Ish-konkurentja e “Dancing with the Stars”, Juliana Nura e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” ka bërë edhe disa deklarata të forta. Ajo tha se Fifi do të jetë fituesja e “DWTS”, për shkak të historisë jo të mirë me televizionin pas pjesëmarrjes në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. Por e acaruar, këngëtarja i tregoi modeles se nuk e ka hequr ajo nga “DWTS” dhe as konkurentët e tjerë por sipas Fifit, Nura është skualifikuar nga gara pasi nuk është angazhuar shumë për të përmirtësuar performancën por thjeshtë ka folur. Ndër të tjera Fifi u shpreh se Juliana po…
Author: tirana
Pas kaosit në Kuvend, Sali Berisha shkoi në selinë blu, ku tha se Edi Rama është autori kryesor që Bashkimi Evropian nuk hapi negociatat me Shqipërinë. Në një deklaratë me gazetarët, Berisha tha se ishte pikërisht Rama ai që bllokoi për të disatën herë hapjen e negociatave, ndërsa shtoi se masa e radhës e partisë që ai drejton do të jetë pikërisht kërkesa për dorëzimin e mandatit të kreut të qeverisë. “Në deklaratën e liderëve të BE, të mbledhur në Bruksel me udhëheqjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, rezulton se Shqipëria mbetet në klasë. Prej një viti e gjysmë nga…
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me gazetarët, tregoi se gjatë samitit të djeshëm në Bruksel mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, ka folur edhe për Kosovën. Rama tha se ka bërë thirrje së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, që Këshilli Europian të heqë menjëherë të gjitha masat shtrënguese apo sanksionet që iu imponuan Kosovës. Fjala e plotë Kam prekur çështjen e procesit të normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës, më falni Serbisë sepse Shqipëria dhe Kosova e kanë kollaj dhe aty kam theksuar edhe në praninë e përfaqësues së shtetit të Republikës së Serbisë se me të njëjtën qartësi dhe…
Ministri i Financave, Ervin Mete në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar një ndryshim në buxhetin e vitit 2023, për plotësimin e paketës së solidaritetit. Ai përcaktoi kategoritë që pritet të përfitojnë nga kjo paketë, duke theksuar se do të ketë edhe një kompensim ushqimor për punonjësit e policisë, si dhe një shpërblim për 1100 punonjës të administratës shtetërore, përfaqësues në takimet bilaterale në kuadër të anëtarësimit në BE. “Pas dy bonuseve për pensionistët, plotësimin e kësaj pakete edhe për disa shtresa në nevojë. Paketa përfshin bonuse sociale në të njëjtën…
Shkëlzen Berisha ka mohuar që të ketë pasur një fletëthirrje për të qenë i pranishëm ditën e sotme në seancën për “Gërdecin”. Pas akuzave ndaj SPAK si një institucion i kapur nga kryeministri Edi Rama, Shkëlzen Berisha theksoi se në adresë të tij nuk ka mbërritur ftesë për t’u paraqitur për të dëshmuar! “Në lidhje me disa raportime mediatike për “mos paraqitjen” time si dëshmitar në gjykatë, më duhet të sqaroj se ne asnjë adrese timen fizike apo elektronike nuk ka mbërritur asnjë ftesë për t’u paraqitur për të dëshmuar! Pretendimet e SPAK, që janë qartaz në funksion të qëllimeve…
Kryeministri Edi Rama komentoi në një konferencë me gazetarët dhe vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Kreu i qeverisë e cilësoi vendimin e gjykatës normal dhe thjesht një procedurë standarde për marrëveshjet ndërkombëtare. “Është e sanksionuar në Kushtetutë, detyra e kësaj gjykate për të qëmtuar një marrëveshje ndërkombëtare. Nuk kam asgjë për të shtuar këtu pasi nuk lidhet me detyrat e mia”, tha Rama.
