Author: tirana

Inteligjenca artificiale ka arritur të krijojë edhe zemër artificiale. Ermand Mertenika dha një mesazh që të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm me ushqimet dhe me aktivitetin fizik, pasi pavarësisht se zemra artificiale është realizuar, ajo ka një kosto shumë të lartë. “Inteligjenca artificiale ka shkuar deri aty sa ka krijuar edhe zemrën artificiale, ka krijuar dhe valvulat artificiale, por këto mbeten në një moment tjetër. Për vitin e ri unë jap një mesazh shumë të mirë qytetarëve që të mos abuzojnë me ushqimet, të marrin pak edhe saktë. Zemra artificiale është krijuar por kostoja e saj është e papërballueshme.…

Read More

Mëngjesin e sotëm gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident në rrugën e Kombit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Blinisht, ndërsa sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për viktima. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në automjetet e përfshira. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mjegulla e cila kishte mbuluar këtë aks dhe ka pasur vështirësi në fushëpamje.

Read More

Këngëtari i shumë hiteve, Ylli Limani prej kohësh ka zbuluar se është drejt finalizimit të një albumi të ri. Edhe së fundmi në një postim në Instagram ka zbuluar të tjera detaje rreth projektit. Ylli zbuloi se albumi i ri mban titullin “Tjetër” dhe pritet të publikohet më 21 dhjetor. “Albumi “Tjetër”, 21.12.2023, premtoj lot dhe gëzim”, ka shkruar këngëtari në mbishkrimin e një foto nga fëmijëria. View this post on Instagram A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

Read More

Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një foto magjike nga Alpet tona, të cilën e ka cilësuar si kartolinën dimorëre nga Alpet tona.”MIRËMËNGJES dhe me këtë kartolinë dimri nga Alpet tona, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, pasi një efektiv policie në pikën kufitare të Jarinjës në Kosovë është gjetur mbrëmjen e djeshme pajetë nga kolegët e tij, për motive ende të paqarta. Ishte zv.Drejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani i cili njoftoi se efektivi Rexhep Sejdiu u gjet i vdekur në shtratin ku ishte shtrirë për të pushuar. Sot do të bëhet autopsia, teksa dyshohet se vdekja të ketë ardhur për shkaqe natyrale. “Sot është gjetur i vdekur zyrtari policor, gjatë ndërrimit në Jarinjë. Kolegët e kanë gjetur të vdekur, disa orë pasi ishte shtrirë për të…

Read More

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme edhe pse nuk do të mungojnë ditët apo orët me diell. Në këtë mënyrë nga dita e hënë deri ditën e mërkurë vendi ynë parashikohet me mot me kthjellime por edhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura. Këto vranësira në zonën e veriut dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët. Për ditën e enjte moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet…

Read More

Dashi Dielli dhe Marsi ju japin një dëshirë të madhe për të bërë plane dhe ditë më të mira vijnë për të bërë një takim, për të folur për planet për të ardhmen. Ata që e duan me të vërtetë njëri-tjetrin nuk do të kenë kufij për të bërë dhe planifikuar javët e ardhshme. Demi Të hënën një kurs i ri i jetës profesionale është tashmë i hapur, të lindurit më të vrullshëm do të donin të kërkonin zgjidhje në qytete të tjera, ju mund të eksperimentoni. Që nga muaji mars Jupiteri ka marrë mbrojtjen e shenjës, sjell aftësinë për…

Read More

Marrëveshja e firmosur në Romë mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama për ndërtimin në territorin shqiptar të dy qendrave pritëse për emigrantët që nisen nga Afrika e Jugut drejt Italisë, vijon të shkaktojë debate. Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, në një intervistë për “Vendi im” në Tirananews, shprehet skeptik se një gjë e tillë të ndodhë. Gjithsesi, Ndreu nënvizon se nëse ajo do të zbatohet, do t’i kërkojë qeverisë dy garanci. “Nuk kam gjë për të fshehur fare. Nëse do të ndodhë qeveria duhet të mendohet mirë se Lezha duhet të bëhet epiqendra e…

Read More

Dy trena, një ndërqytetës dhe një rajonal, janë përplasur përgjatë linjës hekurudhore Bolonjë-Rimini, në zonën Faenza të Ravenas në Itali, mbrëmjen e sotme (10 dhjetor). Sipas mediave italiane, deri më tani raportohet për të paktën 17 të plagosur, ndërkohë që kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të nxjerrë pasagjerët. Po ashtu, mësohet se janë anuluar lëvizjet hekurudhore midis Castelbolognese dhe Forlì, ndërsa shkaku për përplasjen e dy trenave ende nuk dihet.

Read More

Arbër Hoxha shënoi golin e katërt këtë sezon në elitën e futbollit kroat. Për raundin e 18-të, Slaven Belupo fitoi 2-4 në udhëtim me Rijekan. Një nga golat e skuadrës fituese e shënoi edhe 25-vjeçari shqiptar. Në ndeshjen e 17 këtë sezon, sulmuesi anësor mori një pasim fantastik në minutën e 85-të nga Caimacov, për t’ia hedhur portierit me parabol mbi kokë. I lindur në Gjermani dhe i dalë nga moshat e Prishtinës, Hoxha ka luajtur për Ballkanin dhe është aktivizuar edhe në tre takime për Kosovën. Së fundmi ai u pajis me pasaportë shqiptare duke qenë një kandidat për…

Read More

Analisti Ilir Demaliaj ka reaguar lidhur me deklaratën e Sali Berishës, ku e cilësoi SPAK-un si organizatë kriminale. Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Demaliaj shkruan se fakti që Berisha nuk zbaton urdhërat e thirrjes në Gjykatë, tregon gjëndjen e rëndë të gjithë hallkave të shtetit, drejtësisë-medias dhe shoqërisë. ”Gjelat e SPAK-ut Berisha e quajti SPAK dje organizatë kriminale. Duman -Dumja-Dumllaja, të marrë gjithë SPAK-karsit dhe të dalë nga ajo godinë dhe ti vënë drynin nga jashtë. Janë kthyer në kllounë cirku, qesharakë dhe të pabesueshëm dhe duken si gjelat e fryrë me rastin e Vitit te RI. Fakti që Berisha…

Read More

Edhe pse kanë kaluar gati tre vite nga pandemia e Covid-19, disa vuajnë ende pasojat edhe pse post Covid u tha që ndihet deri tre muaj pas kalimit të sëmundjes. Mjekët shpjegojnë se virusi i Covid 19 ka prekur sisteme të rëndësishme në organizëm, siç janë artikulacionet e të tjera, të cilat kërkojnë kohë të gjatë rikuperimi. “Përkufizimi thotë 3 muaj pas kalimit të Covidit, por në praktikën e përditshme po e shohim edhe muaj pas kalimit të Covidit, prekje të sistemit nervor, të dëgjimit, të nuhatjes. Ka plot që ende nuk i është rikthyer shija dhe nuhatja. Ka ndryshime…

Read More