Author: tirana

Marrëveshja me Italinë për emigrantët që do strehohen në Gjadër të Lezhës, u miratua sot vetëm me votat e PS-së në komisonin e ligjeve dhe në Komisionine Jashtëm. Mbledhja u mbajt online. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dha shpjegime në lidhje me marrëveshjen si dhe u ndal në disa nga elementet kyçe të saj siç janë numri i përgjithshëm i mundshëm i migrantëve, afati i qëndrimit dhe daljes përfundimtare nga qendra. “Përmes këtij protokolli, Shqipëria i jep në përdorim qeverisë italiane një sipërfaqe pasurie shtetërore për ngritjen e strukturave ku do të akomodohen emigrantët e parregullt që kërkojnë të shkojnë…

Read More

Këtë të hënë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit Tomë Dodës, i arrestuar ditë më parë nën dyshimin se është përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor në Prishtinë. “Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit T.D për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimit, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 364 paragrafi 1,…

Read More

14 tifozë janë përjashtuar për një periudhë të pacaktuar nga pjesmarrje në ndeshjet e futbollit në Shqipëri. Komisioni i Disiplinës në FSHF ka bërë të ditur emrat e tyre dhe ka urdhëruar anëtarët e saj, të cilët adiministrojnë stadiumet, për ta zbatuar këtë vendim. Tifozët e dy klubeve, menjëherë pas ndeshjes, u përleshën në Air Albania, duke shkaktuar kaos dhe dëme në Air Albania. Për këto ngjarje policia shoqëroi tetë pre tyre, ndërsa 14 tifozët e përjashtuar I shtohen listës së gjatë të të padëshiruarve në stadiume. -Denis Ahmeti – Renis Maçi – Qemal Cano – Endri Mesiti – Juxhin…

Read More

Komisionet Parlamentare po vijojnë punën online, kjo si pasojë e grupit të deputetëve të Berishës që duan kaos. Por sot në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ndodhi një incident. Deputeti i PS-së Jurgen Çyrbja, i cili ishte në cilësinë e relatorit të pr/ligjit për ratifimin e marrëveshjes me Gjermaninë e kapi e qeshura dhe nuk mundi të prezantonte fare pr/ligjin. Çyrbja ndodhet në zyrën nga ku bëri lidhjen online me një person tjetër i cili duket se e bën të qeshë. E qeshura e tij ka infektuar të gjithë deputetët që kishin hyrë në zoom. Po ashtu Çyrbja nuk arriti…

Read More

Këtë të hënë u mbajt mbledhja e grupit të Partisë Socialiste, ku kryesocialisti Edi Rama ka shprehur pakënaqësinë ndaj deputetëve të tij. Rama u ka kërkuar të tijve që të jenë më aktivë, por edhe i paralajmëruar se nëse nuk do të angazhohen, përfshirë këtu të jenë prezentë në Komisione dhe Parlament, mund t’i çojë edhe në zgjedhje të parakohshme.

Read More

Kuvendi është “pushtuar” nga kaosi prej shumë javësh, me PD-në e Sali Berishës që ka paralajmëruar përshkallëzim të aksionit të saj, por që mazhoranca nuk është zmbrapsur. Në seancën e 14 dhjetorit, pra këtë të enjte është parashikuar që të kalohen ndryshimet për rregullohen e Kuvendit që ashpërson masat për deputet që shkelin rregullat si edhe marrëveshja me Italinë për emigrantët. Rama ka kërkuar që të jenë prezentë të gjithë deputetët e PS . Nga ana tjetër, kreu i qeverisë ka folur në mbledhjen e grupit edhe për drejtësinë duke e nënvizuar se Parlamenti është pushteti që duhet të kontrollojë…

