Author: tirana

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi kandidaturën e Mimoza Kaçit në postin e Drejtores së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për periudhën e mbetur të mandatit si anëtare e bordit. Kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi sqaroi se Kaçi deri më tani mbante detyrën e anëtares së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Projektvendimi u miratua me shumicë votash dhe i kaloi për shqyrtim seancës plenare të radhës. Këshilli i Ministrave propozoi në muajin nëntor kandidaturën e Mimoza Kaçit si drejtore ekzekutive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, post të cilin e mbante Ervin Mete, tashmë ministër i Financave dhe Ekonomisë.

Read More

uliana Nura, e ftuar në “Natën me Aulonën”, thotë se spektaklin e kërcimit do ta fitojë Fifi, duke marrë parasysh se ç’ka ndodhur mes saj dhe Top Channel. “Unë kam dëshirë që dikush që kërcen dhe dikush që e meriton ta fitojë, por fatkeqësisht nuk mendoj se do ta marrë dikush që e meriton”, u shpreh Juliana, duke shtuar: “Ma merr mendja se Fifi do e fitojë, duke marrë parasysh se ç’ka ndodhur me Fifin dhe Top Channel-in dhe e kaluara e secilës palë”, u shpreh ish-konkurrentja, duke shtuar se do të ishte e lumtur kushdo që e fiton. Juliana…

Read More

Në nisje të Samitit të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Rektorja e Kolegjit të Europës me qendër në Bryzh, Belgjikë, Federica Mogherini, dha për të pranishmit lajmin se tashmë Kolegji i Europës do të ketë të parin kampus jashtë vendeve të Bashkimit Europian, pikërisht në Tiranë, duke bërë kështu realitet një ide të diskutuar një vit më parë në Samitin e mbajtur në Tiranë. Ndërkaq Mogherini dha lajmin e mirë se 21 shtete janë angazhuar të hapin bursa studime për studentët në këtë kolegj. Ajo falenderoi kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare për angazhimin. Fjala e plotë nga Federica…

Read More

Nga Shkodra, ku pësoi humbjen më të thellë në 32 vite demokraci, Sali Berisha zhvilloi një takim, ku foli në lidhje me vendimin për mosbindje civile nga ana e opozitës. Berisha tha se sot jemi në një diktaturë, një shtet në të cilin çdo pushtet është përqendruar në dorën e një njeriu. Berisha u ndal tek kërkesa e SPAK-ut për autorizim nga Kuvendi për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij në arrest me burg ose arrest shtëpie, duke theksuar se kryeministri Edi Rama mendon se duke vendosur në arrest atë, do mund t’ia mbyllë gojën. “Gabon, përkundrazi! Zotohem këtu…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku po mbahet samiti Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor. Kreu i qeverisë ka pasur një takim kokë më kokë me Komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi. Ai në një postim në platformën “X”, bën të ditur se pas përfundimit të procesit “screening”, Unioni është gati që të hapë negociatat e pranimit për Klasterin e parë. Ky hap i radhës pritet të ndërmerret gjatë Konferencës së dytë Ndërqeveritare që do të mbahet brena këtij viti. Athina zyrtare ka kërcënuar që të pengojë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, nëse kryetari i zgjedhur i Bashkisë…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, para samitit BE-Ballkan Perëndimor në Bruksel ka kërkuar që BE-ja t’i heqë masat ndaj Kosovës duke thënë se janë jo proporcionale dhe të padrejta dhe se ato masa po ndikojnë drejtpërdrejtë në jetët e qytetarëve të Kosovës. “Erdha këtu me një numër mesazhesh, duke përfaqësuar kosovarët, fillimisht për të bërë thirrje tek liderët e BE-së që menjëherë t’i heqin masat joproporcionale dhe jo të drejta, sepse Kosova ka marrë të gjitha masat për de-eskalim situatën dhe besoj se BE-ja duhet t’i heq ato masa sepse po dëmtojnë qytetarët e Kosovës, sepse po flasim për projekte…

Read More

Nënkryetarja e Partisë Demokratike së Bashës, deputetja Orjola Pampuri ka komentuar shfaqjen e Argita Malltezit krah të atit Sali Berisha në dy aktivitetet e fundit politike, në Kuvend Kombëtar dhe në festën e organizuar prej tij për 33-vjetorin e krijimit të PD-së. ”PD nuk mund të quhet parti familje por është e shqiptarëve por dhe demokratëve që e kanë mbajtur në këmbë për 33 vite. Është e drejta e gjithkujt të ftojë djalin apo vajzën por të mendosh më tej është pak e tepërt”,-tha Pampuri.

