Author: tirana

Një aksident është regjistruar në by-passin e Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit. Makina tip Audi që lëvizte në drejtim të Tiranës është përplasur me një mjet transporti mallrash që lëvizte në drejtim të Qarkut Dibër. Si pasojë e përplasjes kanë marrë lëndime të lehta personat që ndodheshin në mjetin tip Audi dhe drejtuesi i mjetit tip furgon, por pa pasoja të rënda. Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata të automjeteve që lëvizin në të dy drejtimet. Grupi hetimor ishte në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit.

Read More

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, takimin e parë pas emërimit në këtë post, e ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama. Silvio Gonzato shprehet se me Ramën kanë diskutuar për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e integrimit në BE. “Takimi im i parë me Kryeministrin Edi Rama! Ne folëm për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në BE dhe se si unë dhe ekipi im mund ta shoqërojmë vendin në këtë rrugëtim sfidues, por premtues”, shkruan ai.

Read More

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi për 11 personat e dyshuar për ndërtimin e inceneratorin e Tiranës. Për Jetmir Lapajn, anëtar i Qendrës Kombëtare të Biznesit, ka ndryshuar masa e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie. Kujtojmë se më herët Prokuroria e Posaçme lëshoi 15 urdhër arreste, pas hetimeve të nisura për procedurat e dhënies me koncension për inceneratorin e Tiranës ku të përfshirë rezultojnë zyrtarë e ish-zyrtarë të ministrisë së Mjedisit dhe bashkisë së Tiranës. Me vendim të gjykatës është caktuar masa e arrestit në burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka si dhe ish-sekretarin e…

Read More

Një prej pijeve më klasike të stinës së ftohtë është çokollata e nxehtë. Sot është shumë e thjeshtë që ta shijosh, mjafton një bustinë apo të ulesh diku. Por disa shekuj më parë, vetëm të pasurit mund të shijonin çokollatën që ishte vetëm në trajtë të lëngshme. Fjalët “e nxehtë” dhe “pije” u shtuan kur u shpik çokollata e ngurtë në vitin 1847. Kakaoja erdhi në Europë përmes Spanjës në vitin 1585 kur spanjollët kolonizua Amerikën dhe një dokument i titulluar “Një trajtesë e çuditshme e natyrës dhe cilësisë së çokollatës” u përkthye nga origjinali spanjoll dhe u publikua në…

Read More

Albet Kupa i njohur edhe si Ilir Kupa është dërguar në regjimin e posaçëm 41 bis. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. I njohur si drejtues i “bandës së babagjyshëve”, Ilir Kupa po vuan dënimin për 6 vepra të ndryshme penale në burgun e Peqinit. Manja në njoftimin e bërë ka paralajmëruar se në bashkëpunim me SPAK, edhe persona të tjerë do dërgohen në regjimin e posaçëm. Ilir Kupa në vitin 2014-2015, ka qenë i përfshirë në aktivitetin kriminal të grupit të “Babagjyshëve”, pjesëmarrës në disa vjedhje/grabitje, si dhe dhënien e vlerave monetare me përqindje.…

Read More

Pretendimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, se SPAK duhet të merrte autorizim nga Kuvendi, për masën e sigurisë ndaj tij, është çmuar i pabazuar në prova. Në vendimin e zbardhur gjatë ditës nga Gjykata e Apelit, gjykata kujton ndryshimet kushtetuese të 2012-ës, për mburojën apo imunitetin e deputetëve dhe konceptin e paprekshmërisë, që në rastin e Berishës nuk është shkelur as nga SPAK dhe as nga shkalla e parë. Gjykata e Apelit shpjegon se masa e detyrimit me paraqitje, shpallur për Berishën, është një fuqi shtrënguese që nuk heq lirinë personale apo fizike të ankuesit Sali Berisha, por vetëm lirinë e…

