Author: tirana

Këngëtarja me origjinë shqiptare e ftuar nga Seth Meyers në edicionin e fundit të “Day Drinking” në emisionin Late Night, zbuloi të sharën e saj të preferuar në shqip. “Ta q* nonën”, thotë Dua Lipa në shqip, ndërsa ia përkthen moderatorit “I’ll f your mom”. Mes të qeshurash, Seth përsërit disa herë shprehjen, duke u drejtuar nga kamera. Ylli foli për këngën e saj më të re “Houdini”, ndërsa përgatisnin kokteje të ndryshme.

Read More

Banka e Shqipërisë ka njoftuar se fundi i këtij viti do të jetë mundësia e fundit për këmbimin e kartmonedhave të vjetra që tashmë janë pa kurs ligjor. Përmes një njoftimi zyrtar Banka e Shqipërisë informon se kartmonedhat e dala nga qarkullimi të cilat janë emëtuar para vitit 2000 do të kenë fundin e dhjetorit si mundësine fundit ëpr tu këmbyer, pas këtij afati nuk do të kenë më asnjë vlerë monetare, përpos asaj historike. Mbështetur bazuar në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr.17, datë 13.2.2013 “Për shtyrjen e afatit të këmbimit të disa kartëmonedhave pa kurs ligjor”, Banka…

Read More

Dea me anë të disa postimeve në Instagram ka treguar se makina e saj është përplasur me një makinë tjetër në zonën e Bllokut në Tiranë. Edhe pse një aksident i vogël Dea ka treguar se kjo nuk është hera e parë, duke postuar edhe një foto të makinës, dëmtimet e të cilës janë të lehta. Mirëpo ajo që ka surprizuar përdoruesit e rrjeteve sociale është një video të cilën Dea e ka publikuar në Instastory, ku shprehet se aksidenti i sotëm ishte i këndshëm. “Aksidenti i sotëm ishte shumë i këndshëm. Ne kishim ndaluar dhe një zotëri, 71-vjec, që…

Read More

SPAK i drejtoi sot Kuvendit një kërkesë për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij, nga “Detyrim paraqitje” në “Arrest me burg/shtëpie”. Kjo kërkesë erdhi pasi Berisha nuk kishte respektuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur nga SPAK më herët, pas akuzave për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Por cilat janë kriteret e veçanta për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhe a mund t’i shpëtojë Berisha këtij dënimi? Më poshtë paraqiten me detaje kriteret se kur një person i akuzuar nuk mund të arrestohet dhe kur mundet. Arresti me burg mund të vendoset…

Read More

Dronët “Bayraktar” shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura. Kështu shkruan kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar pamje të dronëve për të cilët thotë se janë të një teknologjie “më të lartë të fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile”. Më tej Rama nënvizon se “Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s”. “Të përkushtuar për të përdorur teknologjinë më të avancuar në mbrojtjen…

Read More

A ka ndonjë ushtrim që trajnon mendjen, do pyesnit ju? Po ju themi se po, ka.Për t’u bërë më të zgjuar, aktiviteti fizik luan një rol të rëndësishëm. Përfitimet e aktivitetit fizik për trupin tashmë janë të njohura për shumicën e njerëzve, por vitet e fundit kërkimet shkencore janë fokusuar në atë se si trajnimi mund të ndikojë në mendjen tonë. Një studim i ri ka zbuluar ushtrimet më të mira për shëndetin e trurit, të cilat mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjithçkaje, nga kujtesa deri te aftësia juaj për t’u organizuar. Kjo nuk është hera e parë që…

Read More

Pas mbledhje së grupit të deputetëve të opozitës , ish kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat lidhur me qendrimin që do mbajnë deputetët, për kërkesën e SPAK për arrestimin e tij. “Janë të gjithë deputetët në unison se ky vendim bazohet në një vendim antikushtetues, antiligjor, të mëparshëm të SKAP-it dhe gjykatëses së shkarkuar nga Berisha më 8 shkurt 1996. Duke thënë këtë siç theksova dhe para dy orësh në konferencë për shtyp në vitin 2012 jam angazhuar për heqjen e imunitetit të deputetit dhe ka qenë një përpjekje e drejtë. Vendimi i Parlamentit do të respektohet nga unë.…

