Në publikimin e ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, mbi kushtet e banimit të njësive ekonomike familjare, ‘Scan Intel’ këtë herë ka analizuar numrin mesatar të dhomave për person. Sipas të dhënave Shqipëria dhe Mali i Zi renditen të parat në Europë me numrin më të vogël të dhomave për person, përkatësisht me 0.9 dhoma për secilën, ndërkohë që në radhë ndjek Serbia me një dhomë për person. Në vendet e Bashkimit Europian, në vitin 2021, kishte mesatarisht 1.6 dhoma për person. Sa i përket vendeve të cilat renditet në skajin tjetër të grafikut, pra vendet me më shumë dhoma, gjejmë Maltën…
Author: tirana
Nga Ben Blushi Një fotografi e realizuar përmes Inteligjencës Artificiale, në të cilën duket dikush që nënshkruan autografe në romanin Komploti, njëlloj sikur të jem unë, më riktheu tek kjo temë e dashur, e panjohur dhe fantastike. Cfarë mund të bëjë Inteligjenca Aritifiacile? Ku janë kufinjtë e saj? A mund të shkruajë ajo romane dhe të zëvendësojë shkrimtarët? Si mund ta shkruante një robot romanin tim Komploti? A do kishte Komploti Artificial po 274 faqe si Komploti Origjinal? A do mbante po ato personazhe? A do ishte fjalia e parë njëlloj? Po fjalia e fundit? Sa personazhe do kishte Komploti…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) lëshoi mbrëmbejn e së premtes 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës. Në dosjen e SPAK rezulton edhe një tjetër ish-zyrtar i Ministrisë së Mjedisit. Bëhet fjalë për Vladimir Bezhanin, për të cilin SPAK nuk ka ngritur ende asnjë akuzë, por ai konsiderohet si “ura lidhëse” për të siguruar nga Autoriteti Kontraktor dokumentacionin e kërkuar në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit, me qëllim vënien më pas të këtij dokumentacioni në dispozicion të Klodian Zoto, që ka shërbyer për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm dhe për t’u shpallur fitues shoqëria propozuese “Integrated Energy BV”. Në dosje…
Valbona Selimllari ka reaguar e irrituar ndaj Xhemi Shehut për imitimin e saj në Portokalli. E pyetur nga moderatorja Kiara Tito se a e ka ndjekur skeçin e humorit, Valbona u përgjigj “jo nuk i ndjek”. Ajo u shpreh se nuk i pëlqen ta imitojnë, ndërsa për Xhemin tha se sipas saj ka imituar dhe thënë gjëra që ajo nuk i thotë. “Mua nuk më pëlqen të më imitojnë, sepse mua nuk më pëlqen të më vësh një pamje që nuk e kam. Kjo është pjesë personaliteti. Mua më pëlqen të më imitosh lëvizjen, mimikën, zërin apo gjuhën e trupit,…
Klodiana është lindur në një familje të madhe në Berat, me 8 motra e 4 vëllezër. Prindërit e saj kanë rreth 20 vjet që kanë ndërruar jetë. Në moshën 35-vjeçare, u martua me mblesëri me dikë që e takoi vetëm tre herë dhe më pas, emigruan në Greqi. Nga ai moment, rrëfen Klodiana në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, sjellja e ish-bashkëshortit ndryshoi rrënjësisht. Ai ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, me kërkesa absurde dhe kur Klodiana mbeti shtatzënë, refuzoi që ajo ta mbante fëmijën. Ardit Gjebrea: Si ishte jeta me të?…
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga grabitja e dështuar e një nate më parë në fshatin Prush të Tiranës ku pati edhe një shkëmbim zjarri mes policisë dhe grabitësve. Rezulton se kanë qenë 5 persona që kanë bashkëpunuar në këtë grabitje. Njëri prej tyre ka pritur poshtë rrugës, disa metra larg shtëpisë në mjetin me të cilin ata kanë shkuar deri në fshatin Prush. Katër të tjerët janë afruar në banesën e familjes Hima dhe kanë trokitur aty. Ata kanë qenë të veshur me jelekë të policisë dhe pasi është hapur dera janë prezantuar si efektivë policie dhe…
