Author: tirana

Një krim makabër ka ndodhur në Brazil, ku Reynaldo Rocha 22-vjeç ka vrarë vajzën e xhaxhait 4-vjeçe pasi nuk e ka duruar dot përse ajo qante, pasi e kishte përdhunuar. Ajo që e bën edhe më makabër është se autori është ndihmuar nga nëna e tij për të hequr qafe trupin e vogëlushes. E ëma e 4-vjeçares e kishte lënë të voglën në shtëpi me motrën dhe kur u kthye nga puna nuk e gjeti aty. Fillimisht, mendoi se vajza ishte rrëmbyer, por nga hetimet u arrit që të zbulohej tragjedia. I riu në rrëfimin e tij tronditës tha se…

Read More

Eksperti i kriminalistikës Mensut Ademi analizoi vrasjen e Liridona Ademaj nga bashkëshorti i saj Naim Murseli. Duke u përpjekur të hidhte dritë mbi motivet, Ademi përjashtoi si mundësi pistën e vrasjes për përfitime materiale. Ai nënvizoi se vrasja mund të ketë ndodhur për motive hakmarrjeje pas prishjes së marrëdhënies në çift dhe divorcit të kërkuar. Eksperti bëri dhe një analizë të motiveve të vrasjes në familje në Ballkanin Prëndimor, referuar në shifra dhe statistika. “Në Ballkanin Perëndimor cilat janë motivet që i shtyjnë në vrasje brenda familjes? Janë hakmarrja dhe lirimi emocional. Lirimi emocional në kriminologjhi nënkupton largimin nga ai…

Read More

Ish-deputeti Vangjel Tavo humbi vajzën në një aksident tragjik. Përmes një mesazhi në Facebook, Tavo shprehu mirënjohje për miqtë dhe dashamirësit, të cilët i ofruan mbështetje për ditët e vështira. ”Shprehim mirënjohjen e thellë për gjithësecilin prej jush për respektin që treguat, duke e vlerësuar tej mase që erdhët nga të gjitha qytetet e vendit, si edhe nga shumë shtete jashtë kufijve, për të na u gjendur pranë e duke na u bërë krah”. Postimi i plotë Të nderuar të afërm, miq, e dashamirës, asgjë nuk e zhbën humbjen e madhe të familjes sonë por mbështetja juaj tejet njerëzore dhe…

Read More

Të gjithë sytë janë të drejtuar te Napoli, që pas humbjes me Real Madrid tashmë pret Bragën në stadiumin “Maradona”. Situata në Grupin C është e përcaktuar. Skuadra e Walter Mazzarri duhet të bëjë sforcon e fundit që të sigurojë vendin e dytë. Avantazhi me 3 pikë nga Braga në renditje dhe fitorja 2-1 në sfidën e mëparshme në Portugali ia bën detyrën më të lehtë. Napoli vazhdon më tej edhe nëse humbet me një gol diferencë. Në takimin tjetër, Reali luan transfertën me Union Berlin që ka grumbulluar vetëm dy pikë. Interi e ka siguruar kalimin në 1/8, por…

Read More

Në prag të festave të fundvitit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton gjithë qytetarët që të shkojnë te Tregu i Gjelave në Baldushk për të blerë gjelin e detit. Veliaj njofton se tregu do të jetë i hapur në datat 14-31 dhjetor. “Tradita vazhdon në Baldushk! Nga data 14 deri më 31 dhjetor ejani të blini gjelat më të mirë të detit të rritur nga banorët e zonës dhe pse jo merrni edhe familjarët dhe shijoni një ditë të mbushur plot me aktivitete në fshat.Tregu i gjelave të detit”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale. Ky është viti i…

