Author: tirana

Sot Garda kishte marrë urdhër sipas Berishës, për të mos lejuar asnjë deputet të opozitës që të futeshin në sallën plenare, por më pas grupi i Rithemelimit u bënë si ”policë” që penguan hyrjen e koelgëve të PS-së. Siç shihet në fotot, deputetet e PD-së, Elda Hoti dhe Ina Zhupa kanë penguar hyrjen e ministres Elisa Spiropali në një nga portat ”sekrete” të Kuvendit dhe mes tyre ka pasur edhe një debat.

Read More

Mëngjesi i sotëm në Tiranë nisi me të shtëna arme, kjo në zonën e njohur si ”Don Bosko”. Makina e 42-vjeçarit Rudolf Zefi, me të cilën po lëvizte u qëllua me armë zjarri nga një person që ecte në këmbë. Babai i 42-vjeçarit ka thënë se nuk kanë pasur asnjë problem. “Nuk i kemi rënë askujt në qafë. Nuk e di përse na ka ardhur”, ka thënë ai. Ai ka treguar se në automjet kanë qenë dy djemtë e tij, dhe jo vetëm 42-vjeçari siç edhe u raportua fillimisht. Në makina janë evidentuar katër plumba në xham.

Read More

Qeveria ”rama 3”, ka vendosur që administrata publike të mos ketë shpërblim për festat e fundvitit. Vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave parashikon ndalimin e përdorimit të fondit të posaçëm rezervë të institucioneve ku parashikohet edhe organizimi i aktivitetet kulturore apo i shpërblimeve. Vendimi NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.929, DATË 17.11.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN DHE PËRDORIMIN E FONDIT TË VEÇANTË”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e…

Read More

Shkrimtari, poeti dhe pedagogu i mirënjohur Musha Vyshka, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare. Lajmin e bënë të ditur familjarët e tij. Vyshka lindi në Elbasan, më 28 qershor të vitit 1942. Jeta e tij profesionale dhe artistike ishte shumë e gjerë. Shkrimtari u diplomua në degën “Gjuhë-Letërsi” në Tiranë, në vitet 1960-1964. Që nga krijimi i Institutit Pedagogjik të Elbasanit Vyshka ishte pedagog i Letërsisë. Ai gjithashtu ka ushtruar profesionin e gazetarit. Në vitet 1981-1991 ishte Kryetar i Degës së Shkrimtarëve të Elbasanit dhe libretist në Teatrin “Skampa”. Më pas më 1992-ën u kthye në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”…

Read More

WhatsApp ka shtuar opsionin me anë të të cilit një mesazh në bisedat individuale apo në grup mund të vendoset në krye të të tjerëve. Kjo kursen kohën që do duhej për të parë të gjitha mesazhet në një bisedë si dhe thekson diçka të rëndësishme. Tashmë nuk ka më arsye për të humbur diçka apo të realizoni planin për të dalë në fundjavë. Sipas Meta, opsioni është shumë i thjeshtë për t’u përdorur, mjafton të mbani shtypur mesazhin e përzgjedhur dhe të klikoni “pin”. Mesazhi do të qëndrojë në krye për 7 ditë sipas versionit automatik, por përdoruesit mund…

Read More

Partia Socialiste do të votojë pro kërkesës së SPAK-ut për t’i hequr mandatin deputetit Sali Berisha, për të cilin prokuroria e Posaçme ka kërkuar masë më të ashpër, duke kërkuar arrestimin e tij. Kryetari i grupit parlamentar në PS, Bledi Çuçi tha se qëndrimi i tyre në këtë pikë ka qenë i prerë. ”Padiskutim që do të votojmë. Qëndrimi ynë është i qartë i prerë në këtë pikë. Nuk kemi diskutuar as mandatin e kolegëve tanë kur vjen puna kur SPAK-u kërkon përjashtimin”,-tha Çuçi. I pyetur në lidhje me sfidën e Gazment Bardhit, i cili thotë se nëse Rama plotëson…

Read More

Çifti i njohur, Bora Zemani dhe Donald Veshaj tashmë kanë zbuluar planet për martesë. Aktori dhe moderatori i propozoi partnerës së tij gjatë premierës së filmit të tyre “5 Herë Jo”. Por tani dyshja thuhet se do të bëhen prindër për herë të parë. Këto dyshime erdhën nga klipi promo i emisionit “Më lër të flas”, ku Donaldi u pyet nga Romeo nëse do të bëhet xhaxha dhe Donaldi pohon me një ”Po”. Mbetet që kjo gjë të sqarohet ditën e shtunë kur edhe transmetohet emisioni i vëllezërve Veshaj.

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi në një dalje për mediat pas përfundimit të seancës ka komentuar kaosin e grupit Berisha-Bardhi. Çuçi tha se ndryshimet në rregulloren e Kuvendit për të përjashtuar me dy muaj deputetët janë krejt normale, pasi të ndezësh zjarr e tymuese në Kuvend është vepër penale. Çuçi mori shembullin e Italisë, kur tha se atje deputetët përjashtohen me 15 seanca plenare. “60 ditë është vetëm kur vendosin zjarr dhe përdorin mjete piroteknike dhe kur ushtrojnë dhunë, apo kur veprimet e tyre përbëjnë vepër penale. Krejt normale, sepse nuk është jo normale, por është vepër…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë shkrimin që revista e përditshme rumune ‘Ziare.Com’ i ka dedikuar Tiranës. Në postimin e tij në facebook, Rama tregon se revista në shkrimin e saj e ka cilësuar Tiranën si një kryeqytet shumëngjyrësh dhe miqësor me turistët. “Revista e përditshme rumune i ka dedikuar një reportazh Tiranës, duke e cilësuar, kryeqytet shumëngjyrësh dhe miqësor me turistët”, shkruan Rama.

Read More

Trupi i pajetë i një personi është gjetur, mëngjesin e së enjtes, në lumin Lana, në zonën e Brrylit. Viktima është ende i paidentifikuar, teksa në trupin e tij, në pamje të parë nuk janë parë shenja dhune. Kanë qenë kalimtarët ata që njoftuan policinë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të vdekjes.

Read More

Kreu i grupit parlametar të PD-së, Gazment Bardhi ka paralajmëruar se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese miratimin e rregullores së re të Kuvendit, që përjashton për 60 ditë deputetin që shkel rregullat. Ai tha se ata nuk do ti binden ndryshimeve të reja të Kuvendit. ‘Miratuan ndryshime që bien ndesh me kushtetutën e Shqipërisë. Vendimi i sotëm i pezullimit të mandatit të deputetëve të opozitës do të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Ne përveçse do ta çojmë në gjykatën Kushtetuese nuk dot ti bindemi rregullave të tyre. Sa kohë dje në orë të vona të pasdites është pezulluar…

Read More