Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ku nga përplasja ka marrë flakë një nga makinat. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar një 43 vjeçare. Njoftimi i policisë Shkodër: Pasditen e sotme, në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, automjeti me drejtues shtetasin L. L., 49 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 32 vjeç. Nga përplasja ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, automjeti që drejtonte 49-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjerja në të, shtetasja V. L., 43 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve.…
Author: tirana
Rithemelimi ka vendosur që të organizojë dy protesta, për të kundërshtuar arrestimin e Sali Berishës. Vendimi është marrë në Kryesinë e Rithemelimit të mbledhur mesditën e kësaj të enjte. Burime janë shprehur se ditën e hënë, datë 18 dhjetor në orën 11:30, do të mbahet një protestë tek Kuvendi i Shqipërisë. Gjithashtu një tjetër protestë do të mbahet edhe ditën e enjte, këtë herë tek salla e Parlamentit të Shqipërisë, ku do të zhvillohet dhe seanca parlamentare. “Aksioni do të zbresë në terren në mbrojtje te demokracisë. Opozitën nuk e likuidojnë dot”, janë shprehur gjatë diskutimeve, anëtarët e Kryesisë së…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar zhvillimet politike në vend. Tabaku u ndal tek aksioni opozitar në parlament, ku prej disa javësh deputetët e Partisë Demokratike po bllokojnë punimet e seancës plenare përmes kaosit dhe ndezjes së tymueseve. Tabaku tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk është dakord me këto mënyra se dhe një qëndrim të tillë ia ka shprehur dhe kolegëve si dhe Gazment Bardhit. “Unë nuk jam dakord për këto mënyra, ia kam thënë zotit Bardhi, ia kam thënë kolegëve, kemi diskutuar dhe me njëri-tjetrin. Ata mendojnë që e vetmja mënyrë për të tërhequr…
Tre njerëz u arrestuan në Danimarkë dhe një tjetër në Holandë nën dyshimin se po përgatitnin një sulm terrorist, tha Policia e Danimarkës të enjten. Policia nuk tregoi se cilat ishin motivet e të dyshuarve, apo nëse ato ndërlidheshin me militantët islamistë, apo grupet e ekstremit të djathtë. Shërbimi danez i Inteligjencës dhe Sigurisë, PET, tha në gusht se kërcënimi ndaj Danimarkës ishte rritur shumë pasi aktivistët kundër islamit i kishin njollosur disa kopje të Kuranit gjatë verës. “Hetimi ka zbuluar se një rrjet i njerëzve po përgatiste një sulm terrorist”, tha të enjten në Kopenhagë Flemming Drejer nga PET.…
Shpenzimet për kujdesin shëndetësor u rritën në të gjithë Europën gjatë pandemisë COVID-19, por Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) vlerëson se ato ranë në vitin 2022. Nëse punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe infermierët, veçanërisht paguhen në mënyrë adekuate, ka qenë një debat i gjatë për shumë vite . “Pandemia e COVID-19 dhe, së fundmi, kriza e kostos së jetesës, kanë sjellë vëmendje të mëtejshme për të ardhurat e infermierëve, me shqetësimet nëse shpërblimi është i mjaftueshëm për të tërhequr dhe mbajtur infermierët në profesion,” paralajmëroi raporti i OECD ‘Shëndeti në një vështrim 2023’. Në vitin 2021, ndërsa pagat…
Qeveria e Mitsotakis po kritikohet jo vetëm nga vendet e Bashkimit Evropian si Gjermania edhe Spanja për pengesat që po i vendos Shqipërisë dhe kushtet për lirimin e Belerit, por edhe nga faktorët opozitarë në vend. Syriza, paria më e madhe e opozitës në Greqi, akuzon Mitsotakis se po përdor arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës për përfitimet e tij. “SYRIZA mbështet në mënyrë të vendosur dhe të palëkundur perspektivën e anëtarësimit europian të Ballkanit Perëndimor. Fatkeqësisht, në vend të një strategjie të strukturuar në Ballkan, Greqia promovon politikën e Mitsotakis, e cila i jep përparësi interesave të tij…
