Author: tirana

Kjo e hënë ka nisur me një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku i pranishëm edhe edhe kryeministri Edi Rama. Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura do të diskutohet për disa projektligje që PS do të duhet të votojë javët në vijim. Një tjetër çështje për diskutim është edhe projektligji për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë. Projektligji për lojërat e fatit dhe ajo për shtetësinë që është kthyer nga Presidenti Begaj janë dy çështje të tjera që pritet të diskutohen në mbledhjen e grupit të PS.

Read More

I ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, David Wisner përmes një postimit të publikuar në faqen zyrtare të amnasadës amerikane në rrjetin “X”, Wisner nënviozn mbështetjen për reformën në drejtësi. Nga ana tjetër, ai thekson gjithashtu edhe se duhet të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar pasi këto fenomene po largojnë të rinjtë, po frenojnë investimet e huaja dhe po minojnë demokracinë. “Shqipëria është një aleat i NATO-s, një mik dhe një partner i Shteteve të Bashkuara. Ne duam të mbështesim çdo përpjekje për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë në BE dhe trajektoren transatlantike. Kjo përfshin…

Read More

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli” është arrestuar një 19-vjeçar, i cili u kap në flagrancë teksa transportonte kanabis. Në rrugën “28 Nëntori” të Elbasanit shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues të riun me iniciale K. K., në të cilin, gjatë kontrollit kanë gjetur një sasi kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i automjetit, shtetasi K. Gj., banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan…

Read More

Këtë të hënë pritet që të mbahet seanca e radhës për Fredi Belerin, dhe nga ana tjetër Omonia ka njoftuar mbajtjen e një proteste para SPAK. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Omonia iu bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestë, që do të mbahet në orën 14:00, kohë kur është përcaktuar të mbahet edhe seanca gjyqësore. “Himara më 14 maj zgjodhi kryetarin e Bashkisë. Çdo vendim ndryshe nga ai që do populli, është i papranueshëm. Koha që tallja të marrë fund”, thuhet në postimin e Omonias.

Read More

Një aksident zinxhir ka ndodhur ditën e sotme (11 Dhjetor) në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje, Kosovë në të cilin janë përfshirë 14 automjete dhe raportohet se janë lënduar disa persona, ndërsa nuk ka viktima. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se kjo rrugë është bllokuar përkohësisht. “Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje, sipas informatave fillestare është shkaktuar nje aksident trafiku zingjiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksdentit raportohet edhe per persona të lënduar. Kjo rrugë është e bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Nju Jork, ku ka marrë pjesë si i ftuar nderi në pritjen e organizuar për emërimin e gjyqtares së parë shqiptaro-amerikane në SHBA, Edit Shkreli. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se ky nuk është vetëm shekulli më i mirë për Shqipërinë deri më sot, por është edhe shekulli i grave të mrekullueshme shqiptare. “I lumtur që shoh motrën time të vogël, Edit Shkreli, të zgjidhet si gjyqtarja e parë shqiptaro-amerikane në Nju Jork, por edhe si më e reja në moshë. Historia e saj, si një emigrante 13-vjeçare,…

Read More

Kjo e hënë ka nisur me një sërë aksidentesh. Një aksident i frikshëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në Përrenjas, duke lënë pas gjashtë persona të plagosur një prej të cilëve rëndë. Aksidenti është regjistruar në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit” dhe siç shihet, makinat janë përplasur kokë më kokë. Njëri prej të plagosurve është transportuar për në repartin e kirurgjisë së Spitalit të Elbasanit për shkak të frakturave të shumta që i janë shkaktuar nga aksidenti, ndërsa të plagosurit e tjerë janë dërguar në Spitalin e Librazhdit. Një automjet dyshohet se ka humbur drejtimin e lëvizjes, është përplasur…

Read More

Një tubacion i ri gazi ka hyrë në punë në Serbinë jugore, që lidh vendin ballkanik me Bullgarinë, anëtarin fqinj të BE-së. Ceremonia e hapjes në kryqëzimin Trupale pranë qytetit të Nishit në Serbi u ndoq nga presidentët e Serbisë, Bullgarisë dhe Azerbajxhanit. Sipas Reuters, Serbia dhe vendet e tjera në Evropën Qendrore dhe Juglindore tani do të jenë në gjendje të marrin gaz natyror direkt nga Azerbajxhani dhe rajoni i Detit Kaspik nëpërmjet tubacionit të ri. Kjo zvogëlon varësinë e këtyre vendeve nga importet e gazit nga Rusia, e cila po bën një luftë kundër Ukrainës. Tubacioni është 170…

Read More

Sot Gjykata e Posaçme do të zhvillojë seancat e njoftimit të masave të sigurisë të vendosura për 15 të akuzuarit për inceneratorin e Tiranës, dy prej të akuzuarve kryesorë, ish-ministri Lefter Koka dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Mjedisit Alqi Bllako. Të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim. Personat e arrestuar së fundi për inceneratorin e Tiranës, janë: Taulant Tusha, Namir Simirxhiu, Bledar Karoli, Jetmir Llapaj, ndërsa në arrest shtëpie, janë Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, dhe ish-punonjësi i kësaj ministrie Pëllumb Abeshi, të cilët duhet të dalin para…

Read More

I ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, David Wisner thotë se korrupsioni kërcënon sigurinë kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërinë, dhe mbështet fort SPAK-un në hetimet ndaj korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes dhe krimit të organizuar. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, i pyetur për deklaratat e Berishës dhe Ramës ndaj SPAK, Wisner refuzoi t’i përgjigjet të parit, sipas tij sepse është i sanksionuar për korrupsion madhor, ndërsa si përgjigje për Ramën, ai thotë se janë 40 ekspertë amerikanë që financohen nga SHBA-të në mbështetje të drejtësisë, përfshirë edhe mbështetjen e Departamentit të Drejtësisë, Departamentit…

Read More

Vjedhjet janë n jë fenomen në rritje në Tiranë dhe eksperti i sigurisë Fation Softa thotë se sot shtëpitë nuk janë më të sigurta. Ai nënvizon edhe se shtëpitë janë bërë herë pas here objekt sulmesh si pasojë e vjedhjeve. “Sot shtëpitë nuk janë më të sigurta. Herë pas here janë objekt sulmesh. Një pjesë e vjedhjeve raportohen ndërsa një pjesë tjetër nuk raportohet fare. Vjedhje dhe grabitje ka. Ka vjedhje që vijnë jo vetëm nga moshat por dhe nga të rriturit. Vjedhja është profesioni më i vjetër në botë. Vjedhja është kthyer në një fenomen shqetësus sepse shpeshherë përfundon…

Read More

Qeveria australiane do përgjysmojë numrin e emigrantëve që pranon, teksa tenton të përmirësojë sistemin “e prishur” të imigrimit. Ky vend mëton të pranojë 250.000 njerëz shifër në përputhje me nivelet para pandemisë së koronavirusit deri në qershor të vitit 2025. Rregullat për viza, për studentët ndërkombëtarë, dhe punëtorët e pakualifikuar, do të ashpërsohen, po ashtu, sipas planit të ri. Migrimi është rritur në nivele rekorde në Australi, duke e shtuar presionin në fushën e strehimit dhe infrastrukturës. Në anën tjetër, Australia ka nevojë për punëtorë të kualifikuar, dhe tenton të tërheqë sa më shumë të tillë. Duke e prezantuar një…

Read More