Teksa mungesa e burimeve njerëzore po kthehet në kërcënimin kryesor për sipërmarrjen, kjo e fundit ka një kërkesë të pazakontë. Sokol Kraja, sipërmarrës, gjatë një intervistë për emisionin “E-ZONE” ne Vizion Plus, i bën thirrje qeverisë që të hapë ambasada në vendet e largëta, vetëm për një qëllim, për të rekrutuar punonjës të huaj. “Punonjësit po largohen çdo ditë. Në këto kushte i bëj thirrje qeverisë që të hapë ambasada në Indi dhe Bangladesh. Janë vende me popullsi të lartë dhe me një fuqi punëtore që mund të amortizojë hendekun në tregun tonë. Vendi ynë do të vijojë të vuajë…
Author: tirana
Forcat e Armatosura në Shqipëri tashmë kanë një muze tërësisht të ri, i cili ndodhet në Bërzhitë. Muzeu është i ndarë në 5 pavijone, në të cilat janë të ekspozuara objekte, informacione për historinë ushtarake, ilustrime me harta dhe foto, që nga ilirët e deri në ditët e sotme. Në pavijonin e parë janë të ekspozuara rreth 110 objekte që prezantojnë momentet më rëndësishme të historisë së Shqipërisë si Epoka e Skënderbeut, Pashallëqet, Lidhja e Prizrenit, Pavarësia dhe Lufta e Dytë Botërore. Pavijoni i dytë dhe i tretë që ndodhen në katin e dytë të godinës kryesore ekspozon rreth 700…
Menjëherë sapo senati italian i dha dritën jeshile në mënyrë dypartiake hyrjes në fuqitë ligjit që lufton piraterinë në sport, është gati edhe mekanizmi për ta realizuar këtë. Një platformë e posaçme do të bllokojë faqet pirate që transmetojnë ndeshjet e Serie A, brenda 30 minutash nga sinjalizimi që do të marrin autoriteti edhe operatorët që kanë të drejtat e transmetimit si dhe nga vetë Lega Calcio. Gjithçka do të jetë gati brenda 31 Janarit shkruan gazeta italiane “Gazzetta dello Sport”. Kështu ligji i miratuar nga Parlamenti Italian tashmë ka mjetet për të penguar çdo vjedhës të ndeshjeve të Serie…
Emri i parë që konfirmohet si banor i “Big Brother” është pikërisht Albi Nako. Koreografi i famshëm i ka thënë po ftesës së produksionit, për të marrë pjesë në këtë reality show. Aktualisht Albi është pjesë e “Dancing with the Stars Fan Club”, ku komenton kërcimet e konkurrentëve çdo të diel, krah Kiara Titos. Një tjetër emër surprizë është ajo e balerinës dhe blogeres, Adel Lami. Prej disa vitesh, Adel ka vendosur të jetojë në SHBA, duke u distancuar disi nga zhurma mediatike e vendit tonë. Duket se Adel këtë herë ka vendosur të rikthehet për publikun, këtë herë si…
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Milaim Zeka ka publikuar disa mesazhe, të cilat sipas tij janë të bashkëshortit të 30-vjeçares së vrarë, Naim Murselit. Në mesazhet e publikuara nga gazetari kosovar, Naim Murseli duket se i kërkon para borxh një të huaji dhe ndër të tjera, shprehet se ish-presidenti Behgjet Pacolli i ka dhënë hua 30 mijë euro. “Kur baba bëhet zedhenes i një planifikuesi të vrasjes të familjes së tij Sipas Policisë të Kosovës, Naimi ka pranuar çdo gjë rreth planifikimit të vrasjes. Madje vrasesin e kishte ftuar në darkë, në të njëjtin restoran, por me një…
Bukuria ka shkuar tek “E diela shqiptare” me Eni Çobanin për t’u përballur me kunatën pasi është ndier e fyer nga një seancë ndërmjetësimi mes Nashiferit dhe vajzës së saj Dorina dy javë më parë ku ato kanë hedhur akuza për pjestarë të familjes. Bëhej fjalë për një banesë në Papër të Elbasanit ku jeton Nashiferi me familjen por që pronësinë nuk e ka ajo. Nashiferi ka thënë në seancën e kaluar se i takon asaj shtëpia sepse ka pleqëruar prindërit e burrit por këtë version e hedh poshtë Bukuria duke thënë se kunata gënjen pasi të gjithë fëmijët janë…
