Tre të dënuar me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, Ilir Xhakja dhe Arben Leshi, janë përplasur në zonën e ajrimit në burgun e Peqinit. Gjatë përplasjes ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku ka mbetur i plagosur Ilir Xhakja dhe sipas News 24, Arben Lleshi ka humbur jetën. Kush është Arben Lleshi? Arben Lleshi, nga fshati Laç-Bruçi i Matit, është autori i vrasjes së Agim Hoxhës, në 10 prill 2012. Sipas lajmit publikuar nga mediat britanike, Hoxha u vra në një apartament në qytetin anglez të Southempton por trupi i tij u dogj dhe u gjet në një makinë…
Author: tirana
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka sqaruar situatën në burgun e Peqinit, ku tre të burgosur me dënim të përjetshëm, janë përplasur deri sa ka patur edhe të shtëna me armë. Në njoftimin e saj, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, thotë se nga konflikti mes të dënuarve kanë mbetur të plagosur dy prej tyre. Më tej sqarohet se nuk është lënduar asnjë gardian, staf policor apo civil.
Tre të dënuar me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, Ilir Xhakja dhe Arben Lleshi kanë përplasur në zonën e ajrimit. Gjatë përplasjes ka pasur të shtëna me armë dhe dy persona janë plagosur rëndë. Raportohet se ka pasur tentativa për të marrë peng punonjësit e kuzhinës, ku edhe punonin disa prej të dënuarve. Drejt vendngjarjes janë nisur forcat RENEA dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.
Policia ka identifikuar autorin e të shtënave me armë ndaj një automjeti ditën e djeshme në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasin Andrea Bregasi, i ditëlindjes 09.12.1992, banues në Tiranë. Njoftimi: Lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, më datë 14.12.2023, rreth orës 06:50, në rrugën “Don Bosko”, ku një person që lëvizte i vetëm në këmbë, ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit “Benz”, me drejtues shtetasin R. Z., dhe pasagjerë shtetasit R. Z., dhe R. Z., ju informojmë se: Strukturat e DVP Tiranë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me…
Nuk është për t’u habitur që çdo objekt i përdorur nga Lionel Messi në karrierën e tij rivlerësohet me çdo minutë që kalon, derisa praktikisht të bëhet një relike e denjë për t’u ekspozuar në një muze. Ky është rasti i gjashtë prej fanellave që argjentinasi ka veshur në Botërorin e Katarit, të cilat janë shitur këtë të enjte për 7.8 milionë dollarë në Neë York. Fanellat e tetë herë fituesit të “Topit të Artë” janë nxjerrë në ankand nga shtëpia njujorkeze “Sotheby’s” për një shumë pak mbi 7 milionë euro. Një shifër e tepruar, por e arsyeshme, duke marrë…
Firmat e mëdha të duhanit, duke përfshirë ‘Philip Morris International’ dhe British American Tobacco – BAT, që prej kohësh ofrojnë dhe produkte të tjera të nikotinës kanë më shumë për të humbur nëse alternativat e duhanit përballen me të njëjtat rregulla si cigaret. Organizata Botërore e Shëndetësisë u bëri thirrje qeverive që të aplikojnë kontrolle të stilit të duhanit për vape-t, duke thënë se ata po i bëjnë përdoruesit e rinj të varur nga nikotina. Kjo mund të shkaktojë probleme për kompanitë e duhanit që zhvillojnë produkte alternative të nikotinës, pasi kufizimet më të forta dhe një ndërgjegjësim në rritje për…
Karl Marksi dhe Konfuci mund të kenë jetuar 2400 vjet larg njëri-tjetrit, por në televizionin shtetëror kinez ata shëtisin së bashku nëpër një akademi të lashtë kineze. Në një korije bambush të ndriçuar nga dielli, një grup studentësh piktorë ftojnë dy filozofët të jenë modelet e tyre. Teksa të rinjtë pikturojnë, Marksi dhe Konfuci bisedojnë. Ata janë të impresionuar nga trenat me shpejtësi të lartë të Kinës, ndër të tjera. Kur zbulohen portretet, mendimtarët habiten. Marksi përshkruhet me një mantel të dinastisë Tang; Konfuci portretizohet me një kostum perëndimor dhe kravata. Por të dy janë të kënaqur. “Unë kam qenë…
Gjykata e Posaçme vendosi të pushojë padinë e kryebashakiakut të Tiranës, Erion Veliaj ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit akuzohej nga Veliaj për “shpifje”, akuzë, e cila u hodh poshtë nga gjyqtari, Erjon Bani. “1. Viktima akuzuese, Erjon Veliaj, më datë 22.11.2023 ka paraqitur pranë kësaj Gjykate kërkesën për gjykimin e ҫështjes penale me objekt: Deklarimin fajtor të të akuzuarit Sali Berisha për kryerjen e kundërvatjes penale të “Shpifjes”, të kryer botërisht në dëm të viktimës akuzuese Erion Veliaj, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.
Sali Berisha ka hedhur hapa të drejt në drejtim të “luftës” së tij me SPAK. Ai ka paralajmëruar padi ndaj prokurorëve të SPAK, pasi sipas tij kanë falur Veliaj dhe Ramën për aferën e Inceneratorëve. “Personalisht çdo bashkëpunëtori i kam kërkuar që dokumentet t’i dorëzojë në SKAP, por kjo taktikë do rishqyrtohet sepse konstatojmë se ato janë fshehur dhe përdoren për manipulim apo informohet i hetuari. Duke mos thënë se do ndërpritet plotësisht ky proces, do ketë modifikimet e veta. Sepse ne do fillojmë, që ta dini ju, të ngremë paditë penale ndaj skapistëve. Amnistia e Erion Veliaj është krimi…
“Tani ne fillojmë stinën e protestave”, tha Sali Berisha në një konferencë për gazetarët. Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri ka deklaruar se protestat që do të fillojnë të hënën, do të pasohen nga të tjera, të cilat i cilëson “zinxhir”. “Do të ketë një zinxhir protestash. Tani ne fillojmë stinën e protestave. Projekti modifikohet dhe fillohet me protesta, madje dhe sporadike me qëllimin më madhor që të shkohet drejt organizimeve më të fuqishme. Besoj se çdo njeri që kundërshton Edi Ramën është në këto protesta”, shprehet Berisha. Po ashtu Berisha ka deklaruar se kjo protestë nuk është për të, por…
Një tjetër i dënuar shkon në regjimin 41-bis. Sokol Mjaçaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë, ngjarje e ndodhur në korrik 2015 në zonën e Dukagjinit, në Shkodër është izoluar në regjimin e rreptë 41 bis. Lajmin e ka njoftuar vetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili thotë se Mjaçaj ka cenuar sigurinë e institucionit, por pa dhënë më shumë detaje. “Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cenojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në…
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ishte i ftuar në kanalin turk “TRT World” ku foli për edicionin shumë të mirë të Shqipërisë në fushatën kualifikuese. Duka tha se suksesi i Kombëtares erdhi si rrjedhojë e punës së mirë të bërë ndër vite. Ai vlerësoi edhe investimet e bëra në infrastrukturë, ku veçoi qendrën stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” duke e cilësuar si më të mirën në Ballkan, ndërsa nënvizoi se në këtë kualifikim të Kombëtares në EURO 2024 kanë meritë të gjithë. Përsa i përket finaleve të Europiani, Presidenti Duka tha se objektivi kyresor është kualifikimi në raundin tjetër. Çfarë…