Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga seanca plenare të deputetëve të PD-së, konkretisht të Saimir Korreshit, Edmond Spahos dhe Kastriot Pirolit, kjo pasi krijuan kaos në Kuvend e ndezën tymuese në seancën e së enjtes, duke mos lejuar zhvillimin normal të punimeve të ditës. Mes tymueseve PS-ja miratoi dje (14 dhjetor) rregulloren e re e cila përjashton me 2 muaj deputetët që shkaktojnë kaos në Kuvend. A do të jenë tre deputetët, ata që do të preken nga kjo rregullore? Seanca zgjati vetëm 8 minuta, ndërsa 13 deputetët e përjashtuar për më shumë se një orë e gjysmë, në përpjekje…
Author: tirana
SPAK-u kërkon 3 vite e 6 muaj burg për Lefter Allën, ish-kreu i Bashkisë së Bulqizës. Nga gjykimi i shkartuar 2 vite e 4 muaj dhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik. Për ish-nënkryetaren e Bashkisë, Enkeleda Lleshi kërkohet 3 vite burg me gjykim te shkurtuar 2 vite dhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtroje asnjë funksion publik. Për Rubin Kolën, 2 vite burg me gjykim te shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos të ushtrojë asnjë funksion publik. Lefter Alla akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera”…
Nën hetim nga Policia është vënë një grua në Shkodër, pasi dyshohet se kishte vendosur fshehurazi një pajisje gjurmuese në makinën e bashkëshortit. GPS u gjet në mjetin e partnerit të shtetases me iniciale O.H., ndërkohë që ka nisur hetimi nga policia për ngjarjen. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Nisur nga ulja e temperaturave, disa zona janë mbuluar nga bora. Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur sot se gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar në akset Kukës-Shishtavec, Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Korçë-Dardhë. Mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës në këto akse rrugore. ARRSH bën me dije se qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale “Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.
Këtë të dielë, do të mbahen zgjedhjet e parakohshme paralamentare në Serbi. Por mbrëmë mijëra serbë protestuan në Beograd dhe i bënë thirrje zgjedhësve të dalin masivisht në votime për të mbështetur ndryshimin. “Ne kemi udhëtuar 5000 kilometra, kemi biseduar me njerëz dhe ajo që mund t’ju themi është se Serbia ka filluar të zgjohet. Serbia nuk është i njëjti vend si dy vjet më parë, as nuk është i njëjti vend si dje. Serbia është duke u zhvilluar. Nuk jemi të sigurt nëse është zgjuar mjaftueshëm, por do ta zbulojmë më 17 dhjetor”. Protestuesit e shohin masivitetin në votime…
Një këngëtar brazilian humbi jetën në mënyrë tragjike. Pedro Enrique, 30-vjeç u shemb në tokë, teksa ishte duke kënduar. Ngjarja ka ndodhur në Vai Ser Tão Lindos e ndërsa askush nuk e kishte parashikuar atë që ndodhi për shkak se këngëtari në skenë dukej shumë në formë. Enrique u dërgua në një spital ku mjekët nuk ishin në gjendje të bënin asgjë për ta mbajtur atë në jetë. Sipas kompanisë diskografike të këngëtarit 30-vjeçar, vdekja e tij është shkaktuar nga një arrest kardiak. Enrique ishte i martuar dhe baba i një vajze e cila lindi më 19 tetor.
Që nga Reforma Territoriale e vitit 2015, pushteti vendor po përballet më vështirësi financiare që kanë lindur nga dobësitë në menaxhim dhe borxhet e trashëguara nga ish-komunat. Në vitin 2022 nga 61 bashki në të gjithë vendin 12 prej tyre ishin me probleme financiare dhe katër prej tyre ishin në vështirësi të mëdha sipas të dhënave që Kontrolli i Lartë i Shtetit që siguroi gjatë një auditi në Ministrinë e Financave. Bashkitë Dimal, Cërrik, Vorë dhe Kavajë janë në vështirësi financiare pasi detyrimet e prapambetura tejkalojnë 25% të shpenzimeve vjetore me 2022, ndërsa 8 bashkitë e tjera, Poliçan, Dibër, Tropojë,…
Catherine Woollard, Drejtorje Ekzekutive e Këshillit Europian për Refugjatët dhe të Mërguarit shpjegon për DW, problemet ligjore të marrëveshjes Rama-Meloni për ngritjen e qendrave pritëse për refugjatët në Shqipëri. Këshilli Europian për refugjatët dhe mërgimtarët,(ECRE -European Council on Refugees and Exiles) me qendër në Bruksel, ka shprehur rezerva lidhur me një sërë ҫështjesh që paraqesin nenet e marrëveshjes Rama-Meloni. Ky protokoll parashikon ngritjen e dy qendrave pritëse në Shqipëri për refugjatët nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme që kapen në det, para se të shkelin tokën italiane. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vendosi (13.12.2023) ta pezullojë ratifikimin e kësaj…
Mëngjesin e sotëm në qarkun e Korçës janë rikthyer sërish reshjet e borës. Në lartësitë mbi 1 mijë metër mbi nivelin e detit, reshjet e dëborës kanë qenë me intensitet mesatar. Në rrugët nacionale nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Në akset turistike drejt Dardhës dhe Voskopojës tarshesia e borës shkon deri në 5 cm, por rruga është e hapur dhe përshkohet pa vështirësi.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat ku dy persona dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me dy vajza. Bëhet fjalë për 33-vjeçari Ardit Nanon dhe 20 vjeçarin Andon Shoshari, të dy banues në Berat, të cilët kanë rënë në pranga të policisë. Ata dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 motra njëra 19 vjeçe dhe një të mitur 16 vjeçe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur me datë 7 dhjetor, por dy motrat kanë pasur frikë të bëjnë denoncimin. Ka qenë bashkëshorti i njërës prej vajzave që ka bërë kallëzimin në polici, e më…
Policia e Shtetit është në lëvizje. Mëngjesi i sotëm në Tiranë nisi me një skenë ideale për filmat aksion, por të rëndë për vetë thelbin. Një i mitur mbante në dorë një pistoletë lodër, dhe rreth vetes pa një grup me policë të cilin e shoqëruan drejt një komisariati në Tiranë. Lajmi që Policia bëhet grup për një pistoletë lodër është sa qesharake, por edhe tragjike sesi Policia kap qytetarin, dhe jo kriminelin.
Në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, tensionet janë një pjesë e pashmangshme e dinamikave të brendshme, dhe së fundmi situatat u bënë më të ndezura mes konkurrentit Ganiu dhe Miss Rose, të dy të nominuar këtë javë. Ganiu i cili nuk hezitoi të flasë hapur, iu drejtua Miss Rose-s me akuza të forta duke i thënë: “Po jap show, po bëj loja herë mirë e herë keq, e ju rrudheni sepse jeni false, artificialë. E ti që pin alkool e abuzon ditë e natë, se isha nëpër ndejat e tua dikur, je false”, duke aluduar në sjelljet e saj…