Author: tirana

Këngëtari Luiz Ejlli, ndodhet në Shkup, prej ku ka postuar edhe një foto me futbollistin e Kombëtares Jasir Asani. Asani është po ashtu një lojtar që fitoi dashurinë e gjithë sportdashësve shqiptarë, përmes performancës së tij me Kombëtaren, e cila u kualifikua në Euro2024. Për Luiz Ejllin, kualifikimi në Kampionatin Europian është meritë e sulmuesit Jasir Asani. “Po të mos ishe ti, kombëtarja do ta shikonte Europianin tek kafja e lagjes”, shkruan ai në Instagram.

Read More

Kreu i Partisë Demokatrike zyrtare, Lulzim Basha, në festën e 33 vjetorit të themelimit të kësaj force politike, ndër të tjera tha se PD është e Shqipërisë. “E di qe sot shume qytetare pyesin: E KUJT ESHTE PARTIA DEMOKRATIKE? Partia Demokratike është partia e shoqërisë shqiptare, Eshte partia e vlerave euro-atlantike është partia e Shqipërisë pluraliste është partia e rinisë europiane shqiptare” tha Basha. Ai shtoi se Partia Demokratike, nuk e ka përfunduar misionin e saj dhe se ky është fundit i teatrit 30-vjeçar të tranzicionit. Basha po ashtu u ka shtrirë dorën demokratëve të vijnë në PD dhe të…

Read More

Edicioni i tretë i spektaklit më të komentuar në vend “Big Brother Vip Albania 3”, do të nisë më 13 janar të vitit që po vjen. Siç e kemi parë këtë vit do të ketë ndryshime nga edicionet e kaluara, qoftë nga logo-ja apo edhe shtëpia. Lori Hoxha ka ndarë disa pamje të shtëpisë disa herë në Instagramin e saj, ku po ndërtohet dhe nuk do të jetë njëlloj.

Read More

Google Maps për Android Auto ofron një veçori shtesë që e bën të lehtë për drejtuesit të ruajnë vendndodhjen e tyre të parkimit kur të mbërrijnë në destinacionin e tyre të zgjedhur. Mundësia për të kursyer vendin ku keni parkuar makinën tuaj nuk është asgjë e re në “botën” e navigatorëve dixhital, pasi që nga viti 2017 Google Maps e ofron këtë opsion për të gjithë (Android dhe iOS). Me dy klikime të tjera në ekranin me prekje, do të mbani mend se ku keni parkuar, gjë që mund të jetë një shpëtim i vërtetë në një ditë të ngarkuar…

Read More

Një automjet u përfshi nga flakët këtë të hënë në Elbasan, ndërkohë që ishte në lëvizje. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Shtërmen, në aksin rrugor Gramsh-Cërrik. Mjeti drejtohej nga një 50-vjeçar, i cili nuk raportohet të ketë pësuar lëndime. Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një shkëndijë elektrike.

Read More

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës. “Një vendim i paralajmëruar. Kryeministri i vendit, i parapriu javën e kaluar vendimit të gjykatës me verdiktin e tij. Keqardhje për Republikën tonë, demokracinë tonë dhe drejtësinë tonë. Çështja Beleri është vetëm një kakofoni në drejtësi, ku orkestra dhe interpretimi realizohet nga kryeministri i vendit. Beleri i privohet e drejta kushtetuese prej 7 muajsh dhe çdo qytetari të Himarës i privohet e drejta për të zgjedhur. Rama kërkon me çdo kusht të mbajë në krye të bashkisë së Himarës, një kryetar të pavotuar, me…

