Author: tirana

Shtatori është bërë muaji i katërt me radhë që thyen rekordet globale të temperaturës. Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus (C3S), ky shtator pati temperaturat më të larta globale që nga fillimi i matjeve në vitin 1940. Në një temperaturë të ajrit sipërfaqësor prej 16.38 gradë Celsius, muaji ishte 0.93 gradë më i lartë se mesatarja 1991-2020 dhe 0.5 gradë më i lartë se kulmi i mëparshëm i vendosur në 2020. “Nuk është vetëm shtatori më i nxehtë i regjistruar. Është më e nxehta me një diferencë të madhe. Ne presim që temperaturat të vazhdojnë të rriten me rritjen e vazhdueshme të…

Read More

Pilar Rubio ka thyer heshtjen e saj në lidhje me krizën e pretenduar me mbrojtësin spanjoll Sergio Ramos. Deklaratat e saj vijnë pas javësh spekulimesh për martesën e saj me futbollistin e Sevijas. Ishte vetë lojtari që e mohoi krizën pak ditë më parë duke iu përgjigjur pyetjeve këmbëngulëse të gazetarëve. “Gjithçka është në rregull,” – siguroi ish-kapiteni i Real Madrid. Edhe Pilar Rubio mohoi zërat për mosmarrëveshje brenda çiftit. “Jemi mirë si gjithmonë. Nuk mund të them asgjë tjetër. Imagjinoni pak, me gjithë punën që bëjmë, nuk kemi kohë të përgënjeshtrojmë thashethemet që thuhen” – u shpreh prezantuesja e…

Read More

Policia italiane njofton se ka sekuestruar një sasi prej mbi 15 kilogramësh kokainë në Forli, ndërkohë që në pranga ka rënë një shtetas shqiptar. Karabinierët kanë kontrolluar drejtuesin e një makine me motor të madh, një shtetas i ri shqiptar, i konstatuar se nuk respektonte rregullat e vendbanimit dhe pozicioni i të cilit ende po shqyrtohet nga zyra e Emigracionit. Ai u ndal në autostradë në seksionin Romagna të A14, ndërsa po udhëtonte në veri. Mediat italiane njoftojnë se, policia vendosi të thellojnë kontrollin duke vazhduar me kontrollin e makinës, pasi ajo ishte dërguar në komandën e nënseksionit të policisë rrugore,…

Read More

Klubi i Besiktasit mori masa të forta kundrejt ecurisë së dobët të skuadrës, duke pezulluar 5 futbollistë: Vincent Aboubakar, Valentin Rosier, Eric Bailly, Rachid Ghezzal dhe Jean Onana. Të cilët akuzohen për performanca të dobëta në fushën e blertë. Vendimi erdhi pas humbjes 1-3 në derbin përballë Fenerbahces. Skuadra ku luan edhe Milot Rashica, renditet e pesta në kampionatin turk. Me 14 pikë më pak se vendi i parë që mbahet nga Fenerbahce. Ndërkohë që më shumë se zhgënjyese ka qenë paraqitje në grupin D të Conference League (vendi i fundit me vetëm 1 pikë). Në lidhje me vendimin e…

Read More

Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit, me erë të fortë dhe dallgë të larta, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dalë me një njoftim zyrtar. Drejtoria u kërkon drejtuesve të mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit të marrin në konsideratë kushtet e motit. Nga ana tjetër, bën me dije se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve

Read More

Në Bruksel do të zhvillohet sot samiti BE-Ballkani Perëndimor! Në dokumentin e Këshillit të Europës, nuk përmendet një datë konkrete në lidhje me hapjen e kapitujve me Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi apo për Maqedoninë e Veriut. Një tjetër pikë që theksohet në Këshill është dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mes opozitës dhe mazhorancës. Po ashtu vlerësohen rezultatet e arritura nga SPAK. ‘Këshilli mirëpret konferencën e parë ndërqeveritare të mbajtur me Shqipërinë në korrik 2022. Këshilli mirëpret progresin e reformave të bërë vitin e kaluar, duke përfshirë përfundimin me sukses të takimeve të shqyrtimit. Këshilli pret me padurim…

