Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të të dyshuarit Naim Murseli, avokatit Ahmet Ahmeti, ndërsa ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të 3 dhjetorit 2023, me të cilin Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, nën dyshimin për vrasjen e 30-vjeçares, Liridona Ademaj. Mbrëmjen e 29 nëntorit, Kosova dhe mbarë shqiptarët janë tronditur nga vrasja e Liridona Ademaj-Museli. Ajo u vra në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Policia e Kosovës e kishte raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”. “Me aktvendimin…
Author: tirana
I njohur për miqtë e Kremlinit si Dima Button, kapiteni i marinës, krahu i djathtë i Putinit, i është besuar një nga zotimet më të frikshme të tiranëve, valixhja bërthamore që mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore në çdo moment. Emri i përshtatshëm i truprojës vjen nga identiteti i tij i vërtetë i Dmitry Shumeiko ose shkurt Dima. Button është një referencë jo aq delikate për faktin që brenda rastit mendohet të jetë butoni i nisjes për armët bërthamore të Kremlinit. Thuhet se valixhja mban kontrollin mbi arsenalin bërthamor të Moskës dhe shpesh përmendet si shenjë paralajmëruese e Putinit…
Tifozat Kuq e Zi festojnë 20-vjetorin e themelimit në datën 23 dhjetor. Grupimi më i madh që mbështet kombëtaren shqiptare dhe këdo që nderon dhe lartëson flamurin kuqezi, do të bëjë një festë të jashtëzakonshme. Përmes një postimi në faqen zyrtare, TKZ që prej dy dekadash ndjek skuadrën kombëtare në çdo ndeshje, thekson se këtë vit festa do të jetë edhe më e madhe edhe për shkak të kualifikimit në “Euro 2024”. Kremtimi madhështor do të organizohet të shtunën e 23 dhjetorit në Sheshin Skënderbej, duke nisur prej orës 18:00. Postimi i plotë 20 vjet TKZ është një rrugëtim i…
Mjekët nëpër qendra shëndetësore të cilët vizitojnë pacientët, thonë se trendi është në rritje dhe se fillimi i vitit të ri mund të çojë në një situatë më të rënduar epidemiologjike. “Ka një fluks të shtuar këto ditë dhe vihet re kombinim i virozave të shumta, por edhe gripi stinor edhe pse ne nuk arrijmë të dallojmë”, tha Bruna Shiroka, doktoreshë e qendrës shëndetësore numër 3. Por si në rastet e virozave ashtu edhe të gripit stinor mjekët thonë se vihet re gjendje e rënduar madje shpesh edhe me komplikacione që kërkojnë trajtim mjekësor të zgjatur në kohë. “Kemi shumë…
Dikur një qytet i trishtë dhe gri, si shumica e qyteteve komuniste në Evropën Lindore, Tirana sot është një kryeqytet i vogël, por shumëngjyrësh, shkruan Iulian Anghel në revistën e përditshme rumune “Ziare.Com”. Ende mbizotëron ajri arkaik i epokës që kaloi tre dekada më parë, por tani ka një nuancë të ngrohtë, të këndshme, të rrethuar nga mirësia dhe entuziazmi i njerëzve. Tirana është një qytet i lirë, ku mund të hash mirë, me çmime të ulëta dhe ku mund të kalosh një fundjavë pa frikën se mund të mërzitesh. Tirana është një qytet shumë i sigurt, për më tepër,…
Prokuroria e Posaçme ka gati dosjen për procedurat e ekstradimit të Gëzim Çelës nga Kosova. Çela është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare, ishte në kërkim që prej vitit 2014 për trafik të lëndëve narkotike. Ai tentoi të trafikonte në atë kohë kokainë nga Kosova në Shqipëri, teksa në banesë iu gjetën 207 kg kanabis, 22 kg heroinë, 500 gramë kokainë dhe 14 armë zjarri të llojeve të ndryshme. Për këtë episod ai është dënuar me 10 vite e 8 muaj burg nga ish-Krimet e Rënda. SPAK e konisderon përgjegjës në rol drejtuesi, edhe në rastin e trafikut të…