Read More

11 raste feminicidi janë regjistruar gjatë 2023 në vendin tonë. Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se kjo shifër është një kambanë e madhe alarmi për të gjithë ne. Në aktivitetin përmbyllës të “16 ditëve kundër dhunës”, ministri tha se dhuna në familje mbetet ende shqetësim serioz megjithë masat e marra dhe ashpërsimin e tyre. Duke iu referuar të dhëna statistikore, ai deklaroi se këtë betejë Policia nuk mund ta fitojë e vetme. “47% e grave kanë përjetuar një moment dhune në familje, apo formë tjetër dhune. Megjithë përpjekjet e PSH për të parandaluar krimet, ende është problem. Kjo është…

Read More

Garda Civile e Valencias, në kuadër të operacionit “Neckars”, ka arrestuar 16 anëtarë të një organizate kriminale, e dyshuar si përgjegjëse për një grabitje me dhunë brenda një vile në qytezën e Bétera, ku plagosën të zotët e shtëpisë duke mos kursyer as dy fëmijët e tyre të mitur. Operacioni nisi kur agjentët mësuan për grabitjen e shtëpisë në Bétera, kur pjesëtarë e familjes ishin dhunuar rëndë nga grabitësit. Ata madje kanë plagosur me sende të mprehta dhe i kanë kërcënuar të miturit se do t’u merrnin jetën prindërve nëse nuk bashkëpunonin për të treguar ku fshihej kasaforta. Djalit të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku ka postuar foto pak para nisjes së Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor. Samiti i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian, ku do të vendoset për fatin e hapjes së kapitujve të negocimit për vendin tonë. Krahas fotove Rama shkruan “krenar për Shqipërinë”. Të gjitha vendet përveç Greqisë kanë aprovuar mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Greqia kërkon lejimin e betimit të Fredi Belerit si kryebashkiak në këmbim të votës pro. Më herët Rama ka thënë se nuk do të ketë asnjë shqetësim nga ana e qeverisë shqiptare pavarësisht se cili do të jetë vendimi…

Read More

200 shtete të botës thanë PO në samitin global të klimës COP28, për ti dhënë fund të përdorimit të lëndëve djegëse të papërpunuara. Presidenca e Samitit global për Klimën COP28, pas dy javësh negociata në Dubai arrit këtë marrëveshje historike në 30 vjet, për të hequr dorë gradualisht nga nafta, gazi dhe qymyri, përmes së cilave prodhohet rreth 80 për qind e energjisë në botë. Synimi i kësaj marrëveshjeje është që deri më 2050 të mos ketë nxjerrje të dioksidit të karbonit në natyrë prej këtyre lëndëve djegëse. Në të bëhet thirrje edhe për trefishim të kapacitetit për energji të…

Read More

Gjykata Kushtetuese rrëzon Edi Ramën, pasi bën me dije se ka marrë në shqyrtim padinë e bërë nga deputetët e opozitës kundër marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët. Në këtë mënyrë, pezullohet automatikisht procedura e ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes me Italinë. Seanca për shqyrtimin e padisë së opozitës do të mbahet në 18 janar, në orën 10:00. 30 deputetë të Bardhit dhe Berishës dorëzuan në gjykatën Kushtetuese padinë kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët, duke e cilësuar si anti-kushtetuese. Kjo është një fitore e vogël e PD-së, e cila ka Sali Berishën të cilin SPAK kërkon që ta arrestojë. Ndonëse në…

Read More