Italia ka aktivizuar së fundmi dekretin për fluksin migrator, për të dytën herë radhazi brenda një viti, por të mbartur prej çështjes së pandemisë së COVID-19.Me këtë dekret në fuqi, të gjithë shtetasit e huaj që ndodhen në Itali prej periudhës së COVID mund të aplikojnë për leje qëndrimi, me komoditetin se ajo nuk do të jetë më e vlefshme për 6 muaj apo 1 vit, por për 3 vjet.Avokati shqiptar që operon në Firenze, Orient Hoxha në një lidhje në Skype me “Ditarin” e A2CNN dha detaje për ecurinë e këtij procesi, duke thënë se kërkesat për leje qëndrimi…
Dom Gjergj Meta, Ipeshkv i Dioqezës së Rreshenit nëpërmjet një analize të bërë mbi restaurimin e filmit “Lulëkuqe mbi mure” në formatin 4K dhe kthimin e tij në kinematë e vendit, e ka cilësuar si një arritje të teknologjisë, por vetëm kaq. “Këto ditë, digjitalizimi i filmit “Lulëkuqe mbi mure”, duke i dhënë ngjyra, ka ngazëllyer shumëkënd si një arritje. Arritje e kujt? E teknologjisë sigurisht. Asgjë e re në këtë pikë. Teknologjia po na mahnit çdo ditë në fakt.” – shkruan Dom Gjergj Meta. Në analizën e tij ai tregon se ky film mëton tē jetë një “himn” ndaj…
Hyrja e Elbasanit është bllokuar nga një trafik tejet i rënduar. Sikurse mund të shihni edhe nga fotot, makinat janë në një radhë prej 15 kilometrash. Trafiku nis nga dalja e Librazhdit e deri në fshatin Bradashesh.
Autoriteti Rrugor u ka bërë kërkesë drejtuesve të automjeteve të tregohen të kujdesshëm pasi situata e reshjeve të shiut dhe të dëborës që kanë përfshirë vendin e bën drejtimin e automjeteve shumë të rrezikshëm. Njoftimi: Reshje shiu me intensitet të ulët kanë përshkuar vendin pa sjellë probleme në akset nacionaleNë Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatarMjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes janë në terren dhe kanë vijuar punën pa ndërprerje.Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme.Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për…
Maestro Zhani Ciko është një nga emrat që përfaqëson denjësisht muzikën klasike, një ndër artistët më fin në historinë e artit në Shqipëri. Ai tregoi në News 24 jetën pas internimit në Patos deri te gjimnazi që sot mban emrin e tij. “Po më kthen befas pas në një kohë që ka qenë e vështirë. Tre vite para se të më dërgonin në Patos, unë isha dhe udhëheqës artistik në Teatrin e Operas, ishte rasti rrallë që në moshën 24-25 vjeçare të drejtosh një institucion me tradita. Por hakmarrja në art ekziston dhe gjithmonë në momentin që unë isha në…
Hekurudha Kombëtare Shqiptare HSH ka përzgjedhur një konsorcium të ILF Consulting Engineers Austria dhe Abkons, për të kryer një studim fizibiliteti 14-mujor për ndërtimin e një lidhjeje hekurudhore me Kosovën. Dy opsione do të shqyrtohen për pjesën shqiptare të itinerarit, degëzimi nga linja ekzistuese Durrës – Shkodër dhe kalimi i kufirit pranë Morinës. Opsioni i parë është një itinerar 137 kilometra nga Mjeda, me 107 kilometra itinerar në Shqipëri dhe 29.5 kilometra tunel. Opsioni i dytë është 125 kilometra i gjatë, përfshirë 108 kilometra në Shqipëri dhe do të nisej nga Miloti. Parashikohet që ndërtimi të fillojë në vitin 2025,…