Kinemaja e Shkodrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit, për t’u hapur më pas sërish për artdashësit e qytetit veriperëndimor. Teksa jep lajmin, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, shkruan se kjo është një vlerë e trashëgimisë dhe artit. “Bëhemi gati për transformimin e Kinemasë së Shkodrës për t’i kthyer identitetin, si një hapësirë publike në funksion të qytetarëve të Shkodrës, si një vlerë e trashëgimisë dhe artit”.
Postime te ngjashme
Add A Comment
