Partia Socialiste i ka mbyllur sërish derën për negociata Partisë Demokratike. Pasi Gazment Bardhi tha se do të lejojnë zhvillimin e një seance normale të Kuvendit për imunitetin e Sali Berishës në këmbim në Komisioneve Hetimore, zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se nuk ka vend për negociata. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, në mungesë të kryeministrit Edi Rama, Balluku tha se kërkesat e opozitën bien ndesh me qëndrimet e Gjykatës Kushtetuese. “Nuk është një negociatë sepse të gjitha kërkesat nga ana e Bardhit apo përfaqësuesit e tjerë që s’dimë si t’i quajmë, këto kërkesa bien ndesh me qëndrimet e Gjykatës…
Author: tirana
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur “përndjekje politike të Ramës”, kërkesën e Prokurorisë së Posaçme ndaj Kuvendit për arrestimin e tij dhe sekuestrimin nga SPAK të celularit të Monika Kryemadhit. Sa i përket marrëdhënieve me Partinë e Lirisë, Berisha u shpreh se nuk janë ftohur por vazhdojnë të veprojnë në sintoni. “Pra, lidhur me Partinë e Lirisë, të gjitha janë përndjekje politike e opozitës nga Edi Rama. Sesi mund t’i kontrollohet korrespondenca një deputeti pa leje nga parlamenti është shkelje Kushtetutës. Duhet t’i marrin leje parlamentit, sikundër nuk i morën heqjen e lejes së lirisë për të udhëtuar jashtë vendit…
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku është shprehur se cilido qoftë vendimi që do të marrë Greqia lidhur me kapitujt e negocimit për Shqipërinë, delegacioni shqiptar do të kthehet krenar nga Brukseli. Gjatë fjalës së saj, Balluku ka shtuar se jemi të gatshëm për hapjen e negociatave teksa ka thënë se Shqipëria i ka kryer të gjitha “detyrat e shtëpisë”. Pyetje: Dita e sotme e po ashtu data 14 dhe 15 janë të rëndësishme përsa i përket integrimit. Të gjithë shqipatrët tanimë i kanë sytë nga Brukseli për të parë se çfarë do të ndodhë për hapjen…
Zv.kryeministrja Belinda Balluku gjatë komunikimit të vendimeve të qeverisë, u pyet nga gazetarët rreth arrestimeve të SPAK për inceneratorin e Tiranës. Balluku theksoi se kjo është që çështje që i përket drejtësisë dhe qeveria Rama nuk ndërhyn. “Ne kemi vetëm një përgjigje që ka të bëjnë me reformën në drejtësi, e cila është mbështetur nga qeveria Rama. Ne kemi bërë detyrën tonë për të operuar në një habitat drejtësia. Parimi që qeveria Rama ka është që ne nuk ndërhyjmë në sistemin gjyqësor shqiptar. Ne duam një drejtësi me transparencë të plotë”, u shpreh Balluku.
Remzi Azemi nga Kosova, emri i të cilit doli në dritë kur ai u arrestua në vitin 2014 si pjesë e mafies ballkanike në Guayaquil, Ekuador, kërkohet për vrasjen e malazezit, Fadil Kacanic dhe gruas së tij, Elsa Gallegos Leon. Krimi i dyfishtë ndodhi kur autorët të veshur si policë rrëmbyen çiftin dhe i çuan në vendin e ekzekutimit, në autostradën Guayaquil-Salinas. Ndërsa media ekuadoriane, Extra, ka publikuar deklaratën e dhënë në Prokurori më 7 qershor 2017, për hetimet e vrasjes së shqiptarit Ilir Hidri më 30 maj të atij viti në periferi të Guayaquil.Remzi Azemi, në dëshminë e dhënë…
Ish-kryeministri Sali Berisha iu është përgjigjur akuzave të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve. Berisha thekson se Lefter Kokës, “ia bëri vetja, sepse e kanë marrë me qira”, duke iu drejtuar që ” rri aty dhe mos u ndje”. “Kontraktor për kompaninë është ministria. Lefter që akuzon ma ka bërë Berisha, jo Lefter ia ke bërë vetes se të kanë marrë me qira, rri aty dhe mos u ndje”, tha ish-kryeministri. Gjatë seancës së 11 Dhjetorit në GJKKO, Lefter Koka para gjyqtares së çështjes deklaroi se akuzat ndaj tij dhe stafit janë…
