Analisti Erl Murati thotë se do ishte absurde nëse Sali Berisha do t’i linte partinë Argita Berishës, vajzës së tij. Për të është paradoks që ish-kryeministri ta kthente partinë në pjesë të trashëgimisë biologjike. Sa i përket Argita Berishës, Murati u shpreh se ajo nuk ka karrierë politike për ta merituar atë vend, aq sa mund të kenë të tjera figura në PD që kanë kontribuuar për vite me radhë. “Nuk ka asgjë negative që një anëtare e PD e vjetër si Argita të mbajë fjalim në Kuvend, do ishte e pakuptueshme, absurde dhe paradoks që Berisha të vendoste ti…
Author: tirana
Bashkimi Europian vendosi të hapë negociatat e pranimit në Union për Ukrainën dhe Moldavinë. Për këtë vendim ka reaguar këtë të premte Rusia. Por zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se ky vendim mund të çojë në destabilizimin e Bashkimit Europian. “Negociatat për t’u bashkuar me BE mund të zgjasin me vite ose dekada. BE ka pasur gjithmonë kritere strikte për pranimin dhe është e qartë se për momentin as Ukraina dhe as Moldavia nuk i përmbushin këto kritere. Është e qartë se ky është një vendim absolutisht i politizuar, dëshira e BE-së për të demonstruar mbështetje për këto…
Veç edhe 2 ditë kanë mbetur nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi, ku shqiptarët atje do të marrin pjesë me dy lista, tabori i PVD-së dhe ai i APN-së. Lista e APN-së kryesohet nga Visar Memeti, shef i kabinetit të kryetarit të Preshevës. Memeti në një prononcim për ”Tirana News”, shprehet se Preshevën e kanë përfaqësuar individ të korruptuar, duke u bashkërenduar me Serbi natën dhe sipas tij, për të “qarë” më pas ditën me shqiptarët. Thirrja që ai bën është që të mos votohet më dikush që punon për serbët, por për shqiptarët.…
Ish-Prefekti i Kukësit, Granit Gjana është paraqitur këtë të pretme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjana u pezullua nga detyra disa ditë më parë dhe ishte vetë që dha dorëheqjen si Prefekt, pasi është nën hetim nga SPAK për një çështje që ta bëjë me detyrën e tij kur ishte nënkryetar i Bashkisë Kukës. SPAK e akuzon atë për shkelje të barazisë në tendera. Pas akuzës, Gjana dha dorëheqjen si prefekt duke thënë se do të përballet me drejtësinë si qytetar i lirë.
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka folur për motivet që e çuan Naim Murselin në ekzekutimin e bashkëshortes së tij, Liridonës. Sipas ekspertit, një pistë e re ka dalë në sipërfaqe dhe që lidhet me zhdukjen e shoqes shqiptare të Liridonës në Suedi. Sipas Elezit, shoqja e Liridonës mund të ketë poseduar sekretin që mund të çonte në burg Naim Murselin, apo persona të lidhur me të. Eksperti aludon se Liridona mund ta ketë kërcënuar me nxjerrjen e sekretit dhe i ka kërkuar tërheqjen e divorcit, çka mund të ketë sjellë dhe vrasjen. ”Një grua shqiptare në Suedi është zhdukur…
Nga Lorenc Vangjeli Po sikur përpara seancës së Kuvendit që do të vendosë fatin e imunitetit të Berishës, pasardhësi i tij jetëgjatë në detyrë të thoshte: “Vota ime është kundër arrestit të paraardhësit tim? Shqipëria nuk ka luksin që të ketë një kryetar të dytë opozite në burg, si Fatos Nano tre dekada më parë! Drejtësia të bëjë punën e saj, të hetojë gjithçka mendon në ngarkim të Berishës, por ta bëjë këtë duke e lënë në gjendje të lirë Saliun”. Edi Rama mund të rendisë një mori arsyesh të tjera, por edhe mund të zgjdhë të japë bindjen e…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të premte po mban fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku e nisi me sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë, ku u vra heroi Afrim Bunjaku. Osmani tha se viti 2023 ishte vit i ballafaqimit me vështirësi, në veçanti në fushën e sigurisë, ku përmendi sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, për të cilin tha se ishte situata më e rrezikshme që nga shpallja e pavarësisë. “Një grup terrorist i financuar, trajnuar dhe mbështetur nga Serbia e mbi të gjitha i urdhëruar nga lidershipi i këtij shteti, kreu akt agresioni me…
Përfaqësuesja e Shqipërisë në “Miss Universe 2023”, Endi Demneri dhe producenti i “Miss Universe Albania & Kosova”, Eduart Deda, treguan një incident që ju kishte ndodhur në El Salvador. Historinë e nisi Deda duke u shprehur se incidentin e krijoi Demneri, pasi i duhej të përshëndeste fansat. Gjatë këtij momenti, përplasen 3 makina dhe sipas producentit, kjo ndodhi sepse ata ishin “duke parë Endin”. Nga ana tjetër, Miss-i tregoi se personat që ishin pjesë e aksidentit i thanë: “Nuk na intereson fare ana materiale, na intereson që ne na pa një Miss dhe na dha një vëmendje”. U përplasën 3…
Më 18 dhjetor, Sali Berisha pritet të përballet me Këshillin e Mandateve për heqjen e imunitetin gjatë ditës së hënë, deputetët e Partisë Demokratike do të mungojnë në këtë mbledhje. Gjatë raportimit të Berishës përballë deputetëve të PS-së në Kryesinë e Kuvendit, janë ftuar mbështetësit për të protestuar jashtë sallës së ndërtesës. Deputetët e grupimit të Gazment Bardhit nuk do ta mbështesin protestën që pritet të zhvillohet gjatë ditës së hënë. SPAK-u kërkoi ashpërsim të masës ndaj Sali Berisha pasi ai refuzoi të paraqitej dy herë në muaj pranë Policisë Gjyqësore me pretendimin se ishte shkelur Kushtetuta pa marrë më…
Lufta për kreun në distancë mes Partizanit dhe Egnatias vijon. Java e 17 në Kategorinë Superiore është e ndarë në dy ditë. Të shtunën Partizani udhëton në Kukës me objektivin e vetëm, fitore! Pas 5 barazimeve radhazi, të kuqtë kërkojnë të kthehen tek suksesi dhe ndaj verilindorëve nuk ka justifikime. Vlerësim maksimal për këtë takim, ka dhe trajneri i Partizanit Arbër Abilaliaj i cili theksoi se demat do të bëjnë çmos për të marrë maksimumin. Egnatia përballet me Dinamon në stadiumin “Niko Dovana”. Kryeqytetasit në 5 ndeshjet e fundit, kanë humbur vetëm një dhe kanë treguar se nuk dorëzohen lehtë.…
Prestigjiozja greke “Kathimerini” ka bërë një artikull të titulluar “Berlini, Edi Rama dhe prapaskenat”, duke analizuar faktin përse Kancelari gjerman Olaf Scholz mbështet anëtarësimin e Shqipërisë dhe është kundër vetos që ka vendosur Greqia. “Mbështetja e Kancelarit Olaf Scholz për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, ndërkohë që ai ishte në dijeni të vetos greke që lidhet me betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, nuk ishte një rrufe në Athinë. Javët e fundit kanë mbërritur mesazhe nga Berlini dhe Uashingtoni që Athina duhet të tregojë se po negocion me Ramën. Përgjigjia nga Athina ishte e njëjta, që Fredi Beleri të…
Këtë të premte, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Nuk dihet ende se pse është thirrur në SPAK, Haki Çako.