Author: tirana

Kanë dalë detaje të reja nga arrestimi i shtetasit nga Kosova Remzi Azemi, i cili u kap në 6 dhjetor. Azemi është kapur në Maqedoninë e Veriut, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpoli, si dhe ishte i kërkuar nga Ekuadori për shkak të një vrasjeje të ndodhur në Guayaquil dhe se pritej procesi i ekstradimit. Informacionet mbi arrestimin e tij tregonin se kapja e tij lidhej me vrasjen e shqiptarit Hidri Ilir, 40 vjeç, i ndodhur në orën 20:07 të datës 30 maj 2017, në rrugët 36 dhe Ch, në periferi. Edhe pse Remzi Azemi ishte përfshirë në atë…

Read More

Që nga viti i kaluar është përfolur gjatë në media për një krisje në martesën e çiftit të njohur, Bes Kallakut me Xhensila Myrtezajt. Asokohe thuhej se burime pranë çiftit kishin bërë me dije se dyshja po kalonte një krizë të fortë dhe kishte gjasa që Krishtlindjet dhe nata e ndërrimit të viteve, t’i gjente larg njëri-tjetrit. Kjo për faktin se pas mosmarrëveshjeve, Xhensila flitej se ishte larguar nga shtëpia, bashkë me vajzën e tyre. Ka qenë Besi ai që ka folur vetë sot rreth këtyre fjalëve që qarkulluan një vit më parë, gjatë një interviste për programin “Natën me…

Read More

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga dy punonjës në Komisariatin e Policisë së Rinasit, pasi dyshohen të përfshirë në ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, kryer në bashkëpunim.Bëhet fjalë për: – Inspektor, Ardit Doçi 31 vjeç, me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Aeroporti Rinas; – Inspektor ,Endri Beramaj 24 vjeç, me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Rinas.Arrestimi u krye pasi gjatë veprimeve hetimore procedurale, të kryera për verifikimin e informacioneve mbi përfshirjen në veprime korruptive, u krijuan dyshime të arsyeshme, bazuar në prova se punonjësit e policisë, duke shfrytëzuar funksionin organik, kanë kërkuar dhe…

Read More

Kryesues të Komisioneve të Punëve të Jashtme të parlamenteve të 12 vendeve europiane përmes një deklarate të përbashkët drejtuar Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe zëvendëspresidentit të Komisionit Europian, Josep Borrell dhe përfaqësuesit special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, kanë kërkuar të hiqen të gjitha masat negative të vendosura ndaj Kosovës dhe që të rinisë bashkëpunimi i plotë me Qeverinë e Kosovës. Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Iliri Kapiti ka publikuar këtë letër dhe ka falënderuar deputeten britanike Alicia Kearns që ka marr drejtimin në këtë çështje të rëndësishme. “Unë jam thellësisht mirënjohës për…

Read More

111 vjet më parë filloi punimet Konferenca e Londrës, në të cilën pas disa muajsh u vendos përgjysmimi i trojeve shqiptare. Konferenca e Ambasadorëve filloi punimet në dhjetor të 1912-s, duke vazhduar deri më 29 korrik 1913. Ajo mund të ketë qenë përcaktuese e të ardhmes së Shqipërisë mbi pavarësinë e vendit, por siç dihet nga ajo konferencë Shqipëria doli e përgjysmuar në kufijtë e saj. Konferenca u diktua prej shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike. Morën pjesë fuqitë e mëdha të Evropës, përfaqësuesi i Perandorisë Osmane dhe përfaqësues të fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë (që nuk njihej) dhe…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar, që dita e seancës plenare, e kësaj te enjteje, të jetë ditë proteste. Sipas tij, duhet arritur një pikë kulmore e aksionit opozitar, duke thirrur mbështesnit e opozitës përpara parlamentit. Sakaq, për ish-kryeministrin kjo do të duhet të bëhet për shkak se Partia Socialiste ka lajmëruar votimin e ndryshimeve pa konsensusin e opozitës të rregullores së Parlamentit, ku tashmë deputetët e opozitës, mund të përjashtohen deri në 2 muaj. Por kjo ide e Berishës, është kundërshtuar nga Gazment Bardhi, i cili sipas burimeve për BW, ka deklamuar se…

Read More

Në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli” u arrestua një i ri. Në pranga një 18-vjeçar nga Rumania, Nicolae-Ionut Deliver, që shiste doza cannabisi, në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës, si dhe posedonte armë të ftohtë. Sekuestrohen dozat e cannabisit dhe doreza metalike.Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, se një shtetas shiste lëndë narkotike cannabis sativa, në doza, në lagje të ndryshme të Shkodrës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër,…

Read More

Mbahet sot në Bruksel samiti i liderëve të Bashkimit Evropian me ata të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bruksel për të marr pjesë në Samit. Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të drejtohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Në njoftimin e BE-së thuhet se Samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Temat kryesore të diskutimit do të jenë: Afrimi i partnerëve të Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe avancimi i integrimit. Ndërtimi i themeleve ekonomike për të ardhmen dhe zbutjen e…

Read More

Moein Abu Rezk është i vetmi i afërm i mbijetuar i nipit të tij katërvjeçar, Omar, i cili ndodhet në gjendje kritike në spitalin e nartirëve “Al-Aqsa” në Deir al-Balah, në Rripin qendror të Gazës. Omarit iu desh t’i amputohej dora e majtë dhe mbeti me një plagë të madhe dhe të hapur në këmbën e djathtë, plagë më të vogla në gjoks dhe në fytyrë, dhe me nofull të dislokuar pas një sulmi ajror izraelit që Moeini thotë se vrau 35 anëtarë të familjes së tij, duke përfshirë nënën, babanë dhe gjyshen e tij. Deri më tani Moeini ka…

Read More

Sipas MeteoAlb, masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre në Shqipëri duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës së kushteve atmosferike. Për pasojë, moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta, ndërsa vranësira më të shpeshta priten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit, por edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 18°C. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi…

Read More

Dashi Organizoni hapësirën tuaj të punës sot. Në përgjithësi, do të jeni shumë më efikas nëse operoni në një hapësirë të rregullt, të rregulluar mirë dhe pa rrëmujë. Mos kini frikë të investoni kohën që duhet për të krijuar një mjedis më të mirë pune për veten tuaj. Demi Mos u mundoni të bëni gjithçka vetë sot. Do të zbuloni se mundësi të jashtëzakonshme ju vijnë kur të kërkoni mbështetjen dhe këshillat e të tjerëve. Shanset me fat do të lindin nga këto partneritete që do të rezultojnë të jenë jashtëzakonisht fitimprurëse. Binjakët Ju keni ide të shkëlqyera dhe fuqi…

Read More