Author: tirana

Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Vlorë. Deri më tani është mësuar se është sekuestruar plot 400 kg kanabis, lëndë e cila ishte gati për trafikim. Lënda narkotike po transportohej me një furgon, i cili është bllokuar nga policia. Kanabisi ka qenë i presuar dhe gati për t’u trafikuar. Ende nuk ka një reagim zyrtar, ndërsa policia pritet të dalë në një komunikatë për mediat.

Read More

Pas mesnate në një vilë 3-katëshe në lagjen “30-Vjetori” në Berat ka rënë zjarr. Vila është në pronësi të shtetasit Dritan Qato, i cili jeton prej shumë vitesh në Itali së bashku me familjen, ndërkohë që banesë jeton i vetëm babai Shahin Qato, 78 vjeç. Zjarri është mundur të lokalizohet në një kohë të shkurtër, ndërkohë që është nxjerrë pa lëndime nga banesa i moshuari. Si pasojë e zjarrit fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë që dëme ka pësuar nga zjarri vetëm kati i tretë i vilës. Ende nuk dihen shkaqet se përse banesa u lye me benzinë dhe…

Read More

“Është sikur një gangrenë e cila ka nevojë për mjekim të vazhdueshëm, se ndryshe përkeqësohet dhe përhapet”, kështu e përshkruan gjendjen e luftimeve në lindje të Ukrainës Volodymyri, një kirurg në Avdivka, qytetin industrial të Donbasit, i cili është duke u sulmuar pareshtur nga ushtria ruse prej fillimit të tetorit. Ekipi i mjekëve, të cilët filluan të punojnë këtu pak pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës, e mbajnë një kontejner për plumbat dhe copëzat të cilat i nxjerrin nga trupat e ushtarëve të plagosur. Prej se Rusia e nisi ofensivën e re në përpjekje për ta rrethuar…

Read More

Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur projektet e qeverisë për modernizimin e shërbimeve publike. Përmes një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se shërbimet publike do të ngrihen në një nivel të ri me vizionin e qeverisë që ai drejton për Shqipërinë 2030 si Europën e Ballkanit. “Mirëmëngjes, dhe me modernizimin e shërbimeve publike, të cilat do të ngrihen në një nivel të ri, me vizionin tonë për Shqipërinë 2030, si Europën e Ballkanit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

Read More

Kudo po flitet për motivet që çuan në vrasjen e Liridonës. Vëllai i saj, Leonardi tregon se gjatë ditëve të fundit janë kontaktuar nga shumë persona të cilët kanë ofruar informacione rreth vrasjes së Liridonës, por u lutet që pë këto të dhëna t’u drejtohen policisë dhe prokurorisë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai shkruan se hetimet ua kanë besuar institucioneve të drejtësisë. Presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës, shprehet Leonardi. “Interesi i familjes sonë dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”. Për vrasjen…

Read More

Këtë të martë moti do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, ndërsa do të ketë një rritje të ndjeshme të temperaturave. Temperatura maksismale do të arrijë në 17 gradë Celcius në mesditë. Gjatë pasdites, parashikohet të ketë alternime vranësirash dhe kthjellimesh. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore, veriore.

Read More

Dashi Në këtë periudhë mund të jeni të lumtur të shihni sërish një person nga e kaluara juaj. Kjo është një periudhë e karakterizuar nga forma e mirë por edhe nga shumë fat. Jeni paksa shumë të zënë me punë dhe kjo ju bën pak të lodhur dhe të stresuar, por në planin afatgjatë do të shpërbleheni nga rezultatet. Demi Të martën një ditë e ngarkuar, do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm për të mos e tepruar veten. Kohët e fundit keni qenë paksa shumë nervoz, ndoshta ngaqë kanë lindur disa probleme me kolegët apo eprorët. Me Venusin…

