Author: tirana

Tirana do të jetë kryeqyteti i filmit në Ballkan. Në kryeqytet nga data 13-17 dhjetor do të vijnë producentët dhe regjisorët më të rëndësishëm në fushën e filmit nga e gjithë Europa, për të marrë pjesë në “Balkan Film Market”. Jonid Jorgji, kreu i Agjencisë së Industrisë Kreative në Bashkinë e Tiranës, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, bëri të ditur se industria kreative dhe filmi në tërësi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në turizëm. “Eventi gjigand në industrinë e kinemasë do të sjellë në Tiranë qindra producentë dhe kineastë, përfaqësues të platformave televizive nga më të njohurat në…

Read More

2023 është viti për ekranin e kinemasë, por po ashtu për motorin e kërkimit në Google. Barbie dhe Oppenheimer kanë qenë filmat më të kërkuar në Google për këtë vit, ndërsa nga futbollistët renditen Kylian Mbappe dhe Harry Kane, nga bota e muzikës vendin e parë e mban Shakira kjo edhe për shkak të historisë së saj të divorcit. Nëse flasim për filmat, më e klikuar është Barbie dhe pas saj, Oppenheimer. Shakira mbetet më e “gugëlluara”, për shkak të këngës me të cilën e nisi këtë vit, duke publikuar në janar këngën dedikuar ish-bashkëshortit Pique, me të cilën vendosi…

Read More

Në prezantimin e strategjisë për mbrojtjen e viktimave të dhunës, ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se nevojitet një koalicion kombëtar për të reaguar kundër këtij fenomeni. Po ashtu Balla nënvizoi edhe se në Kuvend ka dhunë, siç është gjuha e përdorur ndaj ligjvënëseve. “Si mund të mbrohet një viktimë e dhunës seksuale nëse shteti nuk bëhet mbrojtësi i saj? Jemi në kushtet e një situate emergjente, që kërkon ndërhyrje. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë, të krijojmë një koalicion kombëtar të të gjithë aktorëve, të shoqërisë civile dhe të medias. Ka forma të caktuara dhune dhe në Kuvendin e…

Read More

Në spektaklin e “Big Brother Kosova Vip 2″, këngëtari i mirënjohur Blero ndau me publikun një periudhë të errët të jetës së tij, duke treguar për depresionin, ankthin dhe rëndësinë e trajtimeve për shëndetin mendor. “Kuptova që kishte ardhur koha për një trajtim. Nuk jam tip që jam shumë i hapur dhe i mbaj gjërat për vete. E pashë që kisha nevojë, së pari për veten, për vazjën dhe për familjen dhe shkova për një trajtim diku jashtë vendit”. Këngëtari tregoi edhe arsyet se pse vendosi të merrte këtë hap. “Më janë akumualuar shumë gjëra gjatë viteve dhe kam pasur…

Read More

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka komentuar lajmin se ajo kishte bërë kërkesë në SPAK për kthimin e sekuestrimeve që i ishin bërë. Kryemadhi tha për gazetarët se asnjë pronë e saj, apo e familjarëve të saj, nuk është sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme. Nga ana tjetër, Kryemadhi tha se sendi i vetëm që i është mbajtur nga SPAK-u është celulari i saj dhe ai jo në lidhje me hetime të nisuara për të, por në kuadër të denoncimeve të bëra për inceneratorët. “Asnjë pronë, as e imja as e familjarëve të mi nuk është sekuestruar. Çdo gjë…

Read More

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me 3 vite shërbim prove të ish-gjyqtares së Korçës Mimoza Margjeka. Margjeka është ndaluar gjithashtu që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike. Ajo u dënua me akuzën se kishte marrë 6 mijë Euro ryshfet për të liruar një person të arrestuar për transport emigrantësh. Apeli la në fuqi edhe dënimin me 4 vite burg për bashkëshortin e saj Arben Cara, me akuzën se ishte personi që kishte marrë paratë për t’ia dhënë gruas së tij gjykatëse.…

Read More

Kinemaja e Shkodrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit, për t’u hapur më pas sërish për artdashësit e qytetit veriperëndimor. Teksa jep lajmin, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, shkruan se kjo është një vlerë e trashëgimisë dhe artit. “Bëhemi gati për transformimin e Kinemasë së Shkodrës për t’i kthyer identitetin, si një hapësirë publike në funksion të qytetarëve të Shkodrës, si një vlerë e trashëgimisë dhe artit”.

Read More

Liridona Ademaj u vra nga një plan i përgatitur nga bashkëshorti i saj dhe ngjarja është lajmi kryesor në mediat tona. Por nga dhimbja e madhe, njerëz duan të përfitojnë. Familja e Shaban Murselit ka marr një telefonatë të çuditshme gjatë së shtunës. Një person i panjohur deri në atë moment, që ishte paraqitur si përfaqësues i një shoqate bamirësie nga Mali i Zi, i kishte njoftuar ata se kanë mbledhur pesë mijë dollarë për dy fëmijët që humbën nënën, e babai i tyre po dyshohet si organizator i rastit. Por që të hollat të dërgohen në familje, personi nga…

Read More

Princi William dhe Kate Middleton publikuan foton familjare për kartolinën e Krishtlindjes. Një foto bardh e zi, mirëpo duke e parë me një sy detajist, disa gjëra nuk shkojnë. Diçka nuk shkon te dora e Louis. I vogli i familjes duket se ka qenë viktimë e një përpjekjeje të dështuar të Photoshop-it. Të tjerë komentues kanë vënë re se këmba e majtë e Princit William dhe njëra nga këmbët e Kate Middleton mungojnë. Karta e Krishtlindjeve e familjes mbretërore u publikua menjëherë pas publikimit të librit të gazetarit Omid Scobie ‘Endgame’, i cili pretendonte se Kate Middleton së bashku me…

Read More

Një efektiv policie në Lezhë, denoncoi që në orët e vona të mbrëmjes së shkuar është kërcënuar me armë zjarri, ka reaguar zyrtarisht edhe policia lokale, duke theksuar se në vendin e ngjarjes, grupi hetimor nuk ka gjetur asnjë provë. “Në vendngjarje nuk konstatohen gëzhoja, gjurmë apo prova të tjera materiale që mund t’iu përkasin shtetasve të kallëzuar nga punonjësi i Policisë”, sqaron policia, duke theksuar se ka dëmtime vetëm të automjetit të 23-vjeçarit, i cili ka qëlluar me armë nga brenda. Njoftimi i plotë Rreth orës 21:00, të mbrëmjes së kaluar, punonjësi i Policisë, shtetasi Dh. M., 23 vjeç,…

Read More

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi këtë të martë ka denoncon atë që e cilëson “një skandal tjetër të ri” në lidhje me inceneratorët. Kryemadhi e cila deri më tani ka bërë 3 denoncime në SPAK, shprehet se ka marrë kërcënime, por thekson se është e vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje. “Ky prezantim është produkt i një pune shumë voluminoze, vjen sot pas një viti punë intensive, të pa ndalur dhe konstistente. Janë marrë në analizë të detajuar puna e të gjitha institucioneve publike që kanë lidhje me këtë skemë korruptive. Shkeljet ligjore për miratimin…

Read More