Policia turke ka vënë në pranga një person, i cili quhet Dionis Shaholli nën akuzën e mashtrimit. Sipas mediave turke Shaholli, i cili në pasaportën e tij rezulton se është shtetas shqiptar, deklaroi para hetuesve se ishte shtetas rus dhe mbante emrin Khamzat Ismailov. Megjithatë hetuesit kanë dyshimet se ai në të vërtetë është Azad Isayev, një biznesmen me kombësi nga Azerbajxhani, i kërkuar nga Interpoli. Zyra e prokurorit publik pas dy ankesave të ndryshme për mashtrime dhe kërcënime të iniciuara nga dy vende në Turqi, nisi një hetim. Personi për të cilin u denoncua ishte Dionis Shaholli, një biznesmen i…
Drafti ligjor që parashikon sekuestrimin e mallit, gjoba apo dënime me burg për tregtimin e mallrave të kopjuara apo imitime të markave prestigjoze, shihet me optimizëm nga profesionistët e fushës. Një nga synimet e draftit të hedhur për konsultim publik, është përmbushja e kapitullit për pronësinë industriale, kriter i përafrimit të legjislacionit me Bashkimin Evropian. Ekspertja e Pronësisë Intelektuale Albana Laknori, thotë se të gjithë aktorët preken nga ky projektligj. “Prekemi, por për mirë jo për keq. Projektligji për markat jep ide shumë të mira, jep masa kufizuese, krijon mundësinë që ne t’i largohemi sa më shumë mallrave false dhe…
Jo vetëm Kosova po heton, por edhe Suedia po vëzhgon hetimet që po zhvillojnë autoritetet e Kosovës lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt dhe arrestimin e bashkëshortit të saj, i cili dyshohet se porositi vrasjen. Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Suedisë s’kanë pranuar të tregojnë nëse janë përfshirë në mënyrë direkte në hetime, por vetëm kanë deklaruar se me rastin po merret ambasada e tyre në Prishtinë. Policia suedeze thotë se s’mund të ndajnë informacione nëse Naimi ka ndonjë precedent kriminal atje, për shkak të ligjeve të privatësisë. Dy javë më parë, Kosova u trondit nga një krim i…
Mbrëmjen e së martës ishte premiera e filmit të Bora Zemanit dhe Donald Veshajt. Të ftuar në premierë kanë qenë fytyra të shumta publike, në mesin e tyre edhe çifti më fenomen i momentit, Kiara Tito e Luiz Ejlli. Në një intervistë, ata kanë dhënë mendimet e tyre mbi filmin e për shumë gjëra të tjera. Ata janë pyetur edhe nëse do ta realizojnë një film së bashku, për të cilin nuk janë të gatshëm akoma. “Për momentin jo”, ka qenë përgjigja e prerë e prezantueses së njohur. Luizi në anën tjetër shtoi: “Unë mundohem të ia bëj jetën një…
Gjatë një deklarate qeveritare në Parlamentin Gjerman për Samitin e BE-së në Bruksel, kancelari gjerman Olaf Scholz, bëri thirrje, ndër të tjera, për më shumë mbështetje dhe vlerësim për vendet e Ballkanit Perëndimor. Scholz kujtoi në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili fillon punimet të mërkurën në Bruksel, se “prej 20 vjetësh, vende si Shqipëria, Bosnja-Herzegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia janë në pritje për t’u bërë pjesë e BE-së” dhe shtoi se tani “ka ardhur koha që të gjithë të shohin panoramën e përgjithshme, si kandidatët, ashtu edhe vendet anëtare të BE-së”. Sipas kancelarit…
Ka nisur puna që Shqipëria të bëhet pjesë e sistemit unik të pagesave në Europë, që do të mundësojnë tarifa më të ulëta për dërgimin dhe tërheqjen e parave nga Europa. Lajmi është bërë me dije nga mbledhja e nëntë vjetore e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave (KKSP) ditën e djeshme në ambientet e Bankës së Shqipërisë. Zëvendësguvernatorja Luljeta Minxhozi u shpreh se Banka e Shqipërisë ka nisur punën për anëtarësimin e Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave, ose njohur ndryshe SEPA, që prej vitit 2021, ku u bë pjesë e projektit rajonal “Për modernizimin e sistemeve të pagesave…