Read More

Më 11 dhjetor të vitit 1990, Ramiz Alia, Skënder Gjinushi dhe Lisien Bashkurti, zhvilluan një takim me studentët. Ish-dhjetoristi Arben Demeti ka risjellë kujtimet 33 vite më pas. “Përveç studentëve kishte edhe pedagogë, ku unë mund të përmend Gramoz Pashkon nga Fakulteti i Ekonomisë, që ishte një i spikatur. Në Akademinë e Arteve ishte Edi Rama. Në Fakultetin e Inxhinierisë isha unë, që për disa arsye isha bërë një figurë e njohur dhe e respektuar…”, shprehet ndër të tjera Arben Demeti, një nga ish-dhjetoristët protagonistë. Vetëm disa orë para takimit (11 dhjetor paradite), siç tregon ai, studentët ishin grumbulluar në…

Read More

Kompanitë farmaceutike kanë filluar ditën e sotme fazën e fundit të provave për trajtimin e kombinuar të kancerit “mRNA”, i cili konsiston në përdorimin e ilaçit specifik tek pacientët me një lloj kanceri të mushkërive. Terapia “V940” i përket një sërë trajtimesh të përshtatura, në varësi të pacientëve për të gjeneruar qelizat “T”, të cilat shërbejnë si përgjigje imunitare e trupit ndaj mutacionit të tumorit.“Rekrutimi i pacientëve të parë që do t’i nënshtrohen terapisë eksperimentale ka filluar në mbarë botën”, thanë kompanitë. Kompanitë farmaceutike që po merren me këto trajtime u mbyllën në korrik. Gjatë atij muaji u finalizuan fazat…

Read More

Lirohet nga burgu Fatmir Hoxha, i akuzuar për vrasjen e 50-vjeçarit Ahmet Toska në lagjen “Sheq i Madh”, ngjarje e cila ka ndodhur në 26 tetor të vitit 2020. Ai ka fituar pafajësinë pas rigjykimit të kësaj çështje nga gjykata e Fierit dhe një riekspertimi të provave (pamje filmike të kamerave të sigurisë, veshjet,etj) që rrezonin akuzat për autorësinë e tij, dhe nuk ka prova bindëse që vrasja është kryer prej tij. 54-vjeçari Fatmir Hoxha ka lënë pasditen e sotme ambientet e burgut te Fierit me vendim të gjykatës së rrethit gjyqësor Fier. Fatmir Hoxha, i akuzuar për ekzekutimin e…

Read More

Rita Ora rrëmben sërish gjithë vëmendjen mes shumë yjeve të botës së muzikës. Këtë herë e bëri në netët e festivalit të përvitshëm “Jingle Bell Ball” në stadiumin e madh O2 Arena të Londrës. 33-vjeçarja u shfaq me një veshje transparente, me fije të vogla shkëlyese në përgjatë gjithë trupit të saj dhe që ekspozonte linjat perfekte të këngëtaresh shqiptare me famë botërore. Lookun e saj mahnitës e shfaqi përpara nisjes së festivalit që u zhvillua përgjatë dy netëve të fundjavës në Londër, që ishte mbushur përplot me fansa, edhe përtej kapacitetit prej 20 mijë ulësesh. Ylli i muzikës Pop…

Read More

Partia Demokratike e ka festuar sërish e ndarë 33-vjetorin e themelimit të saj, ashtu siç ka ndodhur edhe gjatë dy viteve të fundit. Lulzim Basha, së bashku me mbështetësit e tij ka zgjedhur Pallatin e Kongreseve për të festuar. Organizimit të Lulzim Bashës i është bashkuar edhe ish-presidenti Bamir Topi. Në anën tjetër, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij demokratë janë mbledhur në një hotel në Tiranë. Të pranishëm janë edhe Neritan Ceka, Nard Ndoka, ndërsa Silva Caka është përfaqësuesja nga Partia e Lirisë. Nga aleatët është Arjan Starova, ndërsa mungon Mediu e Shehu. Sali Berisha është shoqëruar nga vajza…

Read More