Një nga pikat e deklaratës së përbashkët të miratuar dje në Bruksel ishte dhe gjetja e zgjidhjeve për mosmarrëveshjet dypalëshe, pra të Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen ”Beleri”. Gjatë konferencës për shtyp, Rama tregon dhe çfarë diskutoi në Bruksel lidhur me ftohjen e marrëdhënieve me Greqinë. “Dallimi aktual mes nesh e Greqisë kam nënvizuar se kjo është çështje mes nesh dhe duhet ta trajtojmë mes nesh. Si Shqipëri ne nuk e shohim të lidhur as me procesin e negociatave as me përmbajtjen e marrëdhënieve tona me Greqinë që është partner strategjik dhe vend fqinj që duam të thellojmë bashkëpunimin dhe…
Operacioni “Sant Joan” në Spanjë, ka çuar në arrestimin e shumë të kërkuarit Lulzim Berisha. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare dhe pas arrestimit kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij. Në dhjetor të vitit 2021, Gjykata e Lartë vendosi se Lulzim Berisha, ish-drejtues i Bandës së Durrësit, duhet të rikthehet në qeli për të vuajtur dënimin edhe për 5 vite. Vendimi i Gjykatës së Lartë rrëzoi vendimin e Gjykatës së Apelit të Durrësit që kishte vendosur lirimin nga qelia të Berishës, dhe vuajtjen e pjesës tjetër të dënimit me shërbim prove. Berisha duhet të kryejë edhe…
98% e hoteleve, bujtinave dhe shtëpive pritëse në Korçë janë të rezervuara nga data 23 deri në datën 25 dhjetor. Edhe në fshatrat turistike të Dardhës dhe Voskopojës, këto data janë 100% plot, çka tregon se Korça dhe fshatrat turistike mbeten më të kërkuarit. Operatorët turistike Korçë, Dardhë e Voskopojë bëjnë të ditur se edhe për datat 30, 31 dhe 1 Janar janë të rezervuara masivisht. 2023 ka sjellë për Korçën dhe një rrritje të kapaciteteve akomoduese edhe në fshatin turistik Boboshticë si dhe Pazarin e Vjetër të Korçës.
Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin Ervin Mete po zhvillon një konferencë shtypi me gazetarët, ku po flet për Samitin e djeshëm në Bruksel mes BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai tha se vendet anëtare kanë një vlerësim pozitiv për progresin e Shqipërisë. ”Si kurrë më parë Ballkani Perëndimor është dëgjuar dhe kemi fituar një respekt që nuk e kemi pasur kurrë. Ma ha mendja që ndoshta dy presidentët aktualë e kanë vizituar rajonin e Shqipërinë më shumë se presidentët e tjerë të BE-së”,-tha Rama. Ai tha se ka vlerësime maksimale për skuadrën kombëtare për negociatat. “U diskutuan perspektivat…
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu thotë se do të jetë në çdo seancë gjyqësore për Gërdecin, edhe në gjyqin e radhës kur do të jetë dhe Shkëlzen Berisha. Ai tha për mediat se ka respektuar gjithmonë detyrën dhe se nuk ka bërë asnjë shkelje. Mediu tha ndër të tjera se në maj kishte raportuar ndërhyrje të paligjshme nga kompania, për ndërtim pa leje, gjë që sipas tij e kishte raportuar te Policia Ushtarake. Sipas tij kjo strukturë duhej të vepronte. “Dua të dalë e vërteta për procesin. U provua se Mediu ka vepruar në respekt të ligjit, për detyrimet e…
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit po zhvillohet seanca për 4 të miturit, të cilët në maj të këtij viti vranë me thikë 15-vjeçarin Fatjon Bici. Katër të miturit akuzohen për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese të kryer në bashkëpunim”, si dhe “vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë” e të miturit M.L. Ergi Karaj, Stiven Murati, Xhonatan Çekrezi dhe Orgito Carçiu, përfaqësohen nga avokatë kryesisht të caktuar nga gjykata. Të miturit e akuzuar për vrasjen e kryer në bashkëpunim në muajin korrik i kanë kërkuar Gjykatës ndryshim të masës së sigurisë, nga masa burgim…