Me Ten Hag në stol, Man.United po përjeton krizën më të thellë në historinë e klubit, për të gjetur shifra të ngjashme duhet të kthehemi shumë vite pas, në 1934 e largët, madje ky ekip po bën edhe më keq. Në qendër të kritikave ka përfunduar pikërisht trajneri Ten Hag. Eliminimi i tyre i turpshëm nga Evropa ka bërë që stoli i Ten Hag të lëkundet fuqishëm, madje mediat angleze kanë nisur sondazhet për të kuptuar se kush do të jetë trajneri i ri i “djajve të kuq”. Për momentin kandidati kryesor është Lopetegiu ndërsa dy opsione të tjera janë…
Bora dhe Donaldi kishin dje në premierën e filmit të tyre të parë “5 Herë Jo”. Miqtë dhe dashamirës ishin të gjithë të pranishëm në premierë. Ajo që na ra në sy ishte mungesa e moderatores Arbana Osmani dhe bashkëshorti i saj Eduart Grishaj. Të paktën ata nuk kanë postuar asgjë në rrjetet sociale por ende nuk dihet asgjë. Çifti në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, kanë qenë prezent, por nuk kanë postuar asgjë. Së fundi është përfolur që Arbana nuk do të jetë më as prezantuese e “BBV”, por do të jetë Ledio Liço. Nga ana e…
Këngëtarja dhe aktorja amerikane Hilary Duff është në pritje të fëmijës së saj të katërt, të tretën me bashkëshortin e saj Matthew Coma, siç ka bërë të ditur në rrjetet sociale. Ylli ndau kartolinën e Krishtlindjeve të familjes në të cilën të gjithë anëtarët pozojnë në dhomën e gjumit me pizhame. Duff me dorën në barkun e saj të fryrë duket e befasuar, me Banks 4-vjeçare të varur në shtyllën e shtratit dhe 2.5-vjeçaren Mae në dysheme me një kitarë. Skenën e plotëson 11-vjeçari Luca i cili ulet në një kolltuk duke mbajtur një kontrollues videolojërash disi i mërzitur, ndërsa…
Edicioni i tretë i “Big Brother Vip Albania 3” po afron, teksa mediat duke iu referuar burimeve kanë raportuar se do të startojë më 13 Janar. Gjatë kësaj periudhe janë aluduar dhe emrat e banorëve pjesëmarrës të këtij edicioni. Ndër emrat e konkurentëve pjesëmarrës që janë aluduar janë : Graciano Tagani, Endrik Belba, Dorina Mema, Cubi Metkaj, Bardhi, La Fazan dhe Alfio Rrotani. Së fundmi, “Kryefjala”, duke iu referuar burimeve të saj ka zbuluar dy emra të tjerë. Bëhet fjalë për ish konkurrentin e “Përputhen”, Fation Kuqarin dhe folsen e Top Albania Radio, Ksenja Shoshaj, që i shtohen listës së…
Ish-avokati penal i Antwerp në Belgjikë, Sahil Malik, është dënuar me 5 vite burg, nga të cilat 20 muaj me kusht, për shkak se ka pasur kontakt me mjedisin e drogës. Sipas gjyqtarit penal, 33-vjeçari ka ndihmuar kartelet të trafikojnë kokainë. “Sahil Malik abuzoi rëndë me pozitën e tij si avokat dhe ofroi shërbime të gjera për një organizatë kriminale në importin e kokainës nga porti i Antwerpit”, thuhet në vendim. “Ai u pagua shumë për këtë. Është e qartë se ai po kërkonte vetëm përfitime të mëdha financiare dhe nuk kujdesej për rreziqet e veprimeve të tij.”, thuhet më…
Gazetari Bledian Koka është shprehur se PD ka dështuar nëse ish-kryeministri, Sali Berisha, vendos vajzën e tij, Argitën, në krye të kësaj force politike. Komentet Koka i bëri në një emision televiziv, ku tha se Argita duhet testuar njëherë nëse vlen apo jo si politikane. Ai foli edhe për Lulzim Bashën, për të cilin tha se ka pasur kontribut dhe karrierë në PD para se të bëhej kryetar i kësaj partie. “Nëse Berisha e merr dhe e vë Argitën kryetare të PD, mendoj se PD ka dështuar. Ajo po i futet politikës, por a është politikane? Ajo duhet ta tregojë nëse ajo ka apo jo valencë politke. Këtu…