sotme, në rrugën “Asim Vokshi”, gjatë një…

Read More

Në Tiranë u mbajt për herë të parë Asambleja e Përgjithshme e Rrjetit Europian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ), nën kujdesin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, që është anëtar i këtij Rrjeti, me pjesëmarrjen e delegacioneve të inspektorateve të Drejtësisë të Rumanisë, e cila ka presidencën e RESIJ, të Francës, Italisë, Belgjikës, Bullgarisë, Spanjës e Portugalisë. Në fjalën përshëndetëse, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani falenderoi kolegët e vendeve të Bashkimit Evropian, që vendosën pranimin e ILD-së në RESIJ, si anëtar me të drejta të plota. “Vendimmarrjen tuaj për të anëtarësuar institucionin e Inspektorit të Lartë…

Read More

“Dyshohet se ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me një mashkull. Një burrë që vret një grua është grua, nuk është burrë”,-kështu u shpreh Arjan Curri në “Top Story” në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, duke iu referuar Naim Murselit. Pas kësaj deklarate që bëri bujë të madhe në media ka reaguar Behgjet Pacolli, i cili shprehet se familja e tij po e përjeton shumë, sidomos djali, i cili siç pretendon ish-presidenti, po bullizohet nga shokët në shkollë. Ndër të tjera ai e paralajmëron Arjan Currin, se do të marrë masa ligjore ndaj tij dhe deklaratave të bëra. “Pas një…

Read More

Pas një konflikti mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm gjatë ajrimit në Burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj ka qëlluar me armë zjarri, Arben Lleshin, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital dhe ka plagosur në këmbë, Indrit Shaqen. Dyshohet se gjithçkaka qenë e mirëmenduar nga organizatori, Sokol Mjacaj dhe se arma mund të jetë futur me dron në ambientet e burgut. Indrit Shaqja, akuzohet për grabitjen me pasojën vdekjen e dy të moshuarave Gjinovefa dhe Elsa Vava më 2 shtator të vitit 2014 në Durrës. Pas ngjarjes, Shaqja u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe u arrestuar në…

Read More

Dyshimet se Olta do të bëhet nënë sërish u hodhën pas paraqitjes së saj disa javë më parë në Tuz të Malit të Zi, për premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” ku vihej re barku i saj i rrumbullakosur. Por lajmi është konfirmuar dhe Olta Gixhari është në pritje të ëmbël, shkruan Iconstyle. Së fundmi, Olta ishte edhe në Spanjë ku bëri disa analiza, moment të cilin e ndau edhe me ndjekësit në Instagram. Kujtojmë që ajo është nënë e një djali, i cili quhet Amar.

Read More

Sekretariati i Etikes përjashtoi me 10 ditë nga seancat deputetët e Partisë Demokratike, Edmond Spaho, Kastriot Piroli dhe Saimir Korreshi. Vendimi vjen një ditë pas kaosit dhe dhunës një ditë më parë brenda ambienteve të Parlamentit, ku deputetët demokratë u përplasën me gardën dhe ndezën tymuese brenda sallës së seancave. Kjo është hera e fundit që aplikohet rregullorja e vjetër e Kuvendit, pasi dje u votua rregullorja e re ku përjashtimet do të jenë 30 apo 60 ditë. 

Read More

38-vjeçarja SHKODRANE në fshehtësi i vendos burrit GPS në makinë, nisin hetimet për… Marrëdhënia në çift shpesh shoqërohet edhe me xhelozi. Janë një sërë shkaqesh që bëjnë që ndonjëherë të mos i besosh partnerit. Kjo si duket ka ndodhur edhe me një grua shkodrane. Një 38-vjeçare kishte vendosur fshehurazi një pajisje gjurmuese në makinën e bashkëshortit. Për këtë, gruaja pritet të hetohet nga Policia e Shkodrës. GPS u gjet në mjetin e partnerit të shtetases me iniciale O.H.. Gruaja është vënë nën hetim, teksa Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër,…

Read More

Është vetëdorëzuar Sokol Mjacaj, i dënuari i cili dyshohet se qëlloi dy të dënuar të tjerë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit. Mjacaj është vetëdorëzuar dhe ka pranuar të flasë me hetuesit. Mjacaj thuhet se ishte mjaft i revoltuar me vendimin për transferimin e tij në regjimin 41 bis. Më herët, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kishte urdhëruar për vendosjen e Sokol Mjacajt në regjimin 41 bis. Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në fshatin Prekalë të Shkodrës, pritej të izolohej në regjimin 41 bis. “Asnjë tolerancë! Do të zbatoj…

Read More

Kur kanë kaluar 42 vjet nga vdekja e ish-Kryeministrit Mehmet Shehu, krahut të djathtë të Enver Hoxhës autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) deklasifikon mbi 30 mijë faqe dokumente nga arkiva e ish-Sigurimit, të cilat janë krijuar për të dhe familjarët e tij. Këto dokumente të deklasifikuara janë në shërbim të studiuesve. Për historiografinë komuniste Mehmet Shehu, Kryeministri i Shqipërisë prej më shumë se 3 dekada nga besnik i partisë së punës, duke u gdhirë 18 Dhjetori i vitit 1981 kur u gjet i vrarë në shtratin e tij u kthye nga mjetet e propagandës së…

Read More