Në një nga ditët e fundit të tetorit, 90 policë, 22 automjete dhe një top uji qëndronin gati në një fushë në periferi të Santiagos, kryeqyteti i Kilit. Nuk ishin aty për të mbajtur rendin në një protestë të zhurmshme. Ishin për të monitoruar varrimin e një gruaje të re me lidhje të dyshuara me trafikantët e drogës. Një ngjarje e tillë, e cila zakonisht përfundon me plumba të qëlluar në ajër nga vajtuesit, dikur do të ishte e pamendueshme në Kili, i konsideruar prej kohësh si një nga vendet më të sigurta të Amerikës Latine. Por midis majit 2019…
Author: tirana
Kemi hyrë zyrtarisht në muajin e festave. Në muajin ku çdo gjë shëklqen dhe na bën të ëndërrojmë. Krishtlindjet janë edhe qershia mbi tortë e këtij muaji. Atmosfera e zjarrit bubulak, trokitjes së gotave apo hapja e dhuratave nuk është e njëjtë për të gjithë. Zbuloni disa nga traditat më të çuditshme të festimit të Krishtlindjeve në vende të ndryshme.Macja e tmerrshme islandeze – Jólakötturinn është një mace e madhe e zezë, me mustaqe të bardha, shikim mprehës dhe një bisht shumë të gjatë. Sipas kësaj tradite të vjetër pagane, kjo mace pushton Islandën gjatë vigjiljes së Krishtlindjeve dhe nuk kërkon…
Australia tha të hënën se do të shtrëngojë rregullat e vizave për studentët ndërkombëtarë dhe punëtorët me kualifikim të ulët që mund të përgjysmojnë marrjen e emigrantëve gjatë dy viteve të ardhshme, ndërsa qeveria kërkon të riparojë atë që tha se ishte një sistem emigrimi “i prishur”. Sipas politikave të reja, studentët ndërkombëtarë do të duhet të sigurojnë vlerësime më të larta në testet e anglishtes dhe do të ketë më shumë shqyrtim në aplikimin e dytë për vizë të studenti që do të zgjasë qëndrimin e tyre. “Strategjia jonë do t’i kthejë numrat e emigracionit në normalitet,” tha Ministrja e…
Zemra ushqehet nga emocione të pastra dhe origjinale, dhe jo nga gjëra materiale. Ajo mbushet me momente: në fakt, janë ato që japin lumturinë e vërtetë, detaje të thjeshta që mund të bëjnë të dalë dielli, madje edhe në një ditë të stuhishme. Lumturia është bërë nga gjëra të vogla Janë fjalët, gjestet dhe momentet e veçanta që vijnë nga zemra e atyre përreth nesh që mbushin shpirtrat tanë. Eshtë koha, të cilën na përkushtojnë këta njerëz, që na lejojnë të përjetojmë momente të lumturisë së vërtetë. Magjia ekziston Nuk kemi nevojë për smartphone ose rroba të shtrenjta në mënyrë,…
Vrasja e Liridona Ademajt tronditi opinionin publik, pasi mes të arrestuarve për këtë ngjarje është edhe bashkëshorti i viktimës. Naim Murseli akuzohet se ka porositur vrasjen e Liridonës. Në media është aluduar se shkaku ishte një sigurim jete që viktima kishte në Suedi, pasi kishte nënshtetësi suedeze. Gjithashtu është aluduar një lidhje jashtëmartesore homesksuale e Naimit për të cilën thuhet se Liridona ishte në dijeni. E teksa ngjarja është e mbuluar me pikëpyetje dhe priten hetimet e policisë së Kosovës, gazetari Ervin Dushi ka ndarë detja nga jeta e çiftit në Suedi. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “7pa5”…
Tregtimi i produkteve të falsifikuara, apo produkteve që janë imitim i markave kryesisht të shtrenjta do të ndalohet dhe dënohet me ligj. Projektligj ‘Për Markat Tregtare’ i hedhur për konsultim Publik nga Ministria e Financave, përpos synimit të përafrimit të legjislacionit me BE, ka si qëllim të ndalojë tregtimin e produkteve të falsifikuara, dhe parashikon padi për falsifikatorët dhe bllokim të mallit që kanë nxjerrë në treg. Përshembull, nuk do të lejohet tregtim i veshjeve që janë imitim i firmave me emër, dhe jo vetëm. Në relacion thuhet se në tregun vendas ka presona të ndryshëm që po dëmtojnë konkurrencën…
