Author: tirana

Një 23-vjeçare e cila vuan nga problemet mendore, është abuzuar seksualisht nga dy persona në Pejë, të cilët janë arrestuar. “Dy persona janë arrestuar për veprën penale të dhunimit të 23 vjeçares nga Shqipëria”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Telegrafi mëson se të arrestuarit janë Sh.B dhe I.G. Njëri nga të arrestuarit është edhe babai i një ish-deputeti të Kuvendit të Kosovës. Lidhur me rastin është sekuestruar edhe një veturë. Kjo medie ka provuar të kontaktoi me ish-deputetin, por deri në momentet e publikimit të këtij shkrimi nuk është përgjigjur. Ngjarja e rëndë për 23…

Read More

Numri i viktimave në Gaza ka arritur në 18,608. Informacioni u dha nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, duke përditësuar numrin e ri të vdekjeve që nga fillimi i luftës. Nga ana tjetër, Izraeli ka deklaruar se do të vazhdojë luftën kundër Hamasit me ose pa mbështetje ndërkombëtare. “Izraeli do të vazhdojë luftën kundër Hamasit me ose pa mbështetje ndërkombëtare. Një armëpushim në këtë fazë është një dhuratë për organizatën terroriste Hamas dhe do ta lejojë atë të kthehet dhe të kërcënojë banorët e Izraelit”, deklaroi ministri i Jashtëm Eli Cohen, një ditë pas votimit në Asamblenë e…

Read More

Edhe pse në media shkruhet se doli kundër një proteste tani që SPAK kërkon arrestimin e Berishës, deputeti i PD-së, Flamur Noka flet me tone të ashpra kundër qeverisë, dhe hedh akuza ndaj SPAK, duke thënë se ky i fundit i shërben Ed Ramës. Sipas tij SPAK-u ka kërkuar ndryshimin e masës për Sali Berishën, në mënyre që t’i mbyllë gojën këtij të fundit, si dhe për të penguar aksionin opozitar dhe se ky i fundit do të përshkallëzohet. ”Sapo Berisha bashkoi grupin parlamentar, SPAK fabrikoi një dosje për ta sulmuar atë. Sapo kishte nisur mosbindja civile në Parlament, dhe…

Read More

Policia në Tropojë ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen për dhunë në familje. Policia bën të ditur se ka vënë në pranga shtetasin me iniciale L. M., 45 vjeç, banues në fshatin Cerrnicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 39 vjeçe. Në pranga është vënë edhe shtetasi E.M, 36 vjeç, vëllai i 39-vjeçares, pasi dyshohet se ka dhunuar shtetasin L.M. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin L.M, 45 vjeç, banues në fshatin Cerrnicë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 39…

Read More

Avokati i njohur Spartak Ngjela, e quan një veprim ligjor normal që pason refuzimin e Sali Berishës për të mos zbatuar vendimin e GJKKO-së, kërkesën e SPAK-ut për autorizimin e Kuvendit për arrestimin. ”Ka rregulla drejtësia. Nuk je mbret. Vetëm mbretin nuk e kap ligjin. Duhej ti përgjigjej kërkesave të hetuesisë në mënyrë të saktë sepse nëse nuk shkon në hetim kanë të drejtën e arrestit ua ka dhënë ligji”,-tha Ngjela. Kurse për mosbindjen civile për të cilën flet Berisha, Ngjela e quan betejë të humbur për ish-kryeministrin. Po ashtu Ngjela beson se nëse drejtësia i shkon në fund hetimit…

Read More

1 në 20 persona do të preket nga kanceri i zorrës së trashë. Studimet aspak pozitive flasin për një rritje të sëmundshmërisë nga kancerikolorektal që sipas mjekëve ndodh për shkaqe gjenetike dhe nxitet nga faktorë të jashtëm si kequshyerja dhe duhani. Kanceri i zorrës zë vendin e tretë në sëmundjet tumorale më të përhapura në Shqipëri. 420 raste të reja diagnostikohen çdo vit më këtë sëmundje dhe kryesisht tek moshat mbi 55 vjeç. Më e përhapur është tek meshkujt, por po vihet re rritje edhe te femrat. Mjekët specialiste tregojnë se ndryshe nga vendet e tjera, në Shqipëri 40% e…

