Siç dihet flokët janë ndër pjesët më të dukshme dhe delikate të trupit të njeriut. Ekspozimi në diell, në të ftohtë apo kimikatet e ndryshme që funksionojnë si bojëra për flokët sigurisht kanë ndikimin e tyre në kokë. Nëse vuani nga flokët e thatë e të dëmtuar, sidomos gjatë stinëve me mot ekstrem, siç janë vera dhe dimri zgjidhjen e gjeni në kuzhinën tuaj. Ndonëse trajtimet për flokët mund të jenë të shumta ato sa më natyralet japin efekte të sigurta dhe afatgjata. Prandaj në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon mënyrën si të rigjeneroni flokët e dëmtuar nga boja apo…
Author: tirana
Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pasi ra nga lartësia në vendin ku punonte. Ngjarja ndodhi në Borghetto, pak minuta para orës 10 të mëngjesit në një kantier ndërtimi. Mësohet se viktima, 61 vjeç, ishte në katin e katërt të godinës kur ra nga një lartësi rreth 8-10 metra. Ndërhyrja e ambulancës ishte e menjëhershme, por nuk mund të bëhej asgjë për shqiptarin, identiteti i të cilit nuk dihet. “Një tragjedi, vajtojmë një tjetër vdekje të papritur dhe një tjetër familje të rrënuar” -ka qenë komenti i kryebashkiakut Giancarlo Canepa, i cili mbërriti menjëherë në vendin e aksidentit.…
Është zbardhur zjarrvënia në banesë në Berat ditën e sotme. Policia bën me dije se ka qenë i moshuari 78-vjeçar ai që i ka vendosur zjarrin banesës së djalit të tij, për motive të dobëta. Ndaj të moshuarit ka nisur procedimi në gjendje të lirë. NJOFTIMI I POLICISE I vuri zjarrin gjatë natës, banesës së djalit të tij, për motive të dobëta, procedohet penalisht Menjëherë pas njoftimit të marrë gjatë natës, se po digjej banesa në pronësi të shtetasit D. Q., në lagjen “30 Vjetori”, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe në…
Përveçse është bashkëshortja e Kanye West, Bianca Sensori ka bërë bujë edhe për paraqitjet e saj pothuajse nudo. Në më të fundit, arkitektja 27-vjeçare është parë me reperin në Miami. Italiania provokoi sërish teksa zgjodhi të vishte një trupore trasparente në nuancën e tokës, e cila është e tejdukshme, duke i zbuluar gjoksin. Përpara West, Sensory ecën duke mbajtur një arush pelushi të madh të bardhë, ndërsa të gjithë bëjnë video të saj. West po e ndiqte i veshur me të bardha, me pjesën më të madhe të fytyrës të mbuluar. KANYE WEST & BIANCA CENSORI SPOTTED AT DAY 3…
Nga sot e tutje, deputetët e Partisë Demokratike do të duhet të mendohen gjatë sesi do të vijojnë aksionin e tyre opozitar, për shkak se kjo mund t’i kushtojë shumë. Këshilli i Rregullores dhe Mandateve miratoi këtë të martë ndryshimet e Partisë Socialiste për rregulloren e Kuvendit. Që do të thotë se tashmë dënimet për një deputet që shkel rregulloren e Parlamentin do të jenë jo më 10 ditë maksimumi, por nga 30-60 ditë përjashtim. Këto ndryshime, hyjnë në fuqi pasi të miratohen në seancën e së enjtes, ku mjafton 71 vota të cilat mazhoranca i ka. Në mbledhjen e…
Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka mbledhur grupin parlamentar, ku pritet të vendosen hapat që do të ndërmerren në seancën parlamentare ku do të votohet dhe autorizimi i SPAK për arrestimin/ heqjen e lirisë ndaj ish-kryeministrit. Nisur nga fakti se opozita prej dy muajsh nuk lejon seancë normale, a do lejojë Berisha të zhvillohet një seancë normale ku do të votohet autorizimi i SPAK? “Atë e vendos grupi parlamentar. Ky është vendim jo i Sali Berishës por i grupit parlamentar që është i mbledhur”,-tha Berisha sot në konferencën për median. Pyetje: Sipas rregullores Këshilli për Rregulloren e Mandateve do…
Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë më datë 18 dhjetor Mbrëmjen Gala, e kthyer tashmë në një traditë nga FSHF që i dedikohet protagonistëve kryesorë të futbollit të cilët kanë spikatur me paraqitjet e tyre në fushën e lojës gjatë vitit 2023. Do të jetë e gjitha një mbrëmje festive e pasur edhe me program artistik në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, që do t’i dedikohet futbollit vendas dhe Kombëtares kuqezi që mbylli një edicion fantastik kualifikues, me objektivin e arritur finalet e Europianit “Gjermani 2024”. Në këtë mbrëmje FSHF do të akordojë çmime të rëndësishme të dedikuar…
Sali Berisha thotë se nëse Kuvendi vendos që t’i hiqet imuniteti, atëherë ai do ta respektojë, aq më tepër edhe nëse Gjykata Kushtetuese do të thotë fjalën e saj. Ai tha për mediat se do të zbatojë vendimet kushtetuese. ”Unë do e zbatoj nëse Kushtetuesja vendos. Asnjë lloj shmangie nga organet e drejtësisë nuk mund të ketë. Tani do e zgjidhë Parlamenti. Sa herë kanë ardhur me ato fletushka, s’i kam respektuar, tani e vendos Parlamenti. Sado vendimi i SPAK-ut është i paligjshëm, vendimi i Parlamentit do të respektohet”.
Pasi SPAK-u ka kërkuar nga Kuvendi arrestimin e tij, vjen reagimi i menjëherë nga Sali Berisha, i cili ishte në një konferencë me gazetarët. ”Unë jam që deputetët të mos kenë asnjë lloj dallimi nga qytetarët e thjeshtë, kjo është një kërkesë normale dhe do ta lexoj ftesë, por në parim jam 100% dakord, ajo është mbrojtje e parlamentit, nuk kam mbrojtur Sali Berishën, e votoj që nesër nuk kam asnjë kundërshtim”, tha Berisha. Por nga ana tjetër, këtë akt e quajti një frymëzim për opozitën, në betejën që do të ketë PD-ja në vijim. ”Opozita do të vazhdojë betejën…
SPAK kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë, ndryshimin e masës së sigurisë për Sali Berishën. Dokumenti është firmosur nga Altin Dumani dhe kërkohet ndryshimi i masës së sigurisë nga ”detyrim me paraqitje” e ndalim të daljes jashtë vendit, në një masë më të ashpër sigurie, ”arrest me burg/ arrest shtëpie”. Masën e sigurisë e cakton GJKKO. Dokumenti E nderuar znj. Kryetare e Kuvendit! Të nderuar Deputetë të Kuvendit! Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 231, 260, 288, 289 të K.Pr. Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit i ka dërguar kërkesë Kuvendit që të ketë autorizim për marrjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Sali Berishën. Ish-kryeministri është pjesë e një hetimi për dyshimet për korrupsion gjatë privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”. SPAK-u i ka caktuar ish-kryeministrit masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”. Megjithatë Sali Berisha ka refuzuar që prej fillimit paraqitjen në Gjykatë. Për të njëjtën çështje u arrestua edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ai akuzohet për “korrupsion pasiv në bashkëpunim” si dhe “pastrim parash”. Sali Berisha i ka cilësuar akuzat…
Nga Skënder Minxhozi Partia Demokratike ka moshën e Krishtit. Por vetëm moshën. Të tjerat i ka shumë larg përkorjes dhe madhështisë së themeluesit të fesë së krishterë. 33 vjet më parë lëvizja e studentëve i jepte rastin një grushti burrash që rastësia, ambicia e fshehur dhe etja për pushtet, i bëri të bëjnë këpucët me baltë në pellgjet e Qytetit Studenti, para se të merrnin në dorë shtetin, për ta bërë edhe më rrëmujë dhe pis sesa rrugicat mes konvikteve studentore. Një parti e kapur fort pas të shkuarës, duke harruar se ka edhe të tashme dhe të ardhme. Kjo…