Read More

Rreth 500 kg kanabis është sekuestruar në Vlorë. Në operacionin e policisë kanë marrë pjesë edhe forcat RENEA, ndërsa mësohet se 7 persona janë vënë në pranga. Po ashtu gjatë operacionit janë sekuestruar 4 automjete, 2 prej të cilëve furgonë. Policia ka dalë në një deklaratë për mediat pas operacionit për sekuestrimin e drogës. Rreth 500 kg kanabis e ndarë në 34 pako ishte gati për trafikim dhe grupi që u godit do ta kalonte përmes rrugëve detare në Turqi. “Nga hetimet e kryera, vepronin në mënyrë të organizuar për ta trafikuar drejte shtetit turk. Kishin përpunuar ambalazhuar lëndën narkotike,…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është takuar me të Ngarkuarin me Punë të SHBA-së në Tiranë David Wisner. Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit dy palësh në luftë ndaj krimit të organizuar dhe narkotikëve. “Gjatë takimit Balla dhe Wisner diskutuan mbi partneritetin dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e zbatimit të ligjit, duke u fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të paligjshëm të narkotikëve”, njofton Ministria e Brendshme. Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se është mirënjohës SHBA-ve për bashkëpunimin në kapjen e një të shumëkërkuari në…

Read More

Kryetari i Kuvendit në Maqedoninë e Veriun, Talat Xhaferi ka folur për zgjedhjet, ku është shprehur se me ose pa LSDM apo pa OBRM-PDUKM, nuk do të ketë qeveri pa shqiptarët. “S’ka qeveri pa shqiptarët. Me LSDM apo me OBRM-PDUKM?! Ajo është çështje e partive politike”, ka thënë ai. Nga ana tjetër, ai është shprehur i bindur se OBRM-PDUKM-ja do pranojë çështjen e kryeministrit shqiptar, pasi kujtoi se në 2013 kjo parti pranoi që Xhaferi të jetë ministër i Mbrojtjes. Por ai nuk e përjashton mundësinë që qeveria e radhës teknike të jetë pa OBRM-PDUKM-në.

Read More

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilri Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e prokurorisë së Posaçme. Beqaj është paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve për koncesionin e sterilizimit. Në 24 nëntor, ai u paraqit në ambientet e SPAK për herë të parë pas caktimit të masës së sigurisë. Sipas vendimit të GJKKO, ish-ministri Beqaj duhet të paraqitet çdo të të premte në orën 15:30 para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Deri tani nga hetimi i SPAK0ut, Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit, pas arrestimit…

Read More

-Duan të mbrojnë egon e tyre Ndonjëherë, pranimi i fajit mund të nxjerrë në pah anën e brishtë të egos, gjë që “kërcënon” deri diku imazhin e ndërtuar në punë, familje, shoqëri etj. -Kanë vështirësi për të kuptuar ku kanë gabuar Nëse keni pasur ndonjëherë një mik që duket se nuk e kupton ku ka gabuar, ai/ajo mund të ketë probleme në leximin e atyre që njihen si “shenja sociale”, pra rregullave se si funksionon një shoqëri e caktuar. Edhe nëse u tregoni atyre se duhet të kërkojnë falje, sërish do ta kenë të vështirë për të kuptuar pse është…

Read More

Një tentativë për grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kurbin. Dyshohet për të shtëna me armë zjarri dhe 1 polic i plagosur. Të shtënat me armë gjatë tentativës së grabitjes përsëriten pas ngjarjes në Prush të Tiranës, ku pesë grabitës tentuan të grabisin një shtëpi dhe teksa janë larguar kanë shtënë me armë zjarri ndaj uniformave blu. Lajm në përditësim

Read More

Shqipe Hysenaj është njëra nga banoret e ”Big Brother Kosova Vip 2” që ka marrë vëmendje të madhe që nga fillimi dhe padyshim është kthyer në kryefjalë. Ajo ka krijuar debate me disa nga konkurrentët dhe shihet si një personazh që i ngacmon të gjithë. Së fundmi u publikua një klip, ku shihet një përplasje e madhe e Shqipes me të gjithë banorët e tjerët. Debatet e saj ishin nga më të ndryshmet, derisa më pikantet ishin me Santianën, Bucin e DJ Miss Rose. Alba në një moment e quajti atë manipuluese, duke mos i pëlqyer veprimet e saj. Ndonëse…

Read More