Italia ka aktivizuar dekretin për fluksin migrator, për të dytën herë radhazi brenda një viti, por të mbartur prej çështjes së pandemisë së Covid-19. Të gjithë shtetasit e huaj që ndodhen në Itali prej periudhës së Covid mund të aplikojnë për leje qëndrimi, me komoditetin se ajo nuk do të jetë më e vlefshme për 6 muaj apo 1 vit, por për 3 vjet. Avokati shqiptar që operon në Firenze, Orient Hoxha dha detaje për ecurinë e këtij procesi, duke thënë se kërkesat për leje qëndrimi kanë qenë jashtëzakonisht të larta. Ai po ashtu u shpreh se me marrëveshjen që…
Author: tirana
Kreu i Serie A mbetet sërish pronë e Interit. Zikaltërit nuk hasën aspak vështirësi në javën e 16-të, për të thyer Udinezen 4-0 dhe qëndruar kështu në komandën e kampionatit. Një sfidë e dominuar totalisht nga skuadra e Simone Inzaghit, që tregoi edhe njëherë se pretendimet për titullin kampion janë të mëdha në këtë sezon. Tre gola për 10 minuta nga ana e nënkampionëve të Europës. Nota të mira për futbollistët zikaltër, me Hakan Çahanollu që zhbllokoi shifrat dhe më pas asistoi për Dimarcon. Mesfushori tregoi saktësi nga 11 metërshi, duke e shndërruar në gol të 10-in me fanellën e…
Pas miratimit në Këshillin e Ministrave të marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e një kampi azilkërkuesish në zonën e Lezhës, detaje të reja kanë nisur të zbulohen, kryesisht për mënyrën sesi do të funksionojnë strukturat në Shëngjin e Gjadër që do të presin mbi 30 mijë emigrantë në vit. Avokati shqiptar që operon në Firenze, Orient Hoxha në një lidhje në Skype me “Ditarin” e A2CNN zbuloi koston financiare të këtij projekti dhe mënyrën sesi italianët do të operojnë dhe kontrollojnë këto struktura akomoduese që do të ngrihen për të pritur emigrantët e ardhur nga Afrika. Sipas Hoxhës…
Anëtarja e jurisë së “Dancing With The Stars”, Valbona Selimllari e ftuar në “Fan Club DWTS” iu përgjigj komentit të një jave më parë të ish-konkurrentes, Ina Kollçaku. Ajo e quan absurd komentin e Inës, e cila tha se Valbona e shikonte shtrembër korridoreve dhe se nuk e ka pëlqyer asnjëherë. “Gjëja më absurede që më thotë dikush, unë nuk shoh ashtu as ata që kam inat, është kompleks i tyre, ajo ka bërë debat me veten e saj, unë nuk kam problem, s’më ka mbetur ta tregoj në debat me Inën. S’kam pasur asnjë…biles atë ditë që më ndërpreu…
Magjia e festave të Fundvitit ka përfshirë edhe qytetin bregdetar të Sarandës, duke e renditur tregun e Krishtlindjeve ndër më të mirët në Europë. Kryeministri Edi Rama ka postuar shkrimet e botuara në Forbes, Traveler dhe European Best Destinations, të cilat kanë përshkruar atmosferën festive në qytetin e Sarandës, i cili është destinacioni i mijëra turistëve vendas e të huaj gjatë sezonit veror, por jo vetëm. “Saranda destinacion edhe në dimër. Atmosfera festive e Krishtlindjeve sarandiote, ndër më të bukurat sipas Forbes, Traveler dhe European Best Destinations”, shkruan Rama. Në tregun e Krishtlindjes në Sarandë mbizotërojnë dekorime vezulluese, shesh patinazhi,…