Read More

Pensionistët në Kosovë do të marrin 100 euro shtesë pensionit, si pjesë e shpërblimit të fundvitit nga qeveria. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri, Albin Kurti, i cili theksoi se synohet që me këtë shpërblim të moshuarit të mund të festojnë festat e fundvitit. “Që në këtë vit nuk kemi harruar as pensionistët tanë, po ashtu do të përkujdesemi me një vendim tjetër. Prandaj, për të gjithë pensionistët, këtë fundvit, me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës, për këtë kategori të cenueshme, do të miratojmë shtesën e njëhershme prej 100 euro, përvec pensionit të rregullt mujor që marrin”,…

Read More

Për episodin final të podkastit të saj për këtë sezon, Hillary Clinton, zgjodhi bashkëshortin e saj, Bill Clinton, presidentin e 42-të të Shteteve të Bashkuara. Një bisedë e gjerë, ku u kujtua shumëçka dhe nuk kishte si të mungonte as Shqipëria dhe Kosova. Urime dhe përgëzime u përcollën nga Clinton në këtë bashkëbisedim të ngrohtë për Shqipërinë. Ish-presidenti amerikan theksoi me bindje se Shqipëria është një pamje se si bota mund të lëvizë nga e mbyllura në të hapur dhe se si bota mund të kalojë nga lufta në paqe. Clinton thekson se, kabineti i vendit është rreth 40% femra…

Read More

Videoja e një politikani polak, i cili ka përdorur një fikës zjarri për të shuar qirinjtë në parlament është bërë virale në rrjet. Grzegorz Braun, lideri i partisë së ekstremit të djathtë, u pa duke hequr fikësen e zjarrit nga muri përpara se të kalonte nëpër hollin ku ishin qirinjtë. Kryetari i Parlamentit e përjashtoi më pas politikanin nga seanca plenare e ditës. Ai e quajti aktin “skandaloz” dhe tha se do të informonte prokurorët mbi aktin e Braun.

Read More

Ka një mesazh të ri nga Greqia sipas gazetës së ‘Kathimerini’ në vigjiljen e samitit BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në Bruksel. ‘Zhvillimi lidhet drejtpërdrejt me çështjen e Fredi Belerit’, –thuhet në shkrim- ‘sidomos pas refuzimit që iu bë kërkesës së tij për të marrë një leje që të betohej si kryetar i Bashkisë Himarë.’ Athina po përpiqet të përdorë njërin prej mekanizmave më të rëndësishëm në vendimmarrjen e bllokut, të drejtën e vetos që ka çdo vendi anëtar, për t’i bërë presion Shqipërisë lidhur me rastin e Belerit. Kërcënimi i saj për pengim të avancimit në bisedimet e anëtarësimit megjithatë,…

Read More

Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kavajës, pasi ditën e djeshme ka grabitur tre biznese, si dhe ka tentuar të grabitë dhe një të katërt. Autoritetet raportojnë se në pranga është vënë shtetasi Xhevahir Xhevogli, banues në Kavajë, i dënuar më parë për të njëjtin krim. “Dje, 49-vjeçari, në lagjen nr. 2, dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe sende, në 3 biznese, si dhe ka tentuar të vjedhë, në një biznes tjetër.” – thuhet në njoftimin e Policisë. Blutë e Kavajës bëjnë me dije se vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer…

Read More

Presidenti Bajram Begaj u nis sot në Sofje për një vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev. Agjenda parashikon takimin kokë më kokë të kryetarëve të dy shteteve, takimin e delegacioneve përkatëse si dhe konferencën e përbashkët për shtyp të Presidentit Begaj me Presidentin Radev. Marrëdhëniet dypalëshe, roli i Shqipërisë dhe i Bullgarisë në rajon dhe me gjerë si pjesë e NATO-s dhe i organizmave të tjerë ndërkombëtare e rajonale si dhe bashkëpunimi në kuadër të Bashkimit Evropian do te jenë në fokus të bisedës se Presidentit të Shqipërisë dhe homologut të tij bullgar. Presidenti…

Read More