Read More

Një bisedë e shkurtër, por me vështrime intensive, ishte ajo e Presidentit Volodymyr Zelensky, me njeriun që kërkon të bllokojë aspiratat e Ukrainës për integrim në bllok, e madje edhe ndihmat e Europës për shtetin në luftë. Ai u takua me kryeministrin hungarez Viktor Orban në inaugurimin e Presidentit të ri argjentinas ditën e dielë. Vetëm lexuesit profesionistë të buzëve mund ta kenë kuptuar bisedën mes Zelenskyt dhe “djalit të keq të BE-së”, siç e kanë quajtur, por shkëmbimi vjen teksa Orban ka kërcënuar të vendosë veto ndaj një pakete mbështetëse prej 50 miliardë dollarësh për Kievin dhe negociatave për…

Read More

33 vite më parë u themelua Partia Demokratike. Në mesazhin e saj, deputetja e PD-së Jorida Tabaku thotë se tanimë është koha që PD të reflektojë të djeshmen për të ndërtuar të tashmen. “Me gjithë ulje ngritjet e saj PD mbetet sot forca transformuese e një Shqipërie të shkatërruar nga komunizmi. Forca politike që transformoi vendin në një vend të NATO dhe që i dha jetë ëndrrës evropiane”, nënvizoi Tabaku. Postimi i plotë Si sot 33 vite më parë erdhi në jetë ëndrra e ndaluar 50 vjeçare e shqiptarëve të burgosur në diktaturë, Partia Demokratike. Me gjithë ulje ngritjet e…

Read More

Janë plot 547 mijë turistë të huaj që kanë vizituar Shqipërinë në muajin nëntor. Kryeministri Edi Rama thotë se kjo shifër tregon se vendi po vizitohet në çdo stinë të vitit dhe në çdo zonë të tij. “9.54 milionë vizitorët e huaj që kemi pritur gjatë këtij viti! 547 mijë turistë të huaj që erdhën në Shqipëri gjatë nëntorit janë prova se vendi po vizitohet në çdo stinë të vitit e në çdo cep të territorit, duke u konfirmuar si një superdestinacion i turizmit gjithëvjetor e të qëndrueshëm”, ka shkruar Rama, në një postim në Facebook. Kryeministri më parë ka…

Read More

Mesnatën e 9 dhjetorit, punonjësi i një karburantit në Selitë ka rënë pre e një grabitje me dhunë nga dy të rinj. Aleksandro Lazaj, 22-vjeç dhe Kristjan Lazaj, 21 vjeç, banues në Tiranë janë vënë në pranga. Kamerat e sigurisë së karburantit kanë fiksuar momentin e grabitjes. Lazaj ka zbritur nga makina ku ishte bashkë me Kristjan Lazajn, teksa po furnizonin makinën me karburant. Në momentin që ka zbritur ai është përleshur me punonjësin e karburantit i cili ka rezistuar, me qëllim që të ruajë paratë, duke vënë në rrezik jetën e tij. Por i riu grabitës ka vijuar duke…

Read More

Këtë të hënë, aktivistë dhe qytetarë janë stacionuar para SPAK-ut, aty ku po protestojnë për inceneratorin e Tiranës. Protestuesit kërkojnë që të shkojnë para drejtësisë, përgjegjësit e vërtetë të aferës. Nënë Liza, një personazh i njohur dhe zë i fortë i protestave, banore që para 2 vitesh iu shemb banesa në kuadër të planit për rindërtimin në 5 Maj, është bërë pjesë e protestës para SPAK-ut. “Të vijë Veliaj te 5 Maj, të shoh se si është rruga, po kalojmë nëpër baltë. Dua shtëpinë, jam 80 vjeçe. Nuk kam ku mbledh fëmijët e mi jam 14 vetë. Veliaj dhe Rama…

Read More

Armando Fetahu është arrestuar nga Policia e Beratit pasi ka kanosur me sëpatë pas një konflikti të çastit shtetasin A.P, 39-vjeç. Konflikti ka ndodhur për parkimin. Mësohet se 36-vjeçari Fetahu i ka thënë 39-vjeçarit ”Pse më zure vendin e parkimit, këtu banoj unë dhe më takon mua vendi”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Read More