Author: tirana

Nga 16 dhjetori, qytetarët të cilët nuk i kanë regjistruar veturat në RKS-Republika e Kosovës, nuk do të lejohen të qarkullojnë në territorin e Kosovës me veturat që mbajnë targat me akronime serbe e që shteti i konsideron ilegale. Dita e sotme shënon ditën e fundit që të gjithë pronarët me targa si KM, PR, PZ, DE, UR e të tjera t’i kthejnë ato në targa të Republikës së Kosovës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, Nora Fetoshi, zëdhënëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme. “Pas përfundimit të këtij afati, pra pas datës 15 dhjetor, qytetarët të cilët nuk i…

Read More

Nëse muret e hotelit “Amigo” në Bruksel do të kishin veshë dhe do të mund të flisnin, do të tregonin shumë histori dhe sekrete. Mbrëmë kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndodhej aty në orën një, mes një gote shampanje dhe një shisheje vere të kuqe franceze. Pas më shumë se dy orësh bisedë, fillimisht me Macron dhe më pas edhe me, ajo mezi i përshëndeti kamerierët para orës tre të mëngjesit. Që kur Meloni mori detyrën ajo ka zgjedhur pa hezitim hotelin e preferuar nga Gjermania dhe Franca për samitet evropiane. Lokali është rinovuar së fundmi, me letër-muri që riprodhon periudhën…

Read More

Duke drekuar me një sanduiç në tregun qendror të Volendamit, një port në veri të Amsterdamit, Gerald, 24 vjeç, ishte i qartë për zgjedhjen e tij në zgjedhjet holandeze të muajit të kaluar. “Votova për Wilders, dhe shumë nga miqtë e mi votuan po ashtu,” tha ai. “Dua të jetoj përgjithmonë me prindërit e mi. Unë dua shtëpinë time dhe të jem në gjendje të siguroj familjen time më vonë. Wilders dëshiron të kuptojë krizën e strehimit dhe të përmirësojë kujdesin tonë shëndetësor. Këto janë temat më të rëndësishme për mua”. Nëse të gjithë ata që votuan në zgjedhje do…

Read More

Mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga kantieri i Automotoparkut në Elbasan, ku shkruan se po ndërtohet një platformë e re ultramoderne, e cila do t’i shtojë Shqipërisë një motor tjetër për ekonominë e saj. ”MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i Automotoparkut në Elbasan, ku po ndërtojmë një platformë të re ultramoderne, e cila do t’i shtojë Shqipërisë një motor tjetër për ekonominë e saj, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

US News and World Report, ka listën me 10 vendet më të mira me cilësinë më të lartë të jetës. Faktorët e konsideruar përfshijnë një treg të fortë pune, stabilitet ekonomik, miqësi ndaj familjes, barazi të të ardhurave, stabilitet politik, siguri dhe sisteme të mirëzhvilluara të shëndetit dhe arsimit publik. 10-Zelanda e Re 9-Gjermania 8-Australia 7-Holanda 6-Zvicra 5-Finlanda 4-Danimarka 3-Kanada 2-Norvegjia 1-Suedia

Read More

Kur pushtimi i Ukrainës nga Rusia u kthye në luftë, në Moskë, një rus të ri me emrin Karabas e kaploi dëshpërimi. I tronditur nga ajo çfarë po u ndodhte ukrainasve në pjesët e pushtuara nga Rusia, ai vendosi të veprojë, të veprojë kundër Rusisë, atdheut të vet, vendit të vet. Karabas tha se e dinte se çfarë po bënte në ato çaste, ishte diçka e madhe. Ai i mblodhi plaçkat dhe vendosi ta gjejë një mënyrë për të mbërritur në Ukrainë për t’iu bashkuar trupave të Kievit që po luftonin kundër forcave ruse. Iu desh gati një vit kohë…

Read More

Këtë të premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira më të përqendruara në relievet malore. Në zonat malore të vendit në lartësinë mbi 700-800 metra reshje të bore të herëpashershme me intensitet të ulët. Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 14m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Read More

Dashi Duhet të bëni shumë kujdes, veçanërisht nëse përplaseni me një person armiqësor dhe të ashpër. Duke ju njohur, do ta pranoni sfidën me entuziazëm, por përpiquni të jeni veçanërisht të kujdesshëm, përndryshe mund të bëni disa hapa të dështuar. Demi Do të jetë një ditë që do t’ju japë mbështetje në dashuri dhe marrëdhënie ndërpersonale, e cila do të kundërpeshojë efektet negative të Venusit të kundërt. Në punë ju pret një rikuperim i madh dhe mundësia për të marrë edhe një hakmarrje të vogël. Binjakët Do t’ju duhet të vazhdoni t’i bëni thirrje durimit që mund të gjeni brenda…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se me vullnetin e shqiptarëve, do të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 2025. Deklaratën, Berisha e bëri në studion e Opinion, ndërsa shtoi se pas fitores së zgjedhjeve do të ketë referendum për kryeministrin. “Me vullnetin e shqiptarëve, pa asnjë mëdyshje. Pas fitores së zgjedhjeve do të ketë një referendum për kryeministrin. Sali Berisha nuk ndërron kushtetutën por ka premtuar se do t’u japë mundësi zgjedhësve të rivotojnë”, tha Berisha.

Read More

Kryebashkiaku Erion Veliaj, duke folur për akuzat në lidhje me inceneratorin e Tiranës, tha se ndërgjegjen e ka të pastër. Gjatë intervistës për emisionin “Real Story” në ABC Neës me gazetarin Sokol Balla , ai theksoi se fabrikimi ndaj tij ka qenë i përmasave qesharake, që mund të ‘çmontohet’ me dokumentet. “Ndryshon edhe si model nga Elbasani dhe Fieri edhe për faktin se intensiteti i vëmendjes për kryetarin e bashkisë së Tiranës nga opozita është më i madh, por edhe fabrikimi është më i madh. Edhe fabrikimi është i përmasave qesharake që çmontohet me tre fletë ndaj ndërgjegjen e kam…

Read More

Ministria e Drejtësisë ka përmbyllur fazën e shqyrtimit analitik të përputhmërisë së legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja falënderoi ekipin e ministrisë që udhëhoqi procesin e shqyrtimit analitik të legjislacionit. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘facebook’, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bën me dije se ministria që drejton koordinoi 89 institucione në 65 takime përgatitore, 4 takime teknike me Komisionin Evropian. Ai shprehet se më tej pritet që Bashkimi Europian të çelë zyrtarisht negociatat për grup-kapitujt e parë “Themeloret”.

Read More

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka publikuar videon e arrestimit të mjekut të Akademisë së Sigurisë, Arjan Xhaferraj, i cili sipas hetimeve të kryera, dyshohet se u merrte ryshfet 1 mijë deri në 2 mijë lekë studentëve të akademisë për t’u dhënë raport mjekësor fiktiv. Sipas njoftimit, janë dokumentuar deri në 45 raste të tilla të ndërveprimit korruptiv.

Read More