Komandanti i KFOR në veri të Kosovës, Ozkan Ulutas është shprehur se misioni paqeruajtës është duke ndjekur me imtësi situatën në veri e cila është një pikë e rëndësishme, sipas tij për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. KFOR-i sipas Ulutas është në gatishmëri për të siguruar mjedisin në përputhje me mandatin e OKB-së. Në një intervistë për mediat në Kosovë, komandanti ka dhënë përgjigje dhe për deklaratat e Zelenskyy-it, i cili ka pretendime se Rusia do të hapi luftë. Sipas tij situata është duke u monitoruar dhe komandati shprehet se nuk do të spekuloj mbi këtë skenar. “S’do të spekuloj për…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi se Policia do të rrisë vigjilencën gjatë festave të fundvitit. Përmes një mesazhi, Balla thekson se elemente kriminale tentojnë që ta shfrytëzojnë këtë periudhë për veprimtari kriminale. Postimi i plotë Policia e Shtetit do të rrisë vigjilencën gjatë festave të fundvitit, ndërsa elementë të caktuar kriminalë tentojnë ta shfrytëzojnë këtë periudhë të vitit për veprimtaritë e tyre kriminale kundër pronës dhe personit. Policia e Shtetit ka arrestuar autorin e një grabitje në Tiranë dhe ka ndërhyrë në kohë për të parandaluar një tjetër në fshatin Prush. Gjatë natës së mbrëmshme policia dhe prokuroria kanë…
Pas Drake, tani është Kanye West që del me shqiponjë. Kanye shihej me një logo ku shkruhej “Vultures”; dhe përfshinte përshkrimin e një shqiponje dykrenore. Siç vuri në dukje HipHopDX, kjo mund të ishte një ‘diss’ me kokë për Drake i cili veshi diçka si kjo në videon e “Polar Opposites”. Sigurisht, kjo është edhe logoja në flamurin e Shqipërisë. Duket se me këtë veprim Kanye ka dashur të godasë Drake, duke qenë se janë dy rivalë në industrinë e muzikës ndërkombëtare.
Pronari i një lokali në Elbasan dhe kamerieri që kishte punësuar janë arrestuar nga policia pasi u kapën në flagrancë nga policia duke vënë baste sportive. Në pranga kanë rënë L.K, 61 vjeç dhe D. P., 31 vjeç. Të dy u kapën duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit. Kamerieri rezulton se nuk është i regjistruar në organet tatimore si i punësuar në lokalin e 61-vjeçarit. Ndërsa në kërkim është shpallur një 22 vjeçar me inicialet K.Xh, i punësuar më parë si kamerier në lokal, i cili organizonte bastet sportive në ambientet e lokalit.
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, ka konfirmuar se e ka takuar djalin e tij në Burgun e Sigurisë së Lartë. Takimi mes tyre, sipas Shaban Murselit, ka ndodhur gjatë ditës së premte. Murseli pohon se djali i tij i kishte thënë se nuk ka ditur për vrasjen atë natë. “Sipas fjalëve të tij që i kam marrë, Naimi as nuk ka paguar 30 mijë euro, as nuk ka blerë armë dhe as nuk e ka ditë për vrasjen atë natë”, tha Shaban Murseli për emisionin “Kojshia Show”.
Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Florenzi e di se sfida ndaj Newcastle United në Ligën e Kampionëve është “gjithçka ose asgjë” për skuadrën e tij. Kuqezinjtë kanë përqendruar vëmendjen e tyre në sfidën që do të luhet të mërkurën ndaj Newcastle United ku vetëm një fitore dhe në të njëjtën kohë një humbje e PSG-së ndaj Borussia Dortmundit, do t’i siguronte atyre kalimin në fazën me eliminim direkt. “Shpresa është e përjetshme. Është një ndeshje ‘gjithçka ose asgjë’. Nëse fitojmë, të paktën do të sigurojmë një pozitë në Ligën e Evropës, që është një kompeticion i rëndësishëm dhe Milani mund ta…
Gani Gërmia dhe Shqipe Hysenaj kanë debatuar sërish me njëri-tjetrin pas incidentit që ndodhi ditë më parë mes tyre në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 2”. Ata hodhën akuza ndaj njëri-tjetrit, e mes tjerash Shqipja e akuzoi për sulm fizik, pasi e gjuajti me një kënaçe. Ajo nuk pranoi të pajtohej me humoristin dhe i tha se ka nevojë për rehabilitim. “Unë them shyqyr Zotit të është larguar ai personi që ke pasur. Në qoftëse largohet ka bërë gjënë më të mirë, sepse ti Gani ke nevojë për rehabilitim”, u shpreh ajo. Shqipja ndërkohë i kërkoi që ta linte alkoolin…