Read More

Bashkia e Matit ka shtuar kujdesin për tregjet në qytetin e Burrelit dhe synon që kjo përvojë pozitive të shtrihet edhe në njësitë administrative.Ditët e fundit ka nisur investimi për ndërtimin e tregut frigoriferik, i pari i këtij lloj në rrethin e Matit.Pas përfundimit të objektit të rëndësishëm fermerët dhe blektorët e Matit kanë një mundësi më shumë për tregëtimin e prodhimeve të tyre, ndërsa tregëtarët grumbullojnë produkte dhe i shesin ato në çdo stinë të vitit.Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryebashkiaku Malaj shkruan:”Nis puna për rikonstruksionin e tregut të Fruta-Perimeve në #Burrel.Pjesë e projektit është edhe ambienti frigoriferik…

Read More

Sekretariati i Etikës ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë 7 deputetë të opozitës, pas kaosit në seancën e miratimit të Buxhetit 2024. Më kërkesë të mazhorancës, janë përjashtuar deputetët Ervin Salianji, Lefter Gështnja, Bledion Nallbati, Asllan Dogjani, Isuf Çelaj, Luan Baçi dhe Xhelal Mziu. Çfarë ndodhi në seancën ku u miratua buxheti dhe paketa fiskale: Seanca zgjati vetëm 7 minuta dhe për shkak të protestës së opozitës, buxheti kaloi pa diskutime. Të vetmit që dolën kundër protestës së opozitës dhe morën pjesë në votim ishin 4 deputetët që njohin kryetar Lulzim Bashën. Flutura Açka, Merita Bakiu, Andia Ulliri dhe…

Read More

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, Igli Tare ka rrëfyer për herë të parë arsyet e largimit të tij nga Lacio, por dhe çfarë pret nga Shqipëria në kampionatin Europian. Në Intervistën për “Corriere Dello Sport”, ai ka paralajmëruar italianët se ekipi i Silvinjos është rritur shumë në vitet e fundit. “Tani udhëtoj shumë, studioj, përditësoj njohuritë me ngjarjet, pasi nëse nuk e bën, rrezikon të mbetesh mbrapa e të mos e kuptosh më botën e futbollit. Pasi vetëm kështu mund të zbulosh kush është më i miri, kush është më përpara. Anglia me Premier Ligën, qartësisht, por edhe Gjermani. Përtej Bajern…

Read More

Kryebashkiaku aktual i Himarës Fredi Beleri, nga qelia i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Gjykatës së Posaçme. Në hyrje të saj ai thekson se shtyrjet e seancave gjyqësore po e dëmtojnë atë jo vetëm në aspektin profesional, por edhe atë familjar e personal. “Po shkaktoni një reagim të përgjithshëm armiqësor, po i detyroni njerëzit të ndahen në grekë e jo grekë, duke dëgjuar Kryeministrin dhe shpurën e tij çdo ditë, që e banalizojnë reagimin e Greqisë si personal. Unë Fredi Beleri me ndërgjegje mora përsipër të kandidoj për kryetar bashkie në Himarë, pasi kisha testuar më parë besimin e bashkëqytetarëve…

Read More

Lulzim Basha do të festojë 33 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë më 11 Dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Pak para nisjes së festës në ambientin e jashtëm të Pallatit të Kongreseve është parë edhe ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi. Topi në daljet e tij televizive shpesh është shprehur se suporton pikërisht këtë kah politik të opozitës, duke dhënë e këshilla.

Read More

Legjenda e Juventusit dhe e kombëtares Italiane Giorgio Chiellini ka komentuar shortin e Italisë për Euro 2024, duke e konsideruar Shqipërinë si një ekip “mik”. Ai u shpreh shumë i lumtur që Shqipëria arriti të siguronte pjesëmarrjen në Euro 2024, duke thënë se ka shumë miq shqiptarë. “Shqipëria është miku ynë më i madh me të cilin përballemi. Jemi shumë të lumtur që ata hynë në Euro. Unë kam shumë miq shqiptarë dhe ata e meritojnë këtë. Ne duhet ta respektojmë këtë. Chiellini është shprehur optimist se Italia do të dalë nga grupi i cilësuar si grupi më i fortë…

Read More