8 minuta zgjati seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, e cila u mbyll pa diskutime për shkak të kaosit të krijuar nga deputetët e Berishës dhe Bardhit. PS-ja ka miratuar me 74 vota pro rregulloren e re për Kuvendin e cila parashikon masa më të forta ndëshkuese për deputetë të cilët krijojnë kaos të Kuvend. Tashmë do të jenë 60 ditë përjashtim për deputetët që thyejnë rregulloren e Kuvendit.
Author: tirana
Pas një kaosi në hyrje të derës së Kuvendit, seanca plenare nisi me vonesë dhe kryetarja Lindita Nikolla kaloi në votim të gjitha projektligjet, edhe pse situata është anormale. Deputetët e përjashtuar të grupit Berisha-Bardhi pavarësisht kaosit nuk u futën dot në sallë. Por deputetët e pa përjashuar hodhën flakadanë në sallë, por kjo nuk ndaloi mazhorancës që të votojnë ligjet e tyre. Nga ana tjetër, kryeparlamentarja Nikolla tha se në Kuvendin e Shqipërisë ka mbërritur shkresa e Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen për emigrantët me Italinë, duke e hequr atë nga rendi i ditës. Garda e Republikës ndaloi deputetët e…
Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka shkuar në një tjetër zonë të Kuvendit për të hyrë brenda në sallë. Ai tha se dera është mbyllur dhe se Parlamenti është kthyer në burg. “Ka vdekur Republika Parlamentare, ky është burgu i Lindës”, tha Noka për mediat. Kurse Sali Berisha tha se deputetët e PS-janë janë futur në sallë nga vrima e miut. Po ashtu Noka i cili i ra rrotull Kuvendit tha se ata janë futur nga një dritare dhe tregoi për gazetarët hyrjen. ”I pashë duke u futur u futën nga kjo dritare”,-tha Noka.
Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka po tentonte që të hynte në ambientet e Parlamentit, por kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi nuk e lejoi dhe e akuzoi atë. Pjesë nga debati: Bardhi: Hajdutët hyjnë brenda, të ndershmit rrinë jashtë. Shko jep llogari për pronat që ke vjedhur. Xhaçka: Ik andej. Bardhi: Nuk është kështu. As me investime strategjike as me fondet e AZHBR-së. Përgjigjen do ta japësh në SPAK. Shumë shpejt. Xhaçka: O legen, o burracak. Ta tregoj unë ty. Bardhi: Bëj gati kyçat e dorës.
Situatë e pazakontë në Kuvend, ku deputetët e PD-së nuk lejohen që të futen nga ana e Gardës. Po ashtu të bllokuar për të hyrë në sallën plenare janë edhe deputetët e PS-së. Nisur nga kjo situatë, seanca nuk ka nisur pasi nuk është plotësuar kuorumi.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar duke thënë se edhe kryeministri Edi Rama ka nevojë për gardistë. Bardhi tha për mediat se ka kaluar afati 10 ditor i përjashtimit. Sipas tij, plani është që të shfaqin në sytë e opinionit publik regjimin e Edi Ramës. “Ne do tentojmë të hyjmë në respekt të mandatit. Mandatet i kemi të fituar përballë edi ramës dhe bandave të tij. Janë vota të popullit opozitar. Ne jemi këtu për ti përfaqësuar në këtë ushtrim që na i kanë dhënë qytetarët. Plani jonë është të shfaqim në sytë e opinionit publik…
Deputetët e opozitës vijojnë që të përplasen me Gardën pasi nuk po lejohen që të jenë pjesë e seancës plenare, kurse nga brenda salla e Parlamentit është e mbushur me gardistë të shumtë. Shihen punonjës të Gardës që qëndrojnë thuajse në të gjithë hapësirën ku nuk ka karrige. Nga jashtë Parlamentit shihet të vijnë deputetë socialistë, të cilët lejohen që të futen në sallë.
Ka tensione në hyrje të Kuvendit, ku deputetët e grupit Berisha-Bardhi janë përplasur me punonjësit e Gardës, ndërsa kjo e fundit nuk i ka lejuar ata që të futen në sallën e seancave plenare. Deputeti demokrat Dashnor Sula i thotë Gardës që të futen në sallë ligjvënësit që nuk janë të përjashtuar. Ndërkohë, deputeti Saimir Koreshi kërkon që një urdhër, ndërsa mes ironisë thërret kryeparlamentaren Nikolla; shoqja Lindita. Lexoni edhe https://tirananews.al/flamur-noka-thyen-xhamin-e-deres-se-kuvendit/ Lexoni edhe https://tirananews.al/asnje-deputet-i-opozites-slejohet-te-futet-sali-berisha-kuvendi-eshte-marre-peng-nga-garda-e-kuqe/ Lexoni edhe https://tirananews.al/video-ka-perplasje-fizike-mes-deputeteve-te-berishes-dhe-gardes-kaos-i-madh-para-kuvendit/
Deputeti demokrat, Flamur Noka në tentativë për tu futur brenda në sallën plenare, ai ka thyer xhamin e derës së Kuvendit. AI është përplasur me punonjësit e gardës, të cilët më pas e kanë larguar.
Nga dera e Kuvendit, Sali Berisha deklaron se nuk po lejohen që të futen në sallë të gjithë deputetët e opozitës, madje edhe ata që nuk janë të përjashtuar. “Asnjë deputet i opozitës në Parlament. Është marrë Kuvendi nga Garda e Kuqe. Ky është rast që nuk ka ndodhur kurrë. Janë disa deputetë që nuk i takon të futen, por janë shumica që duhet të jenë në seancë. Sot kanë zgjedhur që me urdhër të Ramës, të bllokojnë çdo deputetë të opozitës së vërtetë në Kuvend. Ja ku janë, shihini, filmoni. Ata do të futen nga pas. Imagjinoi se çfarë…
Përpara derës së Kuvendit të Shqipërisë ka kaos dhe përplasje fizike mes deputetëve të Berishës dhe Gardës. Berisha thotë se një pjesë e madhe nuk është përjashtuar, por sipas tij, kanë marrë urdhër nga kryeministri Edi Rama që të mos lejojnë deputetët e opozitës që të futen në sallë. 13 deputetët e përjashtuar të grupit Berisha-Bardhi po tentojnë të futen në sallë. Deputeti Flamur Noka i përjashtuar nga seanca plenare pas kaosit të shkaktuar në Kuvend, ka tentuar që të largojë me dhunë punonjësin e gardës. ”A jeni republikë private apo jemi në burg?! Lini këto që nuk janë përjashtuar”,-…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përshëndeti dhe falënderoi strukturat e përfshira në fushatën antikanabis për vitin 2023, gjatë një veprimtarie ku u bënë publike të dhënat zyrtare dhe arritjet konkrete. Në 2023 janë asgjësuar rreth 300 mijë bimë narkotike, një pjesë e tyre në fazën e mbjelljes në kubikë. Policia ka kryer 184 mijë kontrolle, me mbi 346 mijë orë shërbimi të strukturave të saj. “Puna për ta mbajtur Shqipërinë të pastër nga kanabisi, nuk duhet të përmbyllet këtu, ajo duhet të vazhdojë në mënyrë sistematike, intensive, me një bashkëpunim të të gjitha institucioneve ku duhen përfshirë më së miri…