Read More

Nënkryetarja e Kuvendit, deputetja e PS-së Ermonela Felaj ka shpjeguar hapat që do të ndiqen nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Ajo theksoi se do të dëgjojnë të dy palët dhe SPAK dhe Sali Berishën në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe në Kuvend. Po ashtu Felaj nënvizoi se nëse Kuvendi nuk e shqyrton çështjen e Berishës për tre muaj radhazi, kërkesa e SPAK drejtuar parlamentit bie. “Ne jemi aty për të dëgjuar palët, SPAK nga njëra anë dhe deputetin e kërkuar nga ana tjetër. Kuvendi ka të drejtë që me votim të hapur të marrë vendimin…

Read More

Administrata Tatimore ka reaguar pas videos së deputetit të PS-së Erion Braçes, i cili fliste me tone shumë të ashpra kundër punonjësve të administratës. Sipas Braçes, punonjësit e amdinistratës kanë shkuar për kontroll, pas videove të publikuara më herët prej tij ku fliste për paligjshmëri në tregje, e gjatë kontrolleve u kanë thënë tregtarëve, se të keqen (kontrollin) e kanë prej Erion Braçes. Për këtë situatë Braçe ka reaguar me anë të një videoje ku në nisje shkruan “Këtë herë për idiotët e padobishëm të shtetit”, duke iu referuar punonjësve të administratës. Kjo video ka bërë që administrata tatimore të…

Read More

Historiania Elena Kocaqi ka folur për studimin për gjuhën shqipe. Ajo theksoi se këtë studim kanë synuar ta përgënjeshtronin dhe ta hidhnin poshtë, por nuk ia dolën. Gjithashtu Kocaqi u ndal edhe tek shteti fqinj, Greqia, për të cilën tha se e ka shfrytëzuar historinë dhe manipuluar për përfitime politike. ”Fqinjët tanë Greqia e ka shfrytëzuar historinë, duke e manipuluar atë për përfitime politike. Nga pikëpamja gjeopolitike, historia dhe gjuha luan një rol themelor. Studimet në shek 19-të, për shqiptarët i bënë austriakët dhe gjermanët dhe shtetet që zhvatën territore shqiptare i zhvatën me pretendime historike të rreme. Duam apo…

Read More

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’iu japë fund të gjitha masave kundër Kosovës, dhe të bëhet hetim i plotë për sulmin në Banjskë të Zveçanit. Në një letër të publikuar më 13 dhjetor në platformën X – të njohur më parë si Twitter Kearns dhe 12 kryetarë të komiteteve të Parlamentit Evropian, kanë kërkuar që BE-ja të rikthejë bashkëpunimin e plotë me Qeverinë e Kosovës. “Bojkotimi i zgjedhjeve komunale në krye me Listën Serbe, më 23 prill, sulmi ndaj KFOR-it më 29 maj, ndalim arbitrar i zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet serbe më…

Read More

Google publikoi listën “Year in Search 2023”. Përmbledhja vjetore është një paraqitje e njerëzve dhe fenomeneve që zgjuan kuriozitetet anembanë botës, përfshirë edhe këngët. Seven – JungkookPasilyo – SunKissed LolaRich Men North of Richmond – Oliver AnthonyKill Bill – SZAERE – Juan KarlosCupid – FIFTY FIFTYUnholy – Sam Smith and Kim PetrasBzrp Music Sessions, Vol. 53 – Shakira and BizarrapTry That In A Small Town – Jason AldeanIdol – Yoasobi

Read More

Këshilli i Ministrave ka miratuar planin e veprimit që i dedikohet gruas. Ishte ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila zbuloi detaje rreth planit të veprimit në kuadër të zbatimit të rezolutës 1325 që është miratuar dhe në Këshillin e Kombeve të Bashkuara që i dedikohet gruas, paqes dhe sigurisë. Koçiu tha se gratë, nëpërmjet zbatimit të këtij plan veprimi, do të kenë mundësinë do të jenë më të përfaqësuara, në sektorë si siguria, mbrojtja dhe misione paqeruajtëse “Qeveria miratoi një vendim shumë i rëndësishëm, që është ai i miratimit të planit të veprimit në kuadër të…

Read More