Me afrimin e festave të fundvitit shtohen dhe veprimtaritë kriminale kundër pronës dhe personit. Të tilla janë ngjarjet e fundit në Tiranë ku dy persona u grabitën në sheshin Skënderbej nga dy 17 vjeçarë, me pistoletë lodër. Grabitja ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit së ditës së djeshme. Paratë e vjedhura u gjetën, njofton policia, së bashku pistoletën imituese, si dhe biçikletën të cilën autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Një prej tyre është kapur dhe tjetri po kërkohet. Ndërsa mbrëmjen e së shtunës, policia ndërhyri në duke parandaluar një grabitje në fshatin Prush të…
Gazeta spanjolle El Pais i ka kushtuar një artikull përpjekjeve të autoriteteve, të cilat kërkojnë ekstradimin e biznesmenit shqiptar Amant Josifit nga Dubai në Spanjë. Në një shkrim thuhet se “një prokuror, një gjyqtar dhe një ekip policie janë duke luftuar për gati gjashtë vjet për të çmontuar atë që ata e konsiderojnë si një rrjet global për mashtrimin e mijëra personave me investime të rreme financiare”. “Gjykata e ka kërkuar që në nëntor të vitit të kaluar, kur në Shqipëri u zhvillua një operacion europian në disa call centera në pronësi të Josifit, ku persona të punësuar mashtronin qytetarët…
Granit Plava, i cili akuzohet se e kreu vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor, me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murselit, është tentuar të sulmohet në qendrën e paraburgimit, tha për Express drejtori i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani. Dibrani tha se stafi i qendrës së paraburgimit ka reaguar menjëherë për ta parandaluar rrahjen. “Nuk ka pasur rrahje. Ka pasur vetëm tentim-sulm dhe stafi ka reaguar menjëherë”, tha Dibrani, duke shtuar se “është parandaluar rrahja”. Ai mohoi edhe disa raportime se Plavës i është gjetur një litar, ndërsa tha se “në asnjë rrethanë nuk ka pasur tentim për vetëvrasje”.…
Kryeqytetasit e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e dy golave, pasi në minutën e 18’ ishte Hasani që zhbllokoi shifrat, ndërsa në minutën e 47’ të shtesës Abazaj dyfishoi rezultatin. Në pjesën e dytë Laçi u përpoq duke ngushtuar rezultatin në minutën e 59’ me anë të autogolit të Najdovskit. Në fundin e lojës, atëherë kur nuk pritej, Laçi gjen golin e barazimit në minutën e 93’ me anë të Kordeiro, duke shtangur kështu bardheblutë. Me këtë rezultat, Tirana pozicionohet në vendin e tretë me 23 pikë, ndërsa kurbinasit në vendin e parafundit me 17 pikë. Nga ana tjetër,…
Festivali i Këngës po afron, ndaj dhe kureshtja publike shtohet gjithmonë e më shumë. Bojken Lako, Gridi Kraja e Krisa Çaushi ndan tek e “E diela jonë” me Ermal Peçin punën që vijon bëhet për 4 net magjike. Mes shumë surprizave ata premtojnë një Festival me këngë që do të mbesin në shijen e publikut por edhe elemente televizive që do të e bëjnë fund dhjetorin akoma më të dashur. Shumë u përfol online për tërheqjen nga gara të Kejsi Toles, Samanta Karavellës e Sardi Strugës. A ka një rregullore që ndalon performancat siç u shpreh Samanta Karavella? Ja si…
70 të burgosur të burgjeve të Korfuzit, pjesa dërrmuese e tyre me kombësi shqiptare, kanë hyrë në grevë urie, pasi kanë paraqitur një sërë kërkesash, duke përfshirë lehtësimin e rreptësisë së kritereve me të cilat vendosen licencat dhe lirimin me kusht. Ata ngrenë një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me rekrutimin e personelit mjekësor dhe punonjësve socialë, si dhe të një mjeku rezident. Një i burgosur, i cili foli me telefon për mediat shqiptare, kërkoi ndërhyrjen e ambasadës shqiptare pranë autoriteteve greke për të plotësuar kërkesat e tyre. Sa i përket kërkesave për personel, të njëjtat burime nënvizuan se…