Read More

Ngjarja e shkëmbimit të zjarrit mes efektivit të “Shqiponjave” dhe dy persona të tjerë të maskuar është e inskenuar. Dëshmia e efektivit nuk është përputhur me hetimet e uniformave blu në Laç, të cilët gjatë kontrollit në zonën ku u pretendua të ketë ndodhur ngjarja, nuk gjetën asnjë gëzhojë plumbi. Efektivi 22-vjeçar dëshmoi para kolegëve të tij duke thënë se dy persona të maskuar i prenë rrugën dhe qëlluan me armë zjarri në ajër, ndaj ai u kundërpërgjigj në të njëjtën mënyrë. Sipas burimeve mësohet se shenja plumbash janë gjetur vetëm në automjetin e tij, nga të shtënat e vetë…

Read More

Martesa me mblesëri vijon të jetë e pranishme në shoqërinë shqiptare. Në emisionin “Shqipëria LIVE”, Meleqe Reja, mësuesja e parë rome ka rrëfyer sfidat e saj të jetës duke nisur që nga fëmijëria. Ajo ka treguar se si në moshën 8-vjeçare e kishin fejuar dhe në moshën 11-vjeçare kishin tentuar ta martonin, ndërsa dëshira e saj ishte shkollimi. “Prindërit e mi kishi 8 fëmijë. Kur unë u fejova isha 8 vjeç. Djali ishte 2 a 3 vjet më i madh se unë. Unë nuk e dija se çfarë ishte fejesa. Në klasë të katërt do martohesha. E urreja kur familjarët…

Read More

Unaza e madhe e Tiranës, do të përfundojë plotësisht brenda vitit 2024. Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se në prill të vitit të ardhshëm do të dorëzohet loti i dytë nga ish-Sheshi Shqiponja te Bulevardi i Ri. “Tek loti dytë kanë përfunduar veprat e artit, jemi duke punuar me rifiniturat dhe ndërkohë kemi nisur me trotuaret, gjelbërimin. Jemi sot duke filluar me asfaltimin. Për një periudhë të shkurtër do e kemi të af gjithë aksin. Është vepra më e gjatë, është mbi 2 km dhe ka pasur shtrirje në një gjatësi shumë të madhe në një territor të banuar”, tha kreu…

Read More

Janë zbardhur detaje të reja nga vajza që u gjet në Pejë të Kosovës, e cila ishte raportuar e zhdukur në Shqipëri. Mësohet se bëhet fjalë për një vajzë 23 vjeçe, e cila prej disa ditësh ishte shpallur e zhdukur në vendin tonë Raportohet se 23-vjeçarja ishte nisur e vetme me autobus nga Tirana dhe kishte mbërritur në Pejë. Ajo është gjetur më 8 dhjetor pasi familjarët dhe policia kishin shkuar aty për ta kërkuar. Në momentin kur vajza është gjetur, ajo ka qenë në gjendje shumë të rëndë psikologjike dhe shëndetësore, por pa shenja dhune në trup. Megjithatë, kontrollet…

Read More

Krasta e Martaneshit ishte para vitit 1990 “qendra e botës” për pushtetin e kohës. Kromi që nxirrej nga nëntoka e begatë e kësaj krahine “çante bllokadën”, thënë më qartë siguronte të ardhura të mëdha për ekonominë kombëtare. Zyrtarët e kohës ishin instaluar këtu dhe u kërkonin mijëra minatorëve të realizonin planin. Qyteza u ngrit rreth viteve ’70-të. Këtu punonin nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, shumica nga veriu i vendit, Mati, Dibra, Bulqiza, Kukësi, Mirdita, etj. Murat Bala, ish-minator kujton se kishte shumë punëtorë, në Zonën e Re, Krastën e Vjetër, Batërr, Thekën, e sektorë të tjerë minerarë. “Të paktën…

Read More