Një telefonatë anonime në lidhje me një tentativë për graboitje në një karburant alarmoi policinë në Tiranë mbrëmjen e kësaj të marte. Ka qenë nje telefonatë në sallën operative për dy persona të dyshimtë që janë afruar pranë karburantit tek “Kthesa e Kamzës”. Një grup efektivësh ka ardhur pranë këtij karburanti ku ka marrë ne pyetje rojet dhe 3 punonjësit, të cilët më pas kanë sqaruar se telefonata është bërë pikërisht për këta dy persona të dyshimtë që janë shfaqur pranë karburantit.
Author: tirana
Një tentativë për grabitje ka ndodhur në një karburant në Tiranë. Policia ndodhet në vendngjarje, ku ka sekuestruar kamerat e sigurisë.
Bora Zemani sot feston ditëlindjen e djalit të saj, Arborit. Ai sot mbush 9 vjeç dhe ka marrë urimin më të bukur nga e ëma. Bora në një kolazh me foto bashkë me të birin, shkruan: “Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im!Jeta ime ka ndryshuar pikërisht në këtë datë 12.12, kur njoha dashurinë më të madhe në univers.Mund të bëj 1000 gjëra të tjera të bukura por të qenit mami yt është e preferuara ime, përgjithmonë!Të dua pafund gëzimi i shpirtit tim”.
Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj është marrë i pandehur nga prokuroria e Lezhës me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” për tjetërsimin e pronësisë së disa sipërfaqeve në zonën Kune-Vain-Tale. Bëhet fjalë për një procedim penal të nisur që prej vitit 2017-të, pas një kallëzimi të shtetasit Ardian Mlika, i cili vuri në lëvizje prokurorinë. Prokuroria thotë se nga hetimi disavjeçar ka rezultuar se punonjës të administratës së ish-Komunës Shënkoll mes të cileve dhe Fran Frrokaj në atë kohë kryetar i kësaj komune, kanë favorizuar regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa persona, të cilët kanë përfituar në mënyre të…
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka qëndruar për më shumë se 9 orë e 30 minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Beqaj ka dhënë sqarime si person nën hetim në lidhje me dosjen për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale. “Dhashë sqarime si person nën hetim. Kerkova të kryhen veprime të tjera hetimore”, deklaroi ai. GJKKO i caktoi masën “detyrim paraqitje” në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Beqaj po hetohet për shpërdorim detyre. Ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.
Për drejtorin e Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, nëse Argita Malltezi synon të jetë pjesë e kupolës drejtuese të PD-së, dera është e hapur. Alfed Lela shtoi më tej në emisionin “Breaking” në TopNews me moderatoren Fiori Dardha se, nëse zonja Malltezi ka ambicie politike do të garojë në të gjitha forumet e Partisë Demokratike. “Nëse Argita Malltezi synon të jetë pjesë e kupolës drejtuese të PD-së, dera është e hapur askush nuk futet nga dritarja. Duhet të garojë në të gjitha strukturat e Partisë Demokratike me të gjithë ata që kanë ambicie politike. Kjo…
Më 18 Dhjetor në orën 12:00 do të mbahet në Kryesinë e Kuvendit mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha. Kujtojmë se sot Prokuroria e Posaçme kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë së kryedemokratit nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie” ose “arrest me burg”. Por për ta bërë këtë, Prokurorisë së Posaçme i duhet autorizimi i Kuvendit. Ndaj këtë paradite në zyrën e kryeparlamentares Lindita Nikolla ka mbërritur kjo kërkesë e firmosur nga kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ku kërkohet nga parlamenti t’i heqë imunitetin deputetit Sali Berisha.
Ergys Dashi, i vrarë në Ekuador, është një nga personat që del në komunikimet me grupin e kokainës “Dajloku” në aplikacionet Sky ECC. Komunikimet e grupit “Dajloku”, në dosjen e SPAK, kanë zbardhur një episod ku anëtarët e rrjetit komunikojnë mes tyre për një person nga Berati i cili ka paguar shuma të konsiderueshme parash për të vrarë Ergys Dashin. Kjo bisedë në aplikacionin Sky ECC, sipas dosjes së SPAK, është bërë më 13 Janar 2021, sipas emisionit Uniko. Ekzaktësisht një vit më parë, më 22 Janar 2022 Ergys Dashi u vra në Ekuador në një atentat mafioz. Më 13…
Azmer Duleviç, inxhinier dhe ekspert i Energjisë, ka shpërthyer keq ndaj kompanisë celulare “One Albania”. Ai i bashkohet personazheve publikë që denoncojnë shërbimin e kompanisë celulare. Teksa ndan një video nga biznesi i tij, Duleviç thotë se numrat i janë bllokuar pa asnjë paralajmërim për shkak të një gabimi nga ana e operatorëve të vetë kompanisë “One Albania”. “Pra më bllokohet shërbimi dhe unë e kam numër pune. Tani do mbajë përgjegjësi dikush apo jo? Këto kompanitë vijnë në Shqipëri sepse nuk reagon kush, institucionet dihet se si funksionojnë dhe këta shtojnë milionat duke gjobitur dhe duke abuzuar me qytetarët”, shprehet…
Me urdhër të SPAK, Granit Gjana, i cili mbante postin e Prefektit të Kukësit u pezullua nga detyra. Postin e Gjanës e ka marrë Agron Geca. Ceremonia e emërimit të Prefektit të ri u zhvillua ditën e sotme, më 12 dhjetor në ambientet e Prefekturës. Granit Gjana, sipas Prokurorisë, ka penguar një kompani që të merrte pjesë në 2 tendera për “blerje karburanti” në vlerën 21 milionë lekë. Gjana mori postin e prefektit të Kukësit në shtator të këtij viti, pas lirimit nga detyra të Albert Halilajt, i cili kandidoi nën siglën e Partisë Socialiste për kryetar të Bashkisë Kukës…
Ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë kallëzuar penalisht në SPAK, për privatizimin e pronës shtetërore ish-Klubit Partizani, një sipërfaqe rreth 10 mijë m2, në qendër të Tiranës. Gjykata vendosi fillimisht për Malltezin, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” e kjo masë është lajmëruar sot edhe për Berishën.Mirëpo më në fund në shtëpinë e tyre ka një ditë feste dhe kjo pasi sot vajza e Argitës dhe Jamarbër Malltezit, Dasara Malltezi feston ditëlindjen. Dasara festons sot 27-vjetorin e lindjes dhe ka qenë vetë ajo e cila ka ndarë urimet e miqve të saj, kryesisht të huaj në rrjetet…
Mosrespektimi i masës së sigurisë të detyrim paraqitjes është në thelb arsyeja pse Prokuroria e Posaçme kërkon një masë më të ashpër ndaj Sali Berishës. SPAK pretendon po ashtu se ka prova të reja. SPAK i ka dërguar Kuvendit kërkesën e autorizimit për vendosjen e masës së arrestit në shtëpi apo arrestit me burg ndaj kreut të PD-së, lidhur me procedimin penal të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Në dokumentin e firmosur nga dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, jepet një rezyme e pozitës së Berishës, ndaj të cilit është ngritur akuza e korrupsionit pasiv.