SPAK ka reaguar në lidhje me marrjen në pyetje të gazetarit të kronikës Elton Qyno dhe kontrolleve në ambientet e banesës së tij. Prokuroria bën me dije se Qynon e kanë thirrur për t’u marrë në pyetje pas publikimit të shkrimeve që përmbajnë përgjime të personave të paidentifikuar në aplikacionin SKY Ecc. Njoftimi Prokuroria e Posaçme po kryen hetime në kuadër të procedimit penal nr.75 viti 2022 në kuadër të të cilit janë duke u hetuar persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për vepra penale të rënda dhe që kanë sjellë si pasojë vrasjen e disa personave, vepra penale të…
Një mjek i punësuar në Akademinë e Sigurisë në Tiranë është arrestuar ditën e sotme me akuzën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve. Prokuroria e Tiranës bën me dije se mjeku me inicialet A.X është vënë në pranga pasi në rreth 45 raste është vërtetuar se ka lëshuar raporte mjekësore të falsifikuara për studentët e Akademisë së Sigurisë, në mënyrë që këta të fundit të mos paraqiteshin në procesin mësimor. Gjithashtu është provuar se mjeku merrte nga 1000 deri në 2000 lekë për raportet që lëshonte. Njoftimi i plotë: Sot më datën 14. 12.2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ekzekutoi Vendimin…
Përveç ngjarjes së rëndë të marsit 2023 ku vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, Dan Hutra rezulton i përfshirë edhe në ngjarje të tjera të rënda, si vrasje. Hutra është marrë në pyetje nga një grup prokurorësh dhe oficerë të OPGJ të Policisë së Tiranës, por nuk ka qenë bashkëpunues me policinë dhe nuk ka pranuar përfshirjen e tij. Dan Hutra është një person me rekorde të pafundme kriminale në familje, teksa në vitin 2007 ai rezulton se kishte vrarë me thikë, bashkëshorten e tij të parë, ngjarje e ndodhur në Kukës. Ndërkohë në muajin mars të 2023…
I ftuar në një emision televiziv Bes Kallaku ka zbuluar “misterin” e momentit. Aktori i humorit, që shpesh eksperimeton edhe në muzikë, ka treguar se cfarë do të thotë “Sarile”, nga bashkëpunimi i tij i fundit me Mandi Nishtullën, që ka “cmendur” jo vetëm rrjetet sociale, por gati gjithë Shqipërinë. “Sarile sipas Mandi Nishtullës domethënë ‘të gjithë bashkë’.”- tregoi Besi, i cili ka rrëfyer gjithashtu si erdhi bashkëpunimi me Mandin, ndërkohë që “Sarile”-ja kishte nisur të kthehej në fenomen: “Deri dje ishte trending e 74-ta në botë. Ka qenë shumë virale në TikTok, Mandi pikërisht këtë frazë e ka thënë…
Një polic, rreth 50 vjeç ka qëlluar veten me armën e shërbimit në Tiranë. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Efketivi i policisë ishte i divorcuar dhe jetonte vetëm, ndërsa mësohet se ishte në borxhe.
Me 8 ndeshjet e luajtura të mërkurën në mbrëmje është kompletuar kuadri i ndeshjeve të fazës së grupeve të Champions. Tre muaj emocione dhe spektakël në duelet e transmetuara në platformën Tring të cilat kanë dhënë tanimë zyrtarisht 16 emra klubesh të cilat do të vijojnë garën në kërkim të ëndrrës për të qenë në finale e madhe të Uemblit në 1 qershor 2024. Me përjashtim të Milanit, nuk ka pasur surpriza të mëdha në fazën e grupeve sa i takon ekipeve të kualifikuara. Surpriza tjetër sa i takon renditjes është grupi D, aty ku Inter u rendit i dyti…