Presidenti i ri i Argjentinës bëri betimin para mijëra mbështetësve. Javier Milei paralajmëroi qytetarët se vendi nuk ka para dhe për këtë arsye do të aplikohet një program me shumë masa shtrënguese të ashpra. Sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë për të kaluar krizën më të rëndë ekonomike në dekada të Argjentinës, ku inflacioni po shkon gati 200%. “Nëse një shtet ka reputacion të keq, siç është rasti i Argjentinës, bizneset nuk do të investojnë derisa të shohin rregullime fiskale. Jo më pak i rëndësishëm është fakti se duhet të ketë qarkullim parash. Por, fatkeqësisht duhet t’ju them edhe…
Speci Djegës Sipas një studimi, konsumi ditor i kapsicinës përshpejton humbjen e dhjamit në bark dhe rrit aftësinë e trupit për të shndërruar ushqimin në energji. Ajo që duhet të bëni për të përfituar nga speci djegës është ta përdorni atë sa më shpesh në gatimet tuaja. Vezët Vezët janë një nga burimet më të mira të kolinës, një lëndë ushqyese e cila ndihmon në djegien e dhjamit. Vezët janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave të dobëta, të cilat mund të përshpejtojnë ritmin e djegies së dhjamit kur konsumohen për mëngjes. Gjithashtu ato do t’ju mbajnë të ngopur për…
Liderët e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor do të takohen të mërkurën e 13 dhjetorit në Bruksel. Në fokus të këtij takimi pritet të jenë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, si një nga çështjet kryesore që shqetëson të gjithë rajonin. Çështje kjo që do të pasqyrtohet edhe në deklaratën e përbashkët që do të firmoset nga të gjithë liderët e pranishëm. Radio Europa e Lirë ka zbardhur një pjesë të kësaj deklarate, ku do të kërkohet nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia, angazhim serioz për zbatimin e rekomandimeve dhe marrëveshjes së normalizimit.…
Henrik Hoxha rikërkon statusin e të penduarit. Disa muaj pasi SPAK-u vendosi të ndërpresë marrëveshjen e bashkëpunimit, Hoxhaj ka rrëfyer se atentati ndaj biznesmenit Lulzim Masha është porositur nga i shumëkërkuari i drejtësisë që dyshohet se fshihet në Dubai, Eldi Dizdari. Më herët ai kishte deklaruar se kishte pajtuar Skerdi Tasin për të vrarë biznesmenin. Sipas Henrik Hoxhës, Nuredin Dumani i kishte thënë se duhej të vritej djali i Lulëzim Mashës, pasi mashtronte njerëzit dhe u merrte para. Duke qenë se djali fshihej në Maqedoni “porositësit” kanë tentuar të vrasin babanë e tij, ndërsa për atentatin ishin ofruar 100 mijë…
“Njihuni me kryebashkiakun e Komunës së Leposaviçit, i cili refuzohet nga shumica e banorëve dhe që ka mbetur i bllokuar për shkak të tensioneve mes shqiptarëve dhe serbëve që përshkallëzuan në dhunë më herët gjatë vitit.” Kështu e nis Reuters reportazhin kushtuar kryebashkiakut të komunës veriore, Lulzim Hetemi, i cili siç thotë ka jetuar dhe fjetur në zyrën e tij që prej muajit maj, i ruajtur nga trupat e NATO-S dhe policisë speciale të Kosovës. “Kush dëshiron të qëndrojë në zyrë dhe të fle në karrige? Siç e dini, fillimi ishte shumë i vështirë. Ky vend ishte i mbushur me…
Për kaosin në seacën e fundit plenare ku u votua buxheti i vitit 2024 për 7 minuta, PS-ja kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të grupit Berisha-Bardhi. Fjala është për deputetët që shkaktuan kaos, por edhe që hodhën kapsolla, flakadanë dhe patën përballje fizike edhe me Gardën. Pasdite do të mblidhet Sekretariati i Etikës në orën 16:00, ku do të shqyrtohet kërkesa e PS për t’i përjashtuar me 10 ditë. Kërkesa është bërë për Ervin Salianjin, i cili ishte ai që udhëhoqi kaosin në kuvend, në mungesë të Bardhit dhe Bersishës, po ashtu të përjashtuar. Ndërkohë, PS kërkon përjashtimin edhe të…