Read More

Të gjithë të akuzuarit për çështjen e inceneratorit të Tiranës kanë mohuar akuzat e ngritura nga SPAK. Shumica prej tyre kanë folur vetë në seancë duke pretenduar se kanë kryer vetëm detyrën dhe kanë zbatuar ligjin. Mes tyre ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, në mbrojtjen e tij ka pretenduar se për blerjen e makinerisë së birrës me vlerë 119.755 disponon fatura. “E kam blerë personalisht në Çeki. Disponoj fatura që mund t’jua vë në dispozicion. Nuk kam përfituar blerje të tillë nga Klodian Zoto”, tha Bllako. Për punësimin e Vladimir Bezhanit, Alqi Bllako tha: “Është një…

Read More

Gjatë fjalës së tij në seancën ku GJKKO do caktojë masat për të akuzuarit për inceneratorin e Tiranës, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka deklaruar se akuzat ndaj tij dhe stafit janë ngritur në bazë të opinionit politik dhe mediatik. Report Tv ka siguruar dëshminë ku Koka e konsideroi veten si “viktimë” të Berishës dhe Partisë së Lirisë të cilën e etiketon si “partiçkë e vogël”. “Kërkoj ndjesë gjithë stafit nëse janë këtu për shkakun tim. Ata kanë bërë më të mirën që mund të bënin. Akuzat janë ngritur mbi bazë të opinionit politik e mediatik. Jam viktimë e Saliut…

Read More

Një 27-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi trafikoi një automjet luksoz të vjedhur në Poloni. Policia ka proceduar penalisht edhe dy persona të tjerë, porositësin e automjetit si dhe pronarin e një banese ku u gjet i parkuar. Njoftimi: Lezhë/Vijon operacioni “Sundimi i ligjit”, si rezultat i sigurimit të inteligjencës policore dhe kontrolleve të befasishme, për goditjen e paligjshmërive, në të gjitha format e shfaqjes. Trafikoi në Shqipëri, një automjet tip “Audi Q3”, të vjedhur në Poloni, arrestohet 27-vjeçari. Procedohen penalisht 33-vjeçari, i cili nga hetimet rezultoi se kishte porositur këtë automjet, dhe 67-vjeçari që e mbante atë, në oborrin…

Read More

Moderatorja Kiara Tito po jeton ditët më të mira. Ajo është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të behët nënë, ndërsa paralelisht vijon angazhimin në televizion duke moderuar një emision. Duke qenë një nga figurat më të komentuara publike, ndaj Kiarës nuk mungojnë as komentet negative. “Gjithmonë do të kesh një pjesë të puzzle-s mangët te Luizi, se shumë poshtë e ke hedhur shumë herë brenda asaj shtëpie (Big Brother). Te publiku po e po, se ne kemi parë çdo gjë e kemi parë dhe dashurinë kur hyre herën e dytë”, i ka shkruar një ndjekëse. Më tej…

Read More

Sali Berisha ka komentuar qëndrimin e të Ngarkuarit me punë në Ambasadën Amerikane, David Wisner, i cili në një intervistë për ‘Panorama’ nuk pranoi të komentonte për ish-kryeministrin. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se nëse del një dokument që e bazon këtë vendim ndaj tij për non-gratën, ai do të bënte zgjidhjen e tij. “Nuk kam ndërmend të komentoj deklaratat e të ngarkuarit me punë të SHBA. Ai shprehet se nuk komentoj deklaratat e një personi non-grata. Që këtu s’më takon të komentoj më tutje këtë problem. Por ka një rrugë, që të paraqitet një dokument i vetëm,…

Read More

Henrik Hoxha, i arrestuar për disa vrasje, kërkon që të rifitojë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Në seancën e kësaj të hëne në Gjykatën e Posaçme, ai ka pretenduar se ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të mirë të drejtësisë pasi ka zbardhur ngjarje të shumta kriminale. Gjatë seancës ai foli për atentatin ndaj Lulzim Mashës. Përkundër deklarimeve të Nuredin Dumanit, Hoxha tha se ka qenë poristës i shumërkërkuari i drejtësisë që fshihet në Dubai, Eldi Dizdari. Nuredin Dumani më tha se duhej të vritej djali i Lulëzim Mashës pasi mashtronte njerëzit dhe u merrte para